Author: Kolibri 4

Me një vendim të fshehtë dhe në kundërshtim me statutin, Senati i Universitetit të Korçës ka sanksionuar bashkimin apo shkrirjen e tij me Universitetin e Tiranës. Një prej vatrave të dijes që nga viti i parë i funksionimit të tij në vitin 1971, tashmë rrezikon të kthehet në një filial të Tiranës, pa vendimmarrje. Rektori Dhimitër Bello u është imponuar anëtarëve të tjerë të Senatit të Universitetit duke përfshirë në mënyrë të fshehtë në pikën e rendit të ditës ‘të tjera’, pikërisht votimin për këtë çështje tejet të rëndësishme dhe që normalisht duhet të zinte vend kryesor në axhendën e…

Read More

Dashi riten goxha vështirësi këtë javë dhe shpesh do ndiheni si të hutuar. Nëse keni një lidhje do konfliktoheni ashpër me atë që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush sa do vijë e do përkeqësohet. Ju beqarët do jeni shumë të paduruar dhe ka rrezik të hidheni në krahët e personave të papërshtatshëm. Financat do përmirësohen furishëm dhe vetë do habiteni për ato që do ju ndodhin. Gjithçka do ndryshojë falë një trashëgimie që do merrni. Shëndeti do jetë më i mire së një javë më parë. Do ndiheni më të qetë dhe nuk do keni aspak shqetësime. Në…

Read More

Skënderbeu siguroi ngjitjen në Superiore dhe drejtuesit prej ditësh kanë nisur nga puna për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri. Ivan Gvozdenovic ka kërkuar që skuadra të jetë e kompletuar përpara se të nisë fazën përgatitore. Drejtuesit kanë pikasur disa lojtarë dhe i radhës prite të jetë Alkeo Bani. Mesfushori pritet t’u bashkohet korçarëve për sezonin e ri, i cili do të ishte një vlerë e shtuar në këtë repart për Gvozdenovic. Kujtojmë se 22-vjeçari aktualisht është pa një skuadër, teksa mbylli sezonin te ekipi i Wingate & Finchley FC në Angli. Gjithashtu mesfushori në të kaluarën ka mbajtur…

Read More

Kreshnik Hajdari është emri i radhës nga kryebashkiakët socialistë që përfundon në SPAK si subjekt hetimi. Kryebashkiaku i Kuçovës ka nisur mandatin e dytë në detyrë dhe drejtësia është kujtuar të hetojë një fshehje dënimi që Hajdari ka pasur gjatë jetës së tij. Në formularin e dekriminalizimit Keshnik Hajdari nuk ka deklaruar se është dënuar me gjyq nga gjykata greke për hyrje të paligjshme në teritor. Ai ka marr një gjobë për këtë shkelje, teksa deklarimi se ka qenë i dënuar nuk është kryer në formularët dorëzuar KQZ-së. Kryetari i Bashkisë Kuçovë rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën…

Read More

Shpëtohen 2 turistë të bllokuar në malin e Jezercës. Vetë ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar se turistët e bllokuar janë shpëtuar nga forcat e kërkim-shpëtimit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq. Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore” ka shkruar Niko Peleshi në faqen e tij në facebook.

Read More

Ndryshimet që pritet të ndodhin në univeristetin e Korçës po sjellin reagime edhe te qytetarët. Shumë prej tyre flasin dhe për punën e rektorit Dhimitër Bello dhe masat që ka marrë ai. Ja një shkrim nga një qytetar i Korçës dhe ish-student i këtij universiteti; Çfarë turpi! Nuk e di ku e gjen të drejtën rektori i Universitetit Fan S. Noli që të marr vendime të tilla pa u konsultuar fillimisht me ata që janë aktorët kryesorë: studentët, që prej shumë kohësh kanë rënë në gjum letargjik dhe flenë duke u bërë palë për rënimin e universitetit. E turpshme që…

Read More

Viktima e aksidentit polic në doganën e Goricës Kolibri.al ka zbuluar identitetin e viktimës në aksidentin e pak minutave me pare ne afërsi te fshatit Nevicisht. Ilir Duni, 62 vjec fatkeqësisht ka humbur jetën në këtë aksident, teksa po kthehej nga puna në doganën e Gorices. Kolibri.al ngushëllon familjen Duni!

Read More

Aksident me vdekje në aksin rrugor Korçë – Bilisht në afërsi të fshatit Nevicisht. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një mjet tip trajler është përplasur me një veturë, duke shkaktuar vdekjen e një personi brenda kësaj makine. Ende nuk dihet identiteti i viktimës ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Mes 80 filmave me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, Shqipëria ka rrëmbyer çmimin e parë të festivalit ballkanik të filmit në Pogradec. Sipas aktorit kryesor të këtij filmi, aty flitet për një temë mjaft delikate siç është spektri i autizmit, Kastriot Shehu shprehet mjaft i emocionuar pasi pas çmimit në Catania të Italisë, ky film triumfon edhe në Shqipëri. Për drejtorin artistik të këtij festivali Eno Milkani ishte një edicion fantastik, kjo falë edhe asaj se çfarë ofron Pogradeci në kulinari dhe bukuri natyrore, ndërkohë që në 5 ditë me rradhë shikuesit u njohën nëpërmjet filmave me jetën ballkanike.…

Read More

Qyteti i Korçës nuk ka liqen e as det, por kjo nuk e bën më pak të preferuar për turistët vendas e të huaj, këta të fundit të cilët po vijnë në masë në “Parisin e Vogël”. Shumica prej tyre shprehen se Korça ofron gjithçka ndërkohë që premtojnë se do të rikthehen përsëri. Ndiqni një pjesë të intervistave të tyre,

Read More