Author: Kolibri 4
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një deklaratë për shtyp pak minuta më parë është shprehur se është në kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama përsa i përket vizitën të këtij të fundit në Ballkan. Ndër të tjera, ai është shprehur se i ka kërkuar miqësisht kryeministrit Rama të mbajnë mbledhjen e përbashkët qeveritare, e cila u anulua. “Takohem me Ramën vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive jo takime të tjera”,- është shprehur Kurti. Pritet reagimi i kryeministrit Rama.
Një lajm i mirë për gjithë fëmijët e qytetit të Korçës vjen nga shkolla artistike “Tefta Tashko Koço”, e cila në një lajmërim zyrtar në rrjetet e saj sociale ka lajmëruar se mësuesit e kësaj shkolle do të ofrojne kurse FALAS – PA PAGESË për nxënës të klasave 7-8-9 nga i gjithë qarku i Korçës. Kjo është një përpjekje e duhur për rigjallërimin e jetës artistike tek fëmijët dhe rritjen e tyre mes artit dhe kulturës
Jemi mësuar të lexojmë shpesh histori të personave të njohur të ekranit të cilët herë pas here na servirin episode nga jeta e tyre se si kanë ndihmuar njerëz, familje apo dhe se si në raste të veçanta mund të kenë rrezikuar dhe jetën. Deri këtu jemi dakord, ashtu si jemi dakord se në shumë raste ngjarje janë të stisura për klikime. Por në këtë jetë ka edhe heronj të vërtetë. Sot po sjellim disa rreshta për Flamur Beshollin, zjarrfikës i MZSH Korçë. Flamuri është nga Çerrava e Pogradecit dhe prej shumë vitesh ushtron profesionin e zjarrfikësit në Korçë. Teksa…
Dashi Të lindurit e kësaj shenje do kenë një ditë shumë të lodhshme. Gjatë orëve të punës do të merreni me punë shtesë, duke përfunduar një projekt që e keni shumë për zemër. Sa i takon fushës së ndjenjave, ata që janë në kërkim të një partneri do të shfrytëzojnë pasditen për të bërë një takim të këndshëm. Demi Kjo ditë do ju dhurojë emocione të shumta pozitive. Gjatë mëngjesit do mësoni një lajm që do ju lumturojë. Humori i mirë do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, duke bërë që gjithçka të duket më e lehtë. Në mbrëmje do arrini…
U luajt sonte në stadiumin “Kukës Arena”, miqësorja mes Partizanit dhe Ballkanit. Dy skuadrat kampione të ligave respektive Shqipërisë dhe Kosovës, matën forcat në prag të dueleve të fazës së parë të Champions-it, teksa ishte skuadra e Ilir Dajës ajo që triumfoi me rezultatin 1-2. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të kampionëve të Kosovës falë golave të Rrahmanit dhe Korenicës, ndërkohë që në pjesën e dytë Partizani arriti të shënonte me anë të brazilianit Da Silva, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60-të. Vlen të theksohet fakti se ky duel…
Një destinacion i ri. Deti, dielli, plazhet dhe mbi të gjitha festat. Kështu e nis reportazhin e zgjeruar mbi Shqipërinë emisioni “Capital” i televizionit të njohur francez “M6”. Për 600 euro biletë avioni dhe hoteli i përfshirë, mund të qëndrosh 1 javë në Shqipëri.3 mijë vetë, të ardhur nga e gjithë Europa, morën pjesë në Kala Festival.Një vend ende larg turizmit të masës, për shkak të izolimit të gjatë në diktaturë. Po si u shndërrua Shqipëria në një destinacion tendencë të pushimeve të lira? Me plazhet e bukura, këto vende historike, vitin e kaluar u vizituan nga 7.5 milionë turistë,…
Vetëm pak kilometra larg qytetit të Bilishtit, pyllëzimi i Cangonjit është një nga atraksionet më të veçanta turistike të zonës së Devollit. Edhe pse një pasuri natyrore, ajo çka bie në sy në këtë pyll është mungesa e investimeve dhe infrastrukturës dhe prezenca e mbeturinave. Përpjekje po bëhen për rigjallërimin e këtij pyllëzimi, edhe pse kujdesi duhet të jetë më i madh nga vetë ata që e frekuentojnë thotë drejtori i administratës rajonale të zonave të mbrojtura në Korçë. “Pavarësisht se qytetarët vijnë këtu, e shfrytëzojnë si hapësirë pa pagesë, për të bërë piknik, nuk tregojnë vëmendjen e duhur për…
Gjykata shpall të pafajshëm ish-kryetarin e Bashkisë Pogradec Eduart Kapri. Avokati Sokol Hazizaj bindi gjykatën në pafajësine e klientit të tij. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dërgoi në Gjykatën e Posaçme dosjen për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri, dhe për 5 punonjës të tjerë të Bashkisë. Gurali Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec, Safet Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec, Avdulla Canon, ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, Enkeleida Kllomollari, ish-Dr. e Qendrës Arsimore në Pogradec dhe Nexhmi Torrën, me ish-koordinator i Nj. Adm. pranë Bashkisë Pogradec, akuzoheshin për shkelje të barazisë në tendera, si…
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një problem në shoqërinë tonë. Vetëm ditën e sotme është vënë në pranga shtetasi V.K. banues në fshatin Zvirinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi A.G. banues në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte po ashtu me urdhër mbrojtjeje. Gjykatat po lëshojnë urdhra mbrojtjeje por a zbatohen këto urdhëra? Ja deklarata e policisë; DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në…
Qarku i Korçës renditet si një nga qarqet problematike sa i takon numrit të aksidenteve rrugore, si dhe pasojave të ardhura prej tyre, veçanërisht në humbjet e jetëve njerëzore. Gjatë muajve, javëve dhe ditëve të fundit në këtë qark, janë regjistruar dhjetra aksidente rrugore, nga të cilat janë shkaktuar persona të vrarë dhe të tjerë të plagosur. Shumica e këtyre aksidenteve kanë ndodhur në ato që njihen si njolla të zeza, të cilat vijojnë të jenë burim aksidentesh të rënda. Një prej këtyre njollave është ajo e Plasës në aksin Krocë-Bilisht, ku banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme teksa i pyet…

