Author: Kolibri 4
Në rrethin e Devollit janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas, një nga fshati Pinçarë pasi dyshohet se ka goditur me grushte, për motive të dobëta dy shtetas të tjerë, dhe shtetasi tjetër nga qyteti i Bilishtit pasi ka tentuar të vetëvrasë veten. Ja deklarata e Policisë; DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas në Devoll. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Arbër Male këshilltar në këshillin bashkiak Pogradec me LZHK, ka publikuar ë rrejtin e tij social mbajtjen e premtimit se rrogën e këshilltarit do ta dërgojë për tre familje nevojtare për 4 vjet. Male thotë se këtë e kishte marrë si angazhim në fushatë dhe së fundmi ai la publikuar edhe 3 familjet që do përfitojnë këtë “rrogë”. Arbër Male është në profesion laborant dhe tha se këto lek që do të marrë në këshillin bashkiak për 4 vite janë më të rëndësishme për 3 familjet sesa për të. Postimi në facebook-un e Arbër Male Gjatë fushatës premtova se pagën…
Mesfushori kthehet në kampionatin gjerman pas 7 vitesh. Granit Xhaka është zyrtarizuar si një futbollist i Bayer Leverkusen. Mesfushori 30-vjeçar do të jetë i lidhur deri në 30 Qershor të 2028 me ekipin e “aspirinave” që pagoi 25 milionë Euro tek Arsenal. Xhaka largohet nga Topçinjtë e Londrës pas 7 vitesh ku mbajti edhe shirtin e kapitenit për një pjesë të kohës dhe fitoi 2 herë FA Cup. Arsenal e përcolli me një video ku shfaqi golat dhe arritjet e tij. Për Granit Xhakën është një kthim në Bundesliga 1 të Gjermanisë ku më parë është aktivizuar për 4 vite…
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me situatën e dhunës në qytetin e Krujës. Ai shprehet se Shqipëria po bëhet një vend i pasigurt ndaj dhe shqiptarët po e lenë atë, duke emigruar në shtete të tjera. Nëse sot ankohesh për diçka që ti vërtet të shqetëson dhe të sjell shqetësim, ta tregon vendin ai më i forti, ligji nuk vepron, shteti po ashtu. Lexo reagimin e Kikisë; Si thatë, përse ikin shqiptarët nga Shqipëria? Ai që është duke dhënë shpirt në tokë, është ankuar sepse gurorja që ndodhet në fshat i dëmton shtëpi kur shpërthen dinamitin. Ata të…
Ditën e sotme ka ndodhur një grindje midis disa personave në një lokal në qytetin e Krujës. Konflikti ka agravuar dhe disa persona kanë goditur me sende të forta shtetastit Jashar Maja dhe Bilbil Maja, të cilët janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shkak i konfliktit dyshohet të jetë një gurore e cila kur bën shpërthimet u sjell shqetësime në ndërtesat e tyre. Grupi hetimor ka arrestuar dy persona dhe po punon për kapjen e disa të tjerëve. Ja deklarata e policisë; Krujë/Informacion paraprak Ditën e sotme, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë -…
Meloditë i luajnë të njëjta, ashtu siç kanë dhe ndjenjat.Ky çift muzikantësh luajnë bashkë në rrugët e Shqipërisë dhe të Ballkanit, të pandarë nga njëri tjetri. Muzikanti kanadez tregon pse erdhi në Shqipëri dhe më pas çfarë e bëri të qëndronte përgjithnjë. “Unë erdha në Shqipëri në 2021, pak para kohës së Covid, Shqipëria ishte akoma vend i hapur dhe më pas njoha një tjetër muzikante në Tiranë, rashë në dashuri dhe tani dua të martohem me të.”- tha Christopher Tarant, muzikant rruge. Aida e cila luan në violinë tregon se rastësia e njohu me Christopher, e sot ata janë…
Dashi Nese jeni ne cift, dita do jete e merzitshme dhe pak e veshtire per t’u kaluar. Partneri nuk do beje ato qe ju prisnit. Beqaret duhet ta shfrytezojne sa me shume kete te enjte plot me endrra te bukura. Nga fundi i dites disa deshira edhe mund te konkretizohen. Jupiteri do iu sjelle fat ne planin financiar por ju duhet te dini si ta shfrytezoni ate. Maturia do iu ndihmonte edhe me teper. Demi Do e perforconi edhe me shume lidhjen tuaj sot dhe do mund te ndriqni edhe mosmarreveshjet qe keni pasur. Beqaret duhet te perfitojne sa me…
Të rinjtë në Korçë ashtu si edhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë i kanë sytë nga emigrimi. Ata shprehen se nuk shohin shpresë për ndryshimin e situatës në vend dhe ndaj largimin e shohin si një mundësi për të ndryshuar “fatin e tyre”. Për Stefan Simaku, i cili punon me të rinjtë e qarkut të Korçës, thotë se rinia vuan mungesën e mundësive për t’u përfshirë në jetën publike. “Për të rinjtë këtu në zonën tonë janë shumë të pakta mundësitë që u ofrohen për të qenë aktiv, për të marrë pjesë në aktivitete kulturore, rinore, aktivitete të…
Të notosh i vetëm në agim në një liqen të madh dhe të shohësh në breg dy desh që përplasen me njëri-tjetrin përballë kopesë është ëndërr, nëse jo si Fellini. Të shikosh nga liqeni një fermer të vjetër që shkon në punë me gomarin e tij është po aq interesante. Megjithatë, unë i pashë vërtet këto skena nga ujërat e liqenit të Ohrit në Lin, një fshat simpatik në anën shqiptare. Lin ndodhet në një rrip toke prej rreth 1.5 km në anën veriore të gadishullit liqenor homonim. Liqeni i Ohrit ndahet nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Lini ndodhet…
REFUGJATËT E KOSOVËS NË POGRADEC . Prill- Maj 1999. Ishin ditë tmerrësisht të vështira për popullin e Kosovës që erdhi refugjat nga Maqedonia në Pogradec. Por tek ne kishte një sesibilizim shumë të madh, për ti ndihmuar ata me ç’të munden. Për gati një muaj një numur shumë i madh familjesh shqiptare të Kosovës ishin bllokuar nga sllavët e Maqedonisë në një kamp midis baltës, shiut e të ftohtit. Kryeministri Majko hapi kufirin dhe pranoj që të transportohen në juglindje të Shqipërisë. Natën duke u gdhirë mëngjezi zbarkuan në Pogradec 10 autobuza me refugjatët e luftës, të cilët u vendosën…

