Author: Kolibri 4
Sulmuesi vjen nesër te Skënderbeu…! Në seancë stërvitore të nesërme do të paraqitet edhe Suhejlj Muharem që tashmë ka firmosur me bardhekuqtë. Skënderbeu po pritet të mbushet nga dita në ditë dhe sot vjen një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Suhejlj Muharem, lojtar që ka firmosur me Skënderbeun po erdhi dita që të dalë në stërvitje dhe këtë gjë do ta bëjë pikërisht sot. Futbollisti që akoma nuk ka mbushur 22 vjeç, ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Maqedonisë që në moshën 17-vjeçare deri 21 vjeç. Struga ka qenë ekipi maqedonas që luante Muharem si sulmues krahu, ndërkohë…
Pas aksidentit të ndodhur në fshatin Gurisht të lajmëruar edhe nga policia e Korçës, një tjetër aksident është shënuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në kryqëzimin e Maliqit. Ka qënë një mjet tip Golf i cili ka përplasur një këmbësor duke e dëmtuar atë shumë rëndë, ndërkohë që edhe ambulanca ka shkuar me vonesë. Pritet komunikata zyrtare e policisë
Ka marrë flakë gjatë natës lokali i këngëtarit të njohur Noizy në zonën e Currilave të Durrësit. Kjo është djegia e dytë, që dyshohet sërish të jetë e qëllimshme, brenda këtij muaji në lokalin në emër të babait të tij B. Rajku. Vet Rigelsi ka deklaruar se zjarri është vënë nga një familjari i tij. Ai ka trembur fillimisht rojet dhe më pas ka vazhduar me zjarrvënien. Autori është kapur në flagrancë nga forcat policore. Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie, zjarrfikëse si dhe një autoambulancë. Zjarri në herën e parë të këtij muaji u njoftua nga vetë…
N aksident i frikshëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Zvirinë. Një mjet tip Bmw X5 ka da nga rruga duke u përplasur me murin e një biznesi në krah të saj dhe duke përfunduar në kanal. Sipas të dhënave që vijnë nga Policia e Shtetit drejtuesi i mjetit krahas faktit ka qenë me shpejtësi të lartë ka pësuar edhe përgjumje teksa ecte në rrugë. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është transportuar në spitalin e Korçës, ku është nën kujdesin e mjekëve dhe me plagë të shumta në trup.…
Fshati Borovë, Kolonjë Në Borovën që ngrihet vetëm 6 kilometra nga Erseka e ku jetojnë rreth 35 familje bie shpejt në sy kodra ku ndodhen varrezat. Historia e Borovës është e trishtueshme dhe tregon se sa të ngjashme mund të jenë historitë e vendeve të pushtuara. Shqipëria ka fshatin e saj martir, konkretisht është fshati Borovë, i cili shtrihet midis Ersekës dhe Farma Sotira Agroturiz në zonën Leskovik-Ersekë. Historia zhvillohet në korrik të vitit 1943, kur Shqipëria u pushtua nga trupat italiane me mbështetjen e gjermanëve. Në atë kohë një autokolonë ushtarake gjermane po shkonte nga Maqedonia në Greqi dhe…
Dashi Do t’ju duket sikur po shkoni në betejë dhe jo në vendin e punës. Do të ndiheni në mosmarrëveshje me njerëzit me të cilët jeni në kontakt. Përpiquni t’i merrni gjërat me qetësi dhe gjithçka do të zgjidhet. Demi Besimi juaj do të shpërblehet. Njerëzit nuk do të kenë besim në një udhëheqës që është i lëkundur dhe hezitues. Demonstroni se jeni një udhëheqës i mirë duke qenë të sigurt për veten tuaj. Mbajeni kokën lart dhe do të keni respekt të madh. Binjakët Sot do të ndiheni jashtë ekuilibrit me njerëzit në zyrën tuaj. Duket se të gjithë…
Shumë intelektualë të qytetit të Korçës janë shprehur kundër vendimit për bashkimin e universitetit “Fan S. Noli” me Universitetin e Tiranës. Edhe gazetarja Daniela Zisi shprehet kundër, ajo ka postuar një shkrim në faqen e saj facebook ku thotë se askush nuk kërkoi mendim, ndihmë dhe askush nuk mendon për qytetin por vetëm për veten e tyre. Ajo thotë se është një vendim i nxituar dhe që nuk duhet të ndodhë. Ja çfarë ka shkruar ajo; Neni 1 i Ligjit për Arsimin e Lartë thotë se arsimi eshtë e mirë dhe përgjegjësi publike. Referenca në ligj më çon tek pyetja…
Tashmë kur këshillat bashkiakë kanë nisur punën dhe pas 4 viteve aty është rikthyer opozita nuk mungojnë edhe denocimet mbi mënyrën se si pushteti lokal përdor fondet e saj. Jo më larg se një ditë më parë në Këshillin Bashkiak, administrata kish paraqitur projektvendim për buxhetin afat mesëm 2024-2026 ku sipas këshilltarit të LZHK Arbër Male, aty nuk ishin parashikuar fonde për sportin, kulturën dhe artin. Male denocon se 0 fonde ishin parashikuar edhe për shërbimin social. Por jovetëm kaq, në statusin e tij ai ka denocuar edhe faktin se si në mënyrë abuzive administrata e bashkisë është treguar e…
Teksa në juglindje të vendit të gjitha bashkitë kanë çelur sezonin turistik dhe çdo ditë e më tepër presim vizitorë e pushues, prefekti i Korçës ka mbledhur Komitetin Rajonal të Turizmit. Në këtë takim ku janë pjesë disa institucione Nertil Jole ka kërkuar që të krijohet një sinergji e përbashkët në mënyrë që ekipet lokale të mundësojnë një paketë rajonale turistike, pasi vetëm kështu rriten ditët e qëndrimi por edhe krijohet një larmishëmëri destinacionesh. Ndërsa Drejtuesi i parë i policisë së juglindjes Gjovalin Loka e vendosi theksin tek siguria publike dhe mos toleranca për ndotjen akustike, ai kërkoi që subjektet…
Në Festivalin e Gjirokastrës e kane patur radhën për t’u ngjitur në skenën madhështore artistët e qarkut të Korçës. Me një përkujdesje të veçantë nga ana e këshillit të qarkut Korçë, nën kujdesin e profesor Josif Minges, Blerta Belliut dhe Bardhi Pojanit kanë qenë këngët e tabanit kolonjar, pogradecar, korçar dhe devolli që janë luajtur me mjeshtri nga instrumentistët Aleks Xhelili, Zhani Struga dhe Nexhildo Sula. Nga ana tjetër nuk kanë munguar as vallet e famshme dhe me nam të këtij qarku, ato të cilat kanë mahnitur publikun dhe spektatorët, të kërcyera mjeshtërisht nga asambli “Skënderbeu”Këngët me iso u performuan…

