Author: Kolibri 4

“Origjina dhe Artizanati” është ekspozita e veçantë që është çelur tek Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, me thurrje dhe endje nga duart e arta të Bruna Zguros. Thurrja është një nga elementët më tradicionalë të kulturës sonë, e cila ende sot ruhet me fanatizëm si një shembull i bukurisë dhe trashëgimisë sonë kulturore. Artizanët e vjetër të Korçës, zonjat duararta si Bruna Zguro kujdesen dhe i ruajnë me shumë pasion zanatet e trashëguara brez pas brezi.

Read More

“Ore mos na e vini e se helbete pa shkollë jemi, po unë desha të di, ju për budallenj na merrni neve”. Batuta e Koço Qendros në filmin Përballimi, edhe pse e 45 viteve më parë, vijon të jetë pjesë e fjalorit tonë të përditshëm. Ky është vetëm një nga dhjetëra rolet e tij në filma, e qindra në teatër. Me humorin e tij Koço Qendro ka rritur breza të tërë spektatorësh, por aksioma që e qeshura të zgjat jetën, ka funksionuar më së miri edhe për atë vet. Sot mban mbi supe 96 vite jetë, është aktori më i…

Read More

Plot 400 fëmijë janë gëzuar këtë javë më lojra të ndryshme dhe argëtime në ambientet e Kishës Ungjillore Libonik. Në fund, aktiviteti është finalizuar në Pyllin e Fazaneve, duke i dhënë sot një pamje të lumtur me buzëqeshjet e fëmijëve. Pastori dhe drejtuesi i fondacionit “Duart që sigurojnë” Plator Collaku është shprehur se janë pikërisht këta fëmijë që nesër do të rriten dhe do të kenë në kujtesën e tyre këtë aktivitet, i cili si qëllim kishte jo vetëm argëtimin e vogëlushëve por edhe mësimet e ndryshme gjatë javës, për të ndikuar pozitivisht tek ta.

Read More

Kryeministri Rama ka caktuar Taulant Ballën në postin e Ministrit të Ri të Brendshëm. “Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”, shkruan Rama. Ky vendim i Ramës vjen pas dhunës së fisit Rraja ndaj kushërinjëve Maja për guroren në Krujë.

Read More

Teksa Luiz Ejlli bënte lojën e tij në shtëpinë e famshme të BBV, jashtë bëhej një tjetër “Big Brother” me fakte rreth jetës së tij. Në atë kohë bëri bujë beteja ligjore, që ende e ka të hapur me drejtësinë, nisur në qytetin e Lushnjës dhe proces që vazhdon aktualisht në Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, pas hartës së re gjyqësore dhe shkrirjes së gjykatës e prokurorisë në Lushnje. Kloibri.al mëson se prej datës 26 dhjetor 2022 Luizi zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim. Sipas…

Read More

3 mjete janë përplasur në hyrje të Pogradecit tek zona e tuneleve panoramikë. Një mjet ka humbur kontrollin dhe është përlasur me 2 mjete të tjera. Nga aksidenti nuk pati lënduar por vetëm dëme të shumta materiale. Mësohet se drejtuesi i mjetit humbi komtrollin dhe përplasi 2 makinat të tjera që ishin të parkuara në krah të rrugës. Zona e tuneleve panoramikë është problematike në sezon veror pasi shtimi i fluksit të mjeteve dhe shpejtësia me të cilëm mjetet ecin bëhet shkak për aksidente të shumta.

Read More

Dashi Sot do të zbuloni se ju jeni pjesa e enigmës që ju mungon, për të cilën njerëzit kanë nevojë në çdo situate. Angazhohuni në një bisedë të lehtë dhe ndjehuni të lirë ta ktheni sharmin tuaj të plotë. Ju keni aftësinë për të lënë përshtypje të favorshme për pothuajse të gjithë. Demi Ju mund të zbuloni se njerëzit duan të flasin shumë. Vazhdoni dhe vendosni emocionet tuaja në prapavijë dhe lëreni mendjen tuaj të marrë drejtimin. Merruni me faktet dhe sigurohuni që emocionet tuaja të mos ndërhyjnë në informacionin që merrni. Binjakët Ju duhet të jeni në gjendje të…

Read More

Muzeu Kombëtar i Arsimit është një vlerë identifikuese e Korçës arsimdashëse dhe njerëzve të saj që në breza kanë aspiruar progres. Ky muze është kthyer në një prej destinacioneve më të vizituara, e përgjatë këtij viti ka pritur 7000 vizitorë vendas dhe të huaj. Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë kombëtare e gjuhës shqipe në viset shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në periudhën e fundme të perandorisë. Tashmë ndërtesa e shkollës shërben si një muzeum dhe ndodhet në veri të bulevardit “Shën Gjergji”Në ambientet e muzeut janë…

Read More

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në pikën doganore të Qafë-Thanës, e cila po restaurohet. Balluku u shpreh se do të krijohet një uniformizim i të gjitha pikave hyrëse nga toka në vendin tonë. “E gjitha kjo do të bëhet mbi bazën e një projekti që ministria e Turizmit, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Kulturës, por sigurisht nën ekzekutimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ku gjejmë rastin ta falenderojmë për gjithë punën e shkëlqyer në kohë rekord që ka bërë, ne jemi duke jetësuar këtë projekt, i cili në fillim u duk pak i…

Read More

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit organizoi këtë të premte një mbledhje me Drejtorët Sportivë të 10 klubeve të kampionatit ‘Abissnet Superiore’. Fokusi i kësaj mbledhjeje ishin propozimet mbi ndryshimin e mundshëm të formatit të ‘Abissnet Superiore’. Federata Shqiptare e Futbollit, në një njoftim zyrtar bën me dije se po diskutohen 4 opsione për ndryshimin e formatit të Superiores, me qëllim rritjen e nivelit të garës dhe shikueshmërisë. Ditën e nesërme pritet që Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka të presë në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ 10 Presidentët e klubeve të kampionatit, për të diskutuar…

Read More