Author: Kolibri 4
Pusteci është bashkia më e vogël e Shqipërisë. Në fak është një ish-komunë, dikur e quajtur Liqenas, cila ndërroi emrin dhe u kthye në bashki me ndarjen e re territoriale. Ajo përfshihet në qarkun e Korçës dhe kufizohet në perëndim me bashkitë Pogradec dhe Maliq, ndërsa në veri dhe lindje me Republikën e Maqedonisë. Ka një popullsi të vogël, që i përket komunitetit maqedonas, dhe e shpërndarë në kryeqendrën Pustec dhe 8 fshtarat përreth. Pusteci është një perlë natyrore, e cila shtrihet buzë liqenit të Prespës, ndërsa zbritja e terrenit malor deri në fund është një aventurë më vete, që…
Në Pogradec është bërë me mundur që të rehabilitohet Muzeu Historik i qytetit, sipas informacioneve që Kolibri ka marrë nga bashkia e këtij qyteti, investimi është bërë i mundur me fondet e saj edhe pse duhet më shumë thonë burimet pranë këtij institucioni. Por çfarë ka ndodhur? Pamja e jashtme e ish-doganës së qytetit prej më shumë se 30 vitesh që nga koha që ishte kthyer në muze nuk kishte marrë investim. Tashmë me një ndërhyrje të thjeshtë estetike ajo ka ndryshuar komplet duke marrë pamjen e një muzeu të vërtetë. Është ndërhyrë në fasadë, dritare, oborr, muret e gurit…
Shtohen rastet e personave që marrin metadon çdo ditë pranë drejtorisë vendore të shëndetit publik të Korçës. Sipas infermieres se kësaj qendre, Marinela Fustanja, çdo ditë marrin metadon deri në 110 persona të moshës 18-45 vjeçare. Sipas saj kohët e fundit janë shtuar se tepërmi rastet e rikthimit prej shumë vitesh për marrjen e metadonit dhe ajo që është më kryesorja, rikthimet vijnë nga zonat rurale. Sipas Marinelës ky numër mund të jetë më i madh në ditë të veçanta, e gjithë kjo varet edhe nga dëshira e tyre për t’u paraqitur pranë qendrës. Vetëm gjatë kohëve të fundit nga…
Alfred Mensah mund të jetë pjesë e Skënderbeut për sezonin e ri. Mes Skënderbeut dhe Partizanit është gjetur një akord paraprak për të afruar lojtarin sërish në Korçë, duke parë edhe hapësirat e pakta te Partizani. Flitet për një transferim me parametra zero, pavarësisht se sulmuesi ka kontratë me të kuqtë.I pyetur për këtë mundësi afrimi, presidenti Ardjan Takaj ka konfirmuar bisedimet, por ende sipas tij nuk ka asgjë zyrtare. “Jemi duke biseduar me drejtuesit e Partizanit për Mensah. Kemi një akord paraprak, por nuk kam asnjë përgjigje zyrtare dhe nuk mund ta quaj të mbyllur këtë transferim. Po bisedojmë…
Turizmi në Rehovë të Kolonjës është tejet i ndryshëm nga krahinat e tjera. Të qëndruarit bashkë me familjarët e shtëpive të kthyera në bujtina mesa duket po pëlqehet nga turistët e huaj, të cilët çdo ditë e më tepër janë më të shumtë në këtë fshat të gurtë. Këtë fundjavë ishte një grup të cilët tregojnë përshtypjet e marra nga qëndrimi në një nga shtëpitë e fshatit. “Ne kemi disa ditë që po jetojmë si kolonjare në Rehovë, sot është dita e katërt. Erdhëm dhe vjet këtu dhe na pëlqen, sidomos qetësia që gjejmë, pamja e Gramozit, ushqimet bio dhe…
Data 1 Korrik përkon me “Ditën e Satrivaçit”, vendi i Shenjtë në fshatin Hoçisht ku mbledhen me mijëra besimtarë nga Shqipëria por edhe më larg. Ky “Vend i mirë” ka një histori mjaft të veçantë pasi na kujton mjekët e shenjtë, Shën Damian dhe Shën Kozma të cilët ia kushtuan jetën e tyre shërimit të njerëzve të sëmurë dhe të pamundur. Çdo 1 Korrik , “Satrivaçi” kthehet në një vend pelegrinazhi, nga njerëz të besimeve të ndryshme , dikush falet dhe dikush fle edhe natën, e dikush lutet për shërim dhe paqe shpirtërore. Thuhet se pas faljeve, lutjeve në zot…
Mëngjesi i sotëm nis me aksident, edhe pse Policia Rrugore ka marrë masa të herë pas hershme, sërish drejtuesit e mjeteve e gjejnë veten të aksidentuar. Në fshatin Gurishtë të qytetit Maliq ka ndodhur aksident, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar edhe pasagjeri. Të dy janë dërguar për mjekim në spitalin e Korçës. Ja informacioni i Policisë; Maliq/Informacion paraprak Më datë 02.07.2023, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin…
Dashi Të mbash gjërat në ekuilibër do të jetë një sfidë sot. Ka të ngjarë të zbuloni se po krijohet një konflikt që duket se nuk dëshiron zgjidhje. Mund të zbuloni se zgjidhja më e mirë është të largoheni në re dhe të ktheheni në realitet kur stuhia të jetë qetësuar. Demi Tensioni ka të ngjarë të lindë në shumë fusha të ndryshme të jetës tuaj. Është e mundur që të jeni ose shumë ëndërrimtar ose shumë praktik për çështjen në fjalë. Është e rëndësishme për ju të mbani një ekuilibër. Binjakët Trajektorja e djeshme mund të hasë në disa…
Etjen Zeka, një i ri nga Pogradeci, i cili braktisi Italinë për t’u rikthyer në qytetin e lindjes. Ai u shkollua dhe jetoi disa vite atje, por zemrën e kishte në vendlindje, aty ku erdhi për të bërë ëndrrën realitet. “Unë ika me familjen dhe kam jetuar pak a shumë 20 vite. Duke qenë se Italia nuk ishte në maksimumet e veta në atë që unë kërkoja gjeta një pasion të ri. Të them të drejtën s’kam asnjë pendim, jam i lumtur që jam rikthyer. Nuk ka si vendi jot sidomos me mundësitë që më janë dhënë,” – deklaroi Zeka.…
Skënderbeu ka ambicie të mëdha në sezonin e ri, që përkon me rikthimin e klubit korçar në Superiore pas një viti mungesë. Drejtuesit janë të angazhuar për të ndërtuar një ekip kompetitiv, duke përmbushur kërkesat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç. Megjithatë, edhe pse po mbushet një javë nga dita kur korçarët kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri, ekipi ende nuk është gati. Boshti i skuadrës nuk është bashkuar me pjesën tjetër të grupit, por kjo nuk e pengon trajnerin bardhekuq që të krijojë idenë e parë për lojtarët që ka në dispozicion. Gjithsesi, ajo që ka më shumë rëndësi në…

