Author: Kolibri 4
Vazhdojnë sesionet informuese me gra dhe vajza nga komuniteti rom dhe egjiptian në kuadër të projektit “Për të sjellë ndryshim”. Në fokus të këtij takimi ishin mundësitë e aksesit në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe rregullat e përgjithshme të mirëmbajtjtes së shëndetit. Fuqizimi i komuniteteve rome dhe egjiptiane, nëpërmjet zbatimit të projekteve të ndryshme mbetet një prioritet.
Korçë/Finalizohet operacioni i koduar “Repeat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Korçë, për zbardhjen e 6 vjedhjeve të ndodhura 2 javët e fundit, në qytet. Vihet në pranga një 30-vjeçar, autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në biznese, të ndodhura dy javët e fundit në qytetin e Korçës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Repeat”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:-Elidon Zeqo, 30 vjeç,…
Në poliklinikën e Spitalit Rajonal të Korçës është instaluar aparatura e re për matjen e densimetrisë kockore (Dexa), e cila mundëson diagnostikimin në kohë të problematikave shëndetësore lidhur me sëmundjet rheumatologjike, onkologjike dhe endokrinologjike. Instalimi i kësaj aparature moderne rrit gamën e shërbimeve të ofruara në sistemin shëndetësor publik duke forcuar dhe kapacitetet e burimeve njerëzore për të kryer ekzaminime më shpejt. Dexa është aparat që përdoret për diagnostikimin e sëmundjes së osteoporozës, e cila ndodh më tepër te gratë mbi moshën 50 vjeç dhe në meshkujt mbi 60. Nëpërmjet skemës së referimit qytetarët tashmë mund të kryejnë falas këtë…
Ristana Gjergo dhe Petro Risto janë nënkryetaret e rinj të Bashkisë Kolonjë. Detyra e re ka nisur për të dy, teksa u është kërkuar nga kryetari i bashkisë Kolonjë Z.Erion Isai fokus i veçantë drejt rritjes së ekonomisë, turizmit, zhvillimit rural dhe projekteve të huaja.
Më shumë se 200 mësues në Korçë e Maliq pa rroga. Dita e 9-të e pritjes që rrogat të kalojnë në llogaritë e tyre por duket se mungesa e parave të transferuara për llogari të tyre ka bërë që pagat të mos dalin. Sipas Leonard Trebickës kryetar i sindikatës së arsimtarëve Korçë, kjo situatë është e paprecedentë pasi është jo normale që pa asnjë lloj njoftimi rrogat të vonohen kaq shumë. Ai tha se edhe sindikata është njoftuar me vonesë, pasi mësuesit kanë pasur frikë të ngrenë zërin apo ta denocojnë në media. Megjithatë Trebicka thotë se nga komunikimet që…
Dikur mbahej si një ndër fshatrat më të bukur dhe që kishte nxjerrë personalitete të shqipes. Por sot Drenova e Asdrenit, vuan mungesën e vëmendjes dhe investimeve dhe natyrisht si gjithë fshatrat e tjerë, braktisjen. Nga 4 mijë banorë që kishte dikur, sot Drenova numëron më pak së 400 banorë, ku shumica janë të moshuar. Përveç infrastrukturës, në fshat mungon edhe shërbimi mjekësor. Të vetmit që rikthehen në fshat janë të moshuarit, të cilët konstatimet e gjendjes së mjerueshme përpiqen ta shprehin me fjalë të tjera, sikur duan të thonë që janë pasardhës të Asdrenit.
Kryeministri Rama dhe ai grek Mitsotakis duket se i kanë harruar inatet dhe përplasjet me deklaratat publike mes Shqipërisë dhe Greqisë si pasojë e çështjes Beleri. Kryetari i zgjedhur i Himarës mga zgjedhjet e 14 Majit i cili është ende burg me akuzën për korrupsion në zgjedhje. Periodikisht Greqia në mënyrë ultimative i ka ka kërkuar Shqipërisë lirimin e Belerit dhe se akuza e ngritur është e stisur, por reagimi nga Shqipëria ka qenë se çdo gjë është në dorën e drejtësisë dhe se ajo do të vendosë mbi provat e siguruara. U duk sikur çështja Beleri i ftohu marrëdhëniet…
Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuria e Posaçme ka kërkuar nga parlamenti autorizimn për arrestimin e tij, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria. Në mbledhjen e Këshillit të Mandatave të nisur sot pasdite në kryesinë e parlamentit, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë, njëri prej avokatëve të tij, Henrik Ligori, mësohet të ketë pohuar se zoti Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Zëri i Amerikës, ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare se ai është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit, shkresën për arrestimin. Burime pranë…
Artizanët e Korçës, të cilët prej dekadash kanë ruajtur me fanatizëm punimet tradicionale po shkojnë drejt zhdukjes. Pa asnjë mbështetje nga pushteti vendor apo qendror, por edhe larg interesit të të rinjve, janë të paktë ata që ruajnë me fanatizëm këtë traditë. Sapo hyjmë në Pazarin e Korçës shohim restaurimin tërësor si pjesë e ansamblit karakteristik të pazarit, godinat karakteristike, tregtare dhe të artizanatit me vlera arkitekturore dhe artistike. Ndërtesat pas rikonstruksionit e kthyen këtë zonë të qytetit në një nga atraksionet turistike më të veçantë për turistët vendas e të huaj. Godinat karakteristike ruajnë arkitekturën e veçantë, të cilat…
Universiteti “Fan S.Noli” u bën thirrje maturantëve të qarkut për të zgjedhur një program studimi dhe të jenë pjesë e universitetit; “Të nderuar maturantë dhe maturante të rajonit të Korçës!Në këtë moment të rëndësishëm, kur ju do të aplikoni për të zgjedhur të ardhmen tuaj, universitet “Fan S.Noli”, me një histori dhe traditë 50 vjeçare, ju bën thirrje që të jeni pjesë e të gjitha programve të studimit, në të cilat përgatiteni dhe diplomoheni nga specialistë të lartë. Por viti akademik 2023-2024, për të cilin ju do të aplikoni ka një veçanti, sepse maturantët që do të zgjedhin programin e…

