Author: Kolibri 4
Presidenti i liqenorëve njëkohësisht edhe kryetari i bashkisë Ilir Xhakolli i ka besuar edhe për një sezon drejtimin e ekipit të Pogradecit Samuel Nikaj dhe ndihmësave te tij Kopi Çerepi dhe Altin Lipo. Samuel Nikaj tranjeri shkodran bëri që një qytet i tërë të dashurohej pas tij dhe pikërisht grinta e puna e përulur e tij u shpërblye me besimin edhe për një sezon tjetër në krye të Pogradecit. Gjatë sezonit të kaluar pogradecaret rivalizuan Elbasanin i cili pas ndalesës së Pogradecit perballë Delvinës në Gjirokastër mori vendin e parë. Pogradeci arriti të ruante me fanatizëm vendin e dytë dhe…
William Jefferson Clinton, i njohur si Bill Clinton u lind më 19 gusht në vitin 1946 në Arkansas të Amerikës. Ai është një politikan amerikan, i cili shërbeu si President i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri në vitin 2001. Ai ka shërbyer më parë si guvernator i Arkansas-it dhe si Prokuror i përgjithshëm i këtij shteti.Klinton ishte anëtar i Partisë Demokratike.Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës së tretë centrisiste të qeverisjes. Gjatë mandatit të tij si president i shtetit më të fortë…
Ishte 16-vjeç kur një nga muzikantët më të mëdhenj korçarë Pavllo Sholla, shumë prej të cilëve e quanin ‘lali’, bashkë me Josif Mingën, e vendosën të këndojë një këngë vaji. Sholla i kërkoi sërish ta këndonte dhe pastaj e regjistroi me kasetofon. Kaq mjaftoi që ai ta përzgjidhte dhe ta dërgonte në provat e Ansamblit “Skënderbeu”, për të marrë pjesë në Festivalin e Gjirokastrës. Ishte viti 1983 dhe Eli Fara studionte për kanto në Liceun Artistik “Tefta Tashko Koço”. Që prej atij festivali, ku u paraqit me dy këngë “Nënockë s’të vjen keq” dhe “Ballët me sedef”, nisi karriera e…
Dashi Keni një ditë të tërë në dispozicion për të reflektuar sot dhe për të menduar se çfarë do të bëni në ditët në vijim lidhur me marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do tregohen mjaft joshës gjatë kësaj dite dhe do e bëjnë për vete çdokënd që pëlqejnë. Financat do vinë duke u përmirësuar dalëngadalë. Demi Sot nuk duhet të humbni rastin nëse doni të bisedoni me partnerin/en për një temë interesante. Do t’ju dëgjojë me vëmendje. Beqarët edhe pse nuk do e kenë mendjen te dashuria, nuk do i refuzojnë dot ftesat për takime. Financat nuk do kenë probleme,…
Më 3 korrik 1967, ndërroi jetë kirurgu i mirënjohur korçar Dr. Sotir Polena. Ai u diplomua nga mjekësia në Mynih, Gjermani. Në vitin 1927 mbrojti doktoratën e tij në Universitetin Bavarez “Ludwig Maximilian”. Pas studimeve atij iu ofruan shumë punë jashtë vendit, por megjithatë ai zgjodhi Shqipërinë e tij të varfër dhe Korçën ku për pothuajse 4 dekada i shërbeu bashkëqytetarëve e tij me përkushtim. Vetëm pak metra larg kinema “Verores”, në qendër të Korçës, është një shtëpi dominuese me një stil krejt të veçantë. Kubeja e stërmadhe e valëzuar e çatisë prej betoni, ka përpara një oborr të mbushur…
Në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Kamenicë, Korçë, shtetasja H.K. ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Janë plagosur dhe pasagjerët të cilët ishin familjarët e saj, dhe ndodhen në spitalin e Korçës. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga. Ja deklarata e Policisë; Korçë/Informacion paraprak Më datë 03.07.2023, rreth orës 18:15, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Kamenicë, Korçë, shtetasja H. K., rreth 52 vjeçe, banuese në fshatin Starje, Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi…
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Leila Kurti, vetëm 6 vjeçe, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident i ndodhur në San Polo të Reggio Emilia-s. Ajo u shua në spital, ku qëndronte prej 14 Qershorit të shkuar, pasi kishte mbetur e plagosur rëndë në një aksident me makinë në Bolonja. Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, Leila ishte në makinë me prindërit dhe motrën 4-vjeçare. Prej 18 ditësh, ajo qëndronte në reanimacionin e spitalit të Bolonjës ku u shua mëngjesin e së dielës.Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të 14 Qershorit, pranë unazës së…
“Të dashur amerikanë. Sot Forcat e armatosura të SHBA-së u janë bashkuar atyre të NATO-s, në sulmin kundër forcave serbe, të cilat janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Ne morëm këtë vendim për shumë arsyeje, mirëpo kryesorja për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga agresori ushtarak serb”. Me këto fjalë iu drejtua popullit amerikan dhe gjithë botës, 16 vjet më parë, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, pak minuta para se bombat e para të forcave euro-atlantike të bien mbi caqet serbe në Kosovë.Këto fjalë dhe veprat e tij, do të mbeten në histori. Bill Clinton, shpëtimtar i kosovarëve…
Ish-kryetari i PD Lulzim Basha ka qenë në Korçë në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike. Ai ka prezantuar atë që e ka quajtur një model të ri në politikbërje, Aleancën Qytetare për Demokraci. Nëpërmjet saj Basha synon të çlirojë ekonominë dhe të çojë përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë marrëveshjen e 2008-s dhe do të mundësojnë lista të hapura, vettingun e politikanëve, votën e emigrantëve dhe kufizimin e mandateve. “Detyra e Partisë Demokratike është të bëhet sa më shpejt gati për ndryshimin e madh që duan shqiptarët. Ne do të përkushtojmë çdo energji në…
Policia Bashkiake e Pogradecit në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatim Taksave pasi kanë konstatuar të gjitha objektet pa leje në plazhin e Pogradecit kanë nisur largimin e tyre dhe lirimin e hapësirave për pushuesit. Largimi i këtyre mjeteve të cilat përveçse zinin hapësira krijonin edhe një pamje aspak estetike për plazhin është përshëndetur edhe nga qytetarët, ndërsa nuk ka pasur kundërshtim nga pronarët e tyre. Gjithashtu i njëjti aksion po vijon edhe me trotuarët e qytetit, ku po bëhet largimi i arkave, çadrave dhe tabelave pa leje nga subjektet, duke mundësuar kështu kalim më të lehtë për këdo.

