Author: Kolibri 4
Dashi Dita e sotme shënon pikën më të ulët të muajit për ju sa i përket karrierës. Ka të ngjarë të ndiheni të rënduar dhe të plogësht. Do të keni ndjenjën se po lëvizni me frenat emergjente të ndezura. Demi Sot duket se ka një konflikt të vështirë interesi për sa i përket punës. Taktikat konservatore të dikujt po ju ngadalësojnë. Në vend që të punoni për këtë, mendoni të ngadalësoni ritmin tuaj. Merrni kohën tuaj. Binjakët Vendosja e qëllimit është e rëndësishme. Nëse nuk keni synime në mendjen tuaj si afatshkurtër ashtu edhe afatgjatë atëherë si e dini nëse…
“Lulzim Basha po synon që të bëhet pjesë e Qeverisë Rama,” kështu deklaroi deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji teksa ishte i ftuar në ‘Top Talk’. Sakianji deklaroi se Basha do të garojë me ministrat për t’i zënë vendin atyre, si dhe shtoi se sipas tij, qëllimi i vetëm i Bashës është të krijojë një grup parlamentar prej shtatë deputetësh, dhe të bëhet më vonë pjesë e qeverisë. “Partia e vulës nuk ka interes për të pasur shumicën e grupit të deputetëve. Duket qartë që Basha do të tentojë të krijojë një grup parlamentar me shtatë veta në mënyrë që…
Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është ekzekutuar edhe arrestimi i gruas që shfaqet në videoskandalin e Gjicit, e njohur si Alma Kaci. Burime për Kolibri.al bëjnë me dije se ekzekutimi i arrestimit të saj është bërë në Shkodër, ndërsa ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Kjo çeshtje po hetohet nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana.
Reshje breshëri me intensitet të lartë në fushën e Maliqit duke shkaktuar dëme në kulturat prashitese por dhe në vreshtari. Dëmet më të mëdha bëjnë me dije burime pranë Bashkisë së Maliqit kanë qenë Vreshtas dhe Nizhavec të kësaj bashkie. Dëmet janë kryesisht në kulturat bujqësore si gruri, jonxha, misri dhe në vreshtari. Sipas banorëve reshjet e breshërit kanë zgjatur më shumë se 15 minuta duke shkaktuar dëme të konsiderueshme aq sa dëmet në misër dhe në vreshtari në veçanti janë shumë të mëdha, pasi sipas tyre është humbur më shumë sesa 40% e prodhimit të pritshëm. Nga ana e…
Ukraina i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të harrojë miqësinë ose biznesin me Rusinë. Po ashtu Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të “braktisë neutralitetin e rremë” dhe t’i japë Ukrainës të gjitha armët e nevojshme. “Ata që thanë se Rusia ishte shumë e fortë për të humbur, por shikoni tani… Është koha për t’i dhënë fund të keqes që të gjithë e përbuznin, por kishin shumë frikë ta shkatërronin,” shkroi ai në Twitter. Grupi Wagner e përshkruan veten si një “kompani ushtarake private”, por tani qeveria ruse duket se po merr hapa për…
Reshje breshëri në fushën e Maliqit. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara në fshatin Vreshtas të kësaj bashkie, reshjet e breshërit po bien në formë shumë intensive, çka pritet të sjellë dëme të konsiderueshme në bujqësi, kryesisht në kulturën e grurit.
Nata e gojëdhënave! Sot në orën 18:00 tek Mësonjëtorja e Parë Shqipe do të tregohen legjendat e zonës dhe legjendat në monumentet e trashëgimisë kulturore nga DRTK Korçë. Ndërkohë po ju tregojmë legjendën e Shën Marenës, Manastirit të fshatit Llëngë, Pogradec! KISHA DHE SHPELLA E SHËN MARENËS Kisha dhe Manastiri i Shën Marenës së Llëngës, ndodhet jo larg këtij fshati, në anën veriore të tij, mbi një breg nga ku pamja përreth është shumë e bukur, me male, pyje e livadhe. Në këmbë të këtij vendi rrjedh si një përrua i madh e ujëplotë, lumi i Shkumbinit, që e merr…
Duke marrë shkas nga akisedentet e shumta dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, Policia Rrugore ka dalë për kontrolle intesive në të gjithë qarkun. Vetëm javën që kaloi janë pezulluar 3 lejedrejtimi dhe 759 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosrespektim të Kodit Rrugor. Ja njoftimi i Policisë Rrugore Korçë; Policia Rrugore Korçë Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve…
Sot, më datë 24 qershor shkrimtari Stefan Çapaliku do të jetë në Ersekë. Stefani do të jetë në sallën e bibliotekës “Skënder Luarasi” dhe do të jetë i mirëpritur për t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve të Ersekës.
Dashi Mendoni përsëri për një citim ose një lloj mësimi që keni dëgjuar nga dikush afër jush. Fjalët e tyre mund të mos kenë pasur kuptim atëherë, por tani ju keni filluar ta vlerësoni këtë grimcë mençurie. Dëgjoni këshillën e këtij shpirti të ditur. Demi Qëllimet e karrierës që dëshironi të arrini nuk do t’ju dorëzohen në një pjatë argjendi. Nëse vërtet dëshironi që ëndrrat tuaja të realizohen, duhet të punoni për to. Tani është koha për të bërë punën në vend që të uleni dhe të prisni për një mrekulli. Binjakët Ju ndiheni të bllokuar në lidhje me situatën…

