Author: Kolibri 4
E masakroi burri me thikë, pas një muaji në spital humb jetën 36-vjeçarja nga Korça. Rreth një muaj më parë Aleko Myrtollari masakroi me thikë gruan e tij Marjola Myrtollari në Korçë. Kjo e fundit ka ndërruar jetë në të gdhirë të kësaj të shtune. Gruaja ishte shtruar në një spital të kryeqytetit, e plagosur që prej datës 3 qershor. Autori i krimit, ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten e tij ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë. Sipas tij, ai i kërkuar që të nisë një punë, ndërsa bashkëshortja i ka thënë që…
Policia rrugor në juglindje të vendit vazhdon me “dorë të hekurt” kontrollet në akset kryesore në të cilat vazhdon që të ketë shoferë të “lajthitur” që nuk zbatojë rregullat e qarkullimit. Vetëm 1 ditë më parë u shënuar 3 aksidente edhe pse gjatë kësaj jave shifrat e shoferëve me masa administrative janë të frikshem rreth 1220 masa të ndryshme, 3 të arrestuar dhe 5 në ndjekje penale është rezultati i disa ditëve. Por sërish në rrugë ka të “çemdur” që duan të fluturojnë me makinat e tyre. Ja njoftimi i Policisë Rrugore Korçë Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke…
Kryetari i Bashkise Kolonjë Z.Erion Isai ka lajmëruar se në Kolonjë do të filmohet një film italian. Ai ka ndarë këtë postim në rrjetet e tij sociale. Një film do xhirohet në Kolonjë nga regjisorja italiane Giulia Grandimetti. Xhirimet e filmit do kryhen në vjeshtë. Kënaqësi të prisja regjisoren Italiane Giulia Grandinetti e cila ka zgjedhur Kolonjën si vend xhirimi të filmit të saj të ri. “Vjeshta do të gjejë Giulian dhe kastin Italian në xhirimet e tyre. E falenderova për promovimin që po i jep nëpërmjet artit të saj Kolonjës,” – është shprehur Erion Isai.
E kanë krahasuar me portierin gjerman Sepp Maier dhe e kanë quajtur njëjtë si ai, portieri i ajrit. Bashkë ishin përballur në dy sfida, në Dortmund dhe në stadiumin “Qemal Stafa”. Shtatëlartësia dhe aftësia për të dalë nga porta e për të grushtuar topin në lartësi, ishin ato që ia dhanë këtë epitet, i cili e shoqëroi gjithë jetën. Ndërsa luante me shokët e shkollës “Fuat Babani” dhe më pas shihte ndeshjet e djemve të lagjes pranë kinemasë verore, mbrapa këndit “Raqi Qirinxhi”, Koço Dinella nuk e dinte se emri i tij do të linte gjurmë në futbollin shqiptar. Karriera…
Inagurohet qendra e informacionit dhe promovimit të vlerave natyrore, kulturore e arkitekturore të Parkut Kombëtar të Prespës. Turistët me funksionimin e kësaj qëndre do të kenë mundësinë që të marrin informacion për pikat turistike natyore dhe kulturore të vizitueshme në park, teknikat tradicionale arkitektonike të banesave të zonës, si dhe teknikat tradicionale arkitektonike të peizazhit (gardhet, rrethimet, hambaret, stallat). Qendra e informacionit për turistët ndodhet në hyrje të Parkut Kombëtar Prespë, në fshatin Lajthizë. Çelja e dyerve të kësaj qendre u bë e mundur falë bashkëpunimit të: Agjencisë Komëtare të Zonave të Mbrojtura, KFW Albania, GFA Consulting group, Bashkëpunimit Gjerman…
Luiza Kostandini lindi në tetor të vitit 1927. Nga nëna Gliqiria , ridhte prej sojit të nderuar të Matollarëve, nga i ati Koli, nga xhizi i dëgjuar i Llakmanëve. Jetën e saj e lidhi me qytetarin e njohur Gjergji Avram Kostandini, i dha katër fëmijë, dy çupa Marjanën dhe Dituerien, dhe dy djem Sotiraqin dhe Anastasin. I edukoi fëmijët e saj me dashurinë për jetën, njeriun, punën dhe Pogradecin. Vetë natyra I kishte dhuruar ndjenjën e së bukurës. Këtë e tregonte jo vetëm në veshjen e fëmijëve,por edhe në pastërtinë e nikoqirllëkun e shtëpisë. Oborri i saj ishte plot me…
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, është përplasur në rrjetet sociale me analistin Ilir Demalia. Replikat e njëpasnjëshme mes tyre degjeneruan nga akuzat për ish-sigumisa deri te historia rozë. Ky reagim i Spahos erdhi pas debatit të analistit me zëdhënësin e kryebashkiakut në detyrë, Fredi Beleri në një intervistë të zhvilluar më herët, mes këtyre të fundit. I menjëhershëm ishte reagimi i analistit Demaliaj, i cili në një shkrim të publikuar në rrjete sociale e cilësoi deputetin Spaho, “Oturaku i Mareshalit”, ndërsa shton se ngjall vetëm neveri te qytetarët. Deputeti i PD-së, vazhdoi replikat dhe përplasjet në distancë. Demalia e…
Sherri mes Edmond Spahos dhe Ilir Demaliajt ka marrë mbrëmë një kthesë të papritur. Befas Edmond Spaho është tërhequr duke nxjerrë gruan e tij në fushën e betejës. Zhburrërimi i Spahos ka ardhur pas pretendimit të Demaliajt se Spaho ka një dashnore në Maliq, të cilës i paguan dhe kredinë. Një ditë pas këtij pretendimi ka ardhur dhe reagimi u bashkëshortes së Spahos, Egla Spaho, e cila është mjeke në QSUT. Ajo tregon për shkruan e saj dhe tregon për dashurinë e madhe për Mondin. Por ajo çka bie në sy është se statusin e shkruan vet deputeti Spaho, pasi…
Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec, ku drejtuesi i mjetit ka përplasur një këmbësor, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se ditën e djeshme ndodhi një tjetër aksident në këtë aks rrugor. Ja deklarata e Policisë; Korçë/Informacion paraprak Më datë 30.06.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi J. K., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Seat”, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin G. H., rreth 58 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në spitalin e…
Është bërë Mond Spaho si Kozak Braçi. Demokratët e kanë zgjedhur t’i përfaqësojë në Parlament, ai shahet me njerëzit në rrjetet sociale, madje edhe në fushën e Maliqit. Dhe mandej akuzojnë Duçkën, Yuri Kim dhe Soros se kanë agjësuar opozitën. Po çfarë t’i asgjësosh kësaj të ashtuqujture opozite të dalë mendsh, e blerë dhe karagjoze, ku gjatë dhjetë viteve mbahet mend vetëm për ‘kauzat’ e Babales, Joe Walsh dhe Dan Hutrës?! Të paktën të marrin shembull tek Brryli Broadway si si bëhet opozitë. Shkrim nga Adriatik Doçi

