Author: Kolibri 4

Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë një shtetasi T.L., 61 vjeç, në qytetin e Pogradecit, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Po ashtu gjatë kontrollit në celularin e tij u gjend një faqe që dyshohet se shërbente për vënie të basteve sportive. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore i kaluan provat në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Ja deklarata e Policisë; DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, drejtonte automjetin pa leje…

Read More

Pas Loredanës, ka qenë këngëtarja e njohur Enca Haxhia ajo që ka bërë publike lidhjen e saj me të dashurin nga Trinidad i Karaibeve. Gjithçka u zbulua kur ky i fundit postoi një video në rrjetin e tij social Instagram, ku shfaqej duke shijuar pushimet me këngëtaren. Poshtë videos, Khaidems shkruan: “Girlfriend and boyfriend things!”, ndërkohë që edhe këngëtarja ka komentuar më poshtë: “Shum shum” shoqëruar me një zemër të kuqe. Menjëherë pasi lajmet për lidhjen e tyre dolën në media, ishte Enca ajo që përmes një fotoje të postuar në Insta story e konfirmoi. Në një foto me Khaidems…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan Korçë) ka zbatuar Urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila ka vendosur masën e sigurimit të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësit e policisë të mëposhtëm: Këta punonjës policie dyshohet se kanë manipuluar provat për një aksident me dëme materiale, si dhe kanë falsifikuar një test alkoli, duke mos e aplikuar tek shkaktari i aksidentit por tek një tjetër person. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e punonjësve të tjerë të dyshuar si të implikuar,…

Read More

Mësues të shkollave 9 vjeçare në Korçë dhe Maliq ende nuk kanë marrë rrogën e muajit Qershor. Janë vet arsimtarët të cilët ankohen pranë redaksisë së Kolibri.al duke u shprehur se pavarësisht përpjekjeve të tyre dhe komunikimit me ministrinë e arsimit, kjo e fundit ende nuk ka ardhur në një zgjidhje konkrete. Janë afro 100 mësues në Korçë e aq të tjerë në Maliq të cilët ende nuk kanë marrë rrogën mujore, ndërkohë që nuk dihet arsyeja pse ka ardhur ky ngërç.

Read More

Spak ka gjetur një aparat celular i markes Blackberry në shtëpinë e ish-bashkëshortes së Ahmetajt. Aparati ka qenë në përdorim nga ish-zyrtari i lartë. Është hapur dhe është konsatuar se një pjesë e madhe e komunikimeve është fshirë, por ekpertët e laboratorit digital të SPAK kanë arritur t’i rikuperojnë. Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri më 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj ka patur 138 komunikime telefonike mes Ahmetaj dhe Mertirit. Nga komunikimet ndërmjet tyre ndër të tjera rezultoi se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor pasi në bisedat e tyre përdoren fjalët si: “O la”…

Read More

Me nisjen e sezonit veror, nisin edhe abuzimet e atyre që zënë hapsirat publike pa leje me qëllim përfitimi. Nisur nga ankesat e qytetarëve policia bashkiake, policia e shtetit dhe të tjerë institucione kanë nisur kontrollet në plazhe. Nga këto kontrolle ka rezultuar se persona individë të veçantë kishin filluar të shfrytëzonin çadrat e vendosura nga bashkia Pogradec prë qëllime përfitimi, duke vendosur shezlongë poshtë tyre dhe duke i lëshuar kundrejt pagesës. Pas konstatimit të rasteve të tilla janë sekuestruar disa çifte shezlongesh dhe një person ka përfunduar në prokurori në lidhje me këtë situatë. Gjithashtu verifikime po kryhen edhe…

Read More

Shtegu Deabolis, që lidh Kishën e vjetër të Ristozit (Shek XIV) me Kalanë e Mborjes (Kala e mesjetës së hershme dhe antikitetit të vonë) na mbush me ndjenjën e magjisë së historisë, trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore. Shënimin që Korca Alpin realizoi është simbol i angazhimit tonë për të ruajtur dhe promovuar vlerat kulturore dhe natyrore si dhe për nxjerrë në pah vlerat njerëzore të vullnetarëve të moshave të ndryshme, që nga maturantë dhe deri tek të moshuarit, të cilët sfiduan majën e Qytetit (1327 m) për të dhënë kontributin e tyre. Shpresojmë që ky shënim të frymëzojë të tjerë…

Read More

Në Muzeun Kombëtar të Arsimit “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” në Korçë do të zhvillohet veprimtaria letrare e promovimit të librit “Nata e zjarrit të bardhë”, me autor Edmond Budina. Aktiviteti organizohet nga universiteti “Fan S.Noli” në bashkëpunim me Klubin e shkrimtarëve “Bota e re”. Veprimtaria do të shoqërohet me interpretime skenike, lexime nga libri dhe interpretime letrare. Miq të dashur, Ditën e mërkurë, më datë 12.07.2023, ora 18.00, në ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”, ju mirëpresim në një takim të veçantë: Veprimtari letrare për promovimin e romanit “NATA E ZJARRIT TË BARDHË”, “Botimet Barleti”, me…

Read More

Një paralajmërim i fortë ka ardhur ditën e sotme nga botuesi Nikollë Lesi, pas kërkesës për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Nikollë Lesi deklaron se po përgatitet arrestimi i një ish-zyrtari më të lartë se Ahmetaj.Ai deklaron në një shkrim në gazetën e tij se kësaj radhe ish-zyrtari nuk do të jetë i qeverisë Rama, por do të jetë nga radhët e opozitës. “Burime të sigurta brenda drejtësisë thonë se pas arrestimit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, kërkuar nga SPAK, po përgatitet një tjetër arrestim nga e djathta shqiptare. Por nëse nga e majta arrestimi i Arben Ahmetajt është më i…

Read More

Enca dhe partneri i saj kanë zyrtarizuar lidhjen në Instagram. Në fakt prej muajsh këngëtarja ka zbuluar se ndodhet në një lidhje me një shtetas të huaj që nuk është personazh publik. Ajo postoi një foto në det ku shihej e shtrirë në një dërrasë së bashku me partnerin, ndërsa shkruante: “Kam rënë në dashuri me shoku tim të ngushtë”. Prej atëherë, ajo ka qenë aktive duke ndarë shpesh foto e video me të në Instastory, edhe pse duke mos e zbuluar totalisht portretin apo identitetin e tij, Deri ditën e djeshme kur partneri i saj ka vendosur të zyrtarizojë…

Read More