Author: Kolibri 4
Edhe pse monument kulture i kategorisë së parë, siç shihet një pjesë e madhe e mureve janë rrëzuar. Degradimi ka ardhur për shkak të mosmirëmbajtjes ndërsa rikthimi i këtij objekti kulti në gjendjen e mëparshme është i pamundur. Kisha e Shën Marisë në Barmash i përket fundit të shekullit të 16, kohë kur kemi dhe lulëzimin ekonomik të shumë krahinave të njohura të juglindjes së vendit.
Ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci është arrestuar një natë më parë me urdhër te SPAK. Sipas burimeve të siguruara nga Kolibri.al ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka lejuar disa fshatarë të pastrojnë nje rrugë 1 km në një fshat të thellë të Fushë Arrëzitme fondet e komunitetit. Burime bëjnë me dije se edhe ndaj administratort të njësisë edhe fadromisti janë marrë masa. Administratori është lënë në arrest shtëpie, ndërsa fadromisti ka marrë masën “detyrim paraqitje”.
Ditën e sotme ka filluar procedimi penal për adoleshentin 14 vjeçar, dyshohet se ka goditur me sende të forta një 35 vjeçar. Ja deklarata e Policisë: DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë shtetasi 35 vjeçar për vepra penale të ushtrimit të dhunës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, një 35-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…
Një shfaqje e veçantë do të mbahet në fundjavë në teatrin “Andon Zako Çajupi ‘në Korçë. “Nata e Dymbëdhjetë” me regji të regjisorit grek Dimitris Milonas do të vihet në skenë me aktorët më të dëgjuar në zë si Luiza Xhuvani, Guri Koço, Gent Hazizi, Desara Xhangolli, Kristian Koroveshi, Paola Kodra e të tjerë. Korca vazhdon të ruajë traditën e shfaqjeve teatrale çdo fundjavë, duke qëndruar qyteti i dashuruar me artin e kulturën.
Në kuadër të Marrëveshjes së Binjakëzimit nes Bashkive të Qyteteve Pogradec dhe Wismar, 11 të rinj nga Qyteti Wismar i Republikës Federale të Gjermanisë, anëtarë të Klubit të Jahteve Wismar, kanë mbërritur në Pogradec ku po zhvillojnë një vizitë një javore, me qëllim shkëmbimin kulturor me të rinjtë e qytetit tonë. Kjo vizitë ka në fokus promovimin e sportit ujor të varkave me vela “Optimus”, njohur ndërkombëtarisht në kompeticione të ndryshme. Kjo është një formë e re e sporteve në liqen pa e ndotur atë. Të rinjtë nga Gjermania gjithashtu po njihen me qytetin, kulturën, traditat dhe marrin pjesë në…
Sara Grazhdani është një ndër mjekët e rinj specialistë të cilët i janë bashkuar stafit të Spitalit Rajonal të Korçës. Sara është mjeke hematologe, e cila prej një muaji është duke ofruar shërbimin shëndetësor për qytetarët. Ajo shprehet se në Korçë ka gjetur një staf dhe një komunitet mikpritës. Pavarësisht mundësive të shumta për t’u larguar jashtë vendit, Sara vendosi të jepte kontributin e saj në Shqipëri, duke përcjellë kështu dhe një mesazh për të gjithë mjekët e rinj. 8 mjekë të rinj specialistë i janë bashkuar stafit të Spitalit Rajonal të Korçës. Bëhet fjalë për 2 reanimatorë, 2 kardiologë,…
Ilir Daja është ish-trajneri i KF Skënderbeu i cili arriti gjithçka me ekipin korçar. Mesa duket një tjetër histori suksesi e pret me skuadrën kosovare të Ballkanit. Mbrëmjen e djeshme, Ballkani ka fituar 2-0 përballë Lutogorets në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin në grupin Europaleage.
Partia Socialiste ka dhënë autorizimin për të arrestuar ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj. Burime nga brenda sallës së këshillit të mandateve bëjnë me dije se është lëshuar drita jeshile për të arrestuar Arben Ahmetajn. Pritet reagimi i SPAK
Prej disa muajsh në Tueshmisht e Drilon po zbatohen dy projekte investimesh nga qeveria shqiptare të cilat pritet të transformojnë këto 2 zona, por si gjithmonë autoritetet pak e vrasin mendjen se në sezon veror duhen marrë të tjera, në mënyrë që të garantohet mbarvajtja e sezonit turistik. Rrugë me gropa, pluhur, baltë dhe zhurma automjetesh që punojnë është rutina e përditshme tashmë në Tushemisht. Një situatë e tillë në sezon turistik po ndikon negativisht pasi edhe njerzit nuk vijnë për të pushuar. Familjarët që punojnë me dhoma pushimo tregojnë se ka pasur raste kur pushuesit kanë anulluar ardhjen për…
“Të shkruash për serenatën korçare është njësoj sikur të duash të tregosh një ëndërr që e ke parë në një natë maji, kur protomajaja ka çelur te pragu i portës dhe hëna ka dalë si një perëndeshë mbi fronin e blertë të malit të Moravës dhe përzien rrezet e saj të arta me lulet erëkëndshme, kurse zëri i bilbilave me jonet e veta e shpie shpirtin në lëndina përrallore…”. Këtë pasazh veçon në librin e tij të titulluar “Serenata, himni i dashurisë korçare” shkrimtari Vangjush Ziko, duke i sjellë Korçës në kujtesë atë që e bën të quhet qyteti i…

