Author: Kolibri 4
24 qershori kremtohet festa e Shën Prodhromit në Voskopojë e cila nisi prej mbrëmjes së djeshme dhe mbledh qindra qytetarë e vizitorë ne fshatin turistik për të shijuar natyrën dhe festuar këtë ditë. Kjo ditë simbolike festohet në manastirin me të njëjtin emër, një prej atraksioneve më interesante të Voskopojës, i cili është kthyer në një destinacion pelegrinazhi. Kisha e Shën Prodhromit konsiderohet një prej monumenteve më të rëndësishme në Voskopojë, jo vetëm për periudhën e hershme kur daton, por edhe për elementet unikë në strukturën e saj.
Një 23-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar tri ditë më parë në Përmet, pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një minorene 12-vjeçare nga qyteti i Përmetit. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë kur 23-vjeçari me iniciale B.L. ka pasur raporte intime me 12-vjeçaren nga qyteti i Përmetit. Kontakti seksual ka shfaqur tek minorenia shqetësime në trup. Menjëherë ajo ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi pasi prindërit i ka në emigracion dhe vetë jeton me gjyshen. I ati e ka çuar të bijën 12-vjeçare për kontroll ne spitalin e Përmetit e aty ka mësuar se minorenia ka qenë…
Skënderbeu vazhdon bujshëm merkaton verore, ndërkohë që në këtë moment është Kolibri.al qe zbulon futbollistin e radhës që do të firmosë për Skënderbeun. Bëhet fjalë për shqiptarin Kristian Keqi. Nga sa mësohet burime pranë futbollistit bëjnë me dije se pritet nga ora në orë që Kuqi të firmosë për Skënderbeun dhe të jetë një afrim i rëndësishëm në repartin e sulmit. 27-vjeçari së fundi ka luajtur në Maltë te Floriana. Keqi, kishte vite me radhë në karierën e tij që është aktivizuar në Itali, madje ka dalë nga akademia e Peskarës ku u aktivizua kur ishte 19-vjec. Kristian Keqi, ka…
Fshati Luaras njihet si një nga fshatrat më të shquar të trevës së Kolonjës, me gjenezë e rrënjë të shtrira thellë në lashtësi. Gjurmët më të hershme i perkasin epokës së Neolitit të përfaqësuara nga kultura materiale e zbuluar në vendbanimin e Gurit të Ninës. Me dhjetra gjurmë ilire ndodhen mbi shpatet veriore të tij në lagjen Zizkollarë. “Mbështetur mbi materialet e gjetura mendojmë se shek. XIV para Krishtit shënon një kufi të pranueshëm për fillimin e ndërtimit të tumës në Luaras” ka shkruar arkeologu Skënder Aliu. Prova të tjera janë platforma me varre në sheshin e Pradellës, varri monumental…
Në natën e dytë të festivalit ndërkombëtar të monodramës ALBAMONO është vënë në skenë shfaqja “Signor Fellini, Lei non mi piace” interpretuar nga aktorja polake Malgorzata Bogdanska. Kjo histori e shkruar dhe vënë në skenë nga regjisori Marek Koterski, mbi jetën e Giulietta Masina, interpretuar me ironi dhe pasion nga bashkëshortja e tij, ka marrë pjesë edhe në festivale të tjera. Për aktoren polake kjo është një monodramë teatrale e frymëzuar nga jeta e Giulietta Masina që bëhet pretekst për të parë një grua universale, të përjetshme, besnike që humbet në dashuri për burrin e saj brilant, por jobesnik Federico…
Në kuadër të 24 qershorit, ditës së komunitetit egjiptian të ballkanit është organizuar ditën e sotme një aktivitet me përfaqësues të këtij komuniteti të cilët kanë ndarë shqetësimet e tyre me Drejtorinë e Kujdesit Social Korçë. Problematikat e ngritura nga vetë banorët e këtij komuniteti që jetojnë në qytetin e Korçës ishin: punësimi, arsimi, ndihma ekonomike, strehimi dhe të tjera. Ata shprehën shqëtësimin edhe lidhur me proçedurat online, pasi sipas tyre ky komunitet has vështirësi në përdorimin e veprimeve në faqen e-albania apo edhe në aplikime të ndryshme online. Etleva Tare, përfaqësuesja e komunitetit egjiptian u shpreh se ky aktivitet…
Pas lajmit që Kolibri.al publikoi lidhur me gabimet drejtshkrimore në betimin e këshilltarëve bashkiak, dhjetra reagime kanë ardhur në adresë të Kolibrit. Sipas tyre gabimet drejtshkrimore në betim janë të shkruara të tilla edhe në ligj dhe se administrata e këshillit bashkiak ka bërë copy – paste mënyrën sesi është formuluar në ligj ky betim, duke lënë kështu të kuptohet se nuk i kanë bërë ata këto gabime dhe se gabimi është i vet ligjit. Rikujtojmë se ishte postimi i këshilltarit të pavarur Lazjon Petri që konstatoi këto gabime. Megjithatë administrata publike duhet të tregohet më e kujdesshme me mënyrën…
Sot është bërë konstituimi i këshillit bashkiak të Korçës, ku 39 këshilltarë kanë marrë mandatin e tyre dhe janë betuar për të kryer punën me ndershmëri në shërbim të qytetarëve të Korçës. Ajo që ka rënë në sy është se deklarata e betimit të tyre ka dhjetra gabime drejtshkrimore. Duket se dhe në radhët e administratës shtetërore ka ende analfabetë aktivë të cilët kanë zënë vendet e punës politikisht. Akoma më e rëndë kjo është për institucionin e këshillit bashkiak, si një parlament i vogël i qytetit që miraton vendime të rëndësishme për qytetin dhe gjithashtu këto vendime shkruhen dhe…
Këshilltarët e kualocionit “Bashkë Fitojmë” kanë braktisur mbledhjen e Këshillit Bashkiak fill pas numërimit të votave të tre nënkryetarëve të këtij këshilli. “Në procesin e votimit në mbledhjen e këshillit bashkiak është shkelur konsesusi nga ana e Partisë Socialiste pasi sipas tij me rregullore të ketij këshilli njëri nga nënkryetarët i takon koalicionit apo partisë më të madhe të opozitës në këtë këshill”- është shprehur Devis Osmanit, kryetar i Degës së Partisë Demokratike Korçë. “Në qytetin e Korçës koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka numrin më të madh të këshilltarëve si grupim politik, ndaj për këtë fakt njëri nga tre nënkryetarët është…
I pyetur për situatën e pak ditëve më parë në MEK, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se ndërhyrja e policisë ka qenë konfrom gjithë ligjeve të shtetit shqiptar dhe ne nuk mund të lejojmë krijimin e ishujve të vegjël ku tejkalohet ligji shqiptar. “Normalisht që në këtë komunitet do të vijojmë të jemi vend pritës dhe do të plotësojmë gjithë angazhimet humanitare që kemi ndërmarrë por pa shkelur asnjë ligj të shtetit shqiptar” është shprehur ai. Me tej Peleshi duke u ndaluar në Republikën Islamike të Iranit tha se asgjë nuk do të mund të justifikojë atë që Irani…

