Author: Kolibri 4
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Porto Sant’Elpidio, në provincën e Fermos, Itali. Bëhet me dije nga mediat e huaja se një djalë tetëmbëdhjetë vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi ka rënë nga çatia e një fabrike në zonën industriale. Për pasojë i riu ka humbur jetën, teksa është identifikuar si Franco Mazelli. Sipas mediave italiane, tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9, teksa viktima banonte bashkë me familjen në Fermano. Sipas hetimeve paraprake, një pjesë e çatisë është shembur dhe djali u rrëzua duke rënë rreth 10 metra poshtë. Çdo përpjekje…
“Ka minj, mace, qen, gomarë, kuaj dhe lopë”, shprehet një banore për gjendjen aktuale të fshatin Zagradec në bashkinë e Devollit. Vite më parë u ndërtua për të shërbyer si qendër shëndetësore, shërbeu për shumë vite në komunizëm, por sot është thjeshtë një kasolle bagëtish. Banorët e Zagradecit vazhdimisht ngrenë alarmin se prej vitesh nuk e marrin shërbimin mjekësor siç duhet por vendi i vetëm mbetet rruga kjo pasi sot nuk kanë një ambient ku të marrin ndihmë mjekësore. “E ngritën dhe vetëm çatinë i vunë dhe e lanë sërish kasolle” thotë një banor. Infermieria ju shkon derë më derë…
Më shumë se 50 fëmijë të grupmoshave të ndryshme paraqiten çdo ditë për të marrë shërbimin mjekësor pranë Urgjencës së Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Korçës. Temperaturat e larta dhe virozat e stinës së verës kanë sjellë çrregullime shëndetësore tek fëmijët. Këtë e pohon Robert Rado, shef i shërbimit të pediatrisë, ndërsa thotë se gjatë kësaj periudhe janë duke qarkulluar tre viroza stinore. Sipas mjekut Rado, pjesa më e madhe e fëmijëve pasi vizitohen marrin trajtimin në shtëpi, ndërkohë që nuk mungojnë edhe rastet e shtrimeve në spital. Mjeku pediatër këshillon prindërit të tregojnë kujdes me ambientin ku qëndrojnë fëmijët,…
Ditën e djeshme, në fshatin Strelcë, NJA Gorë, bashkia Maliq, është djegur një banesë e pabanuar, e cila shërbente për grumbullim të bazës ushqimore për bagëti. Nuk dihen shkaqet e zjarrit, Prokuroria po punon për zbardhjen e rrethanave. Ja deklarata e Policisë; Maliq/Më datë 12.07.2023, gjatë natës, në fshatin Strelcë, Maliq, ka rënë zjarr në një banesë të pabanuar në pronësi të shtetasit H. T., e cila shërbente për grumbullimin e bazës ushqimore për bagëti. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës…
Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Korçë-Voskop ku dy makina të tipit “BMW” dhe “Seat” janë përplasur, si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi 39 vjeç, banues në Tiranë. E ndërsa në Korçë janë përplasur dy mjete, në Pogradec një person 50 vjeçar u kap duke drejtuat mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Ja deklarata e Policisë; DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasit: Për pasojë është dëmtuar shtetasi F. Xh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasagje…
Një shqiptar, 50 vjeç, është ekzekutuar në Selanik të Greqisë. Viktima është filmuar teksa debatonte me shoferin e një makine në një pikë karburanti. Në një moment, ai ka tentuar ta godasë shoferin me një zinxhir, por pas kësaj është qëlluar me armë zjarri dhe ka rënë në trotuar. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë. Sipas Protothema-s, shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka marrë të paktën 2 plumba. Ende janë të paqarta arsyet që çuan në këtë tragjedi. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në rrugën Solonos në zonën e Analipsit. Fillimisht shqiptari ka marrë plagë në…
Skënderbeu u rikthye këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar, teksa së fundmi ka prezantuar fanellat e reja. Klubi bardhekuq ka ndryshuar sponsor teknik për sezonin 2023-2024 duke ia besuar fanellën e tyre të re një markës “uhlsport”, ndërkohë që sponsor gjeneral do të jetë Quaranta Caffe. Interesant është fakti se korçarët kanë hequr dorë nga fanellat tradicionale bardhekuqe. Fanella e parë do të jetë tërësisht e kuqe, ndërsa e dyta e bardhë me nuanca të zeza te pjesa e shpatullave. Ja disa nga modelet:
Është vet kryeministri Edi Rama ai i cili ka shperndare një video unike të Samitit të NATO, ku secili kryeministër i vendit shfaqet me veshje të armatosur dhe vitet kur vendi që secili vend përkatës është anëtarësuar në NATO. Kryeministri Rama ka zgjedhur të pozojë me një kallash në dorë, ndërkohë që interesante është fundi i videos, ku Zelenski i Ukrainës është në pritje të vitit të anëtarësimit
Kuvendi i Republikës së Kosovës është përfshirë këtë të enjte nga një incident i rëndë, ku deputetët e opozitës kanë sulmuar fizikisht anëtarët e kabinetit qeverisës. Raportohet se në ato momente, Kurti është tentuar të laget me ujë, teksa reagimi i ministrave ka bërë që të ketë një përleshje fizike dhe të ndërpritet për 30 minuta seanca.
Zymbyle dhe Avni Kallo kanë 50 vjet të martuar. Janë romë të lindur e të rritur në Shqipëri e kanë shtëpinë e tyre të thjeshtë në qytetin e Korçës. Nuk janë të pasur, por florinjtë nuk u mungojnë në ditët e shenjuara të jetës. “I ka nëna ca. Qëkur u martova 14 vjeçe. Kjo tregon që kam një kavalierin tim në jetën time. Orë nuk vëmë neve. Do thotë tjetri sa e ke orën. Nuses i vëmë vëth, varse”, tregojnë çifti. Ngjyrat karakterizojnë jetën, veshjen, madje edhe flamurin e tyre. E gjelbra simbolizon tokën, ngjyra bojëqielli qiellin dhe rrota e…

