Author: Kolibri 4
Dashi Kjo e hënë është një nga ato ditë që ju shkon për shtat sepse ecën me moton ditë e re-javë e re, fillim i ri. Shtoji kësaj dhe faktin që Hëna ju buzëqesh. Në punë përpiquni të shmangni diskutimet e panevojshme. Demi Jeni zhytur në pështjellim, koka po ju zien nga konfuzioni, keni arritur në pikën që nuk jeni të qartë as me veten tuaj. Çfarë po bëni kështu? Sa për punën, fort e më fort vazhdoni dhe rezultatet nuk do të vonojnë shumë. Binjakët Duket sikur jeni zhytur në një gjumë letargjik sa i përket ndjenjave. Emocionet janë…
Nga Kristo Mërtiri Një sofër madhështore e shtruar bukur, e prekshme në cdo sokak e kalldrëm, te banorët e cdo moshe në qytetin e gurtë por kurrë “zemër gur”, në çdo dyqan e njësi shërbimesh tregtare dhe gjer te kurora vezulluese e Kështjellës shekullore. Kurorë e thurur me dhjetra kilometra fijesh nga duar artizanësh dhe me ngjyrat e feksura të ylberit jo dosido nën kupën e qiellit të kulluar të qershorit…Pret e përcjell mysafirë e “krushq” të gëzuar nga gjithë Shqipëria: Mirëseerdhët, ju lumshin këmbët !”. Një rikthim emocionues në vendlindjen e këtij Festivali Folklorik Kombëtar, në Gjirokastrën tonë të…
Një 60 vjeçare është paraqitur pranë spitalit rajonal të Korçës e plagosur, teksa përballë bluzave të bardha dhe policisë ajo ka deklaruar se është goditur me dru nga komshia e saj për shkak të ujit vaditës që ndodhet në tokat afër njëra tjetrës. Pritet deklarata zyrtare e policisë
Janë publikuar rezultatet e provimeve të lëndës me zgjedhje për maturantët. Rezultatet janë publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Ky ishte provimi i fundit që maturantët do të vlerësoheshin. Tashmë ata do të vazhdojnë me hedhjen e degëve që ata do të konkurojnë për në universitet. Ja linku i rezultateve të notave; http://qsha.gov.al/infos/matura_2023/z/z_rezultate.pdf
Numri 69 në kapelen e Almës së videos intime me Gjicin, a është një mesazh i koduar për dikë tjetër?
Seksi oral në zyrë i Alma Kaçit kundrejt ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici në këmbim të premtimit për fitimin e tenderit për menaxhimin e qenve endacakë të qytetit vazhdon të jetë në qendrë të opinionit publik. Me shumë interes është pritur sot mbërritja në Gjykatën e Posaçme e Alma Kaçit dhe Safet Gjicit, të cilët u njohën me masën e sigurisë. Ndryshe nga ish-kryebashkiaku i Kukësit i cili zbriti nga makina në ambientet e brendshme të GJKKO, makina e policisë që shoqëronte Alma Kaçin ndaloi jashtë rrethimit të gjykatës, pikërisht aty ku ishin kamerat dhe gazetarët. Alma Kaçi u mundua…
Fredi Beleri është kryetar i mandatuar i Bashkisë së Himarës, por që të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë, i duhet të kapërcejë një hallkë procedurale, betimin para Këshillit Bashkiak. GJKKO e ka refuzuar kërkesën për leje të Belerit, i cili u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e krimit zgjedhor. Në lidhje me këtë ka reaguar dhe Ministria e Jashtme greke duke thënë se rrëzimi i kërkesës tregon se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë Belerin pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar nga detyra e kryetarit të Bashkisë. Ministria thotë në…
Ditën e sotme ka patur kakofoni në zhvillimet arsimore brenda universitetit të Korçës. Në thirrjen emergjente të thirrur ndaj senatit të Korçës, Kolibri.al zbulon çfarë ka ndodhur në ato 2 orë takime. Ka qënë Dhimitër Bello, rektor i universitetit të Korçës i cili tekstualisht është shprehur se; “U lodha, mjaft më, jap dorëheqjen” duke parë kështu kundërshtimin dhe presionin e anëtarëve të senatit. Ishte vetëm prof.dr.Jonela Spaho, dekane në fakultetin e edukimit dhe filologjisë e cila ka mbështetur idenë e shkrirjes së universitetit të Korçës dhe bashkimin me atë të Tiranës. Bello, në fund të mbledhjes, jashtë kamerave është shprehur…
Rektori i Universitetit Fan Noli ka dalë me një deklaratë tjetër duke u shprehur se deklarata e dhënë ishte emocionale, ai nuk do të tërhiqet nga posti. Ja deklarata nga rektorati i universitetit; DEKLARATË E REKTORATIT TË UNIVERSITETIT « FAN S. NOLI » Ashtu siç jeni vënë në dijeni këto 24 orët e fundit nga diskutimet që janë bërë publike në media dhe në rrjete sociale, Senati Akademik i UNIKO ndërmori një nismë për hartuar një strategji për kapërcimin e sfidave që e presin, nëpërmjet fillimit të procedurave dhe koordinimin e kritereve të bashkimit me Universitetin e Tiranës. Pas një…
Peleshi në Izrael, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael. Gjatë ditës së sotme Zoti Peleshi u prit me një ceremoni zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit nga homologu i tij, Zoti Yoav Gallant. Ministrat e Mbrojtjes nënshkruan Memorandumin e ri të Mirëkuptimit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, marrëveshje e nivelit të lartë që krijon një bazë solide ligjore për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, mbrojtjes, teknologjisë ushtarake, trajnimeve dhe shkëmbimit të informacionit. Zgjerimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit, që është…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Nënkomisar L. D., 46 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Arrestimi i tij u krye pasi më datë 25.06.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, ai u përfshi në një aksident me dëme materiale duke goditur një automjet tjetër dhe më pas u largua nga vendngjarja. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë drejtonte automjetin nën…

