Author: Kolibri 4

Një aventurë fantastike dhe tejet emocionuese kështu e ka quajtur regjisori Leonard Bombaj, pedalimin prej më shumë se 200 km nga Tirana deri tëk shtëpia e fisit Kulla në fshatin Zëmblak të Maliqit. Për Bombajn, pikënisja e kësaj aventure ka qënë pikërisht regjisori i madh shqiptar Pëllumb Kulla, dhe pikërisht për këtë fakt ka kërkuar që të përfundojë këtë etapë tek shtëpia ku ai është lindur,atje ku u shoqërua edhe nga grupi i çiklistëve kampionë të klubit Skënderbeu, të cilët e “rrëmbyen” për ta shëtitur në pikat më të bukura të qytetit. Në përfundim të turit, Bombaj u shpreh se…

Read More

Policia Rrugore e Korçës vazhdon me kontrollet intesive me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe për të ndëshkuar shkelësit që bëhen rrezik për përfshirje në aksidente rrugore. Ja njoftimi i Policisë Rrugore Korçë Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat…

Read More

Qyteti liqenor këtë vit ofron më shumë hapsira publike dhe më shumë lehtësira për pushuesit. Këtë verë janë mundësuar krahas palzheve edhe çadra pa pagesë. Vendasit por edhe të ardhurit nga qytete të tjera si Tirana, Shkodra, Durrësi, etj., shprehen të kënaqur me çfarë kanë gjetur dhe thonë se nga viti në vit ka reflektim për mirë nga ana e pushtetit lokal. Por siguria në plazhe si ato publike dhe private mbetet shqetësim për ta. Pushuesit thonë se ende nuk janë vendosur kullat e vrojtimit ashtu si thonë se rojet duhet të jenë më të shumtë, sepse në disa raste…

Read More

Prodhimi këtë vit është i kënaqshëm për fermerët e kësaj zone, por dhimbja e kokës për ta duhet të vazhdojë, pasi çmimi është gati sa gjysma e vitit të kaluar. Sipas fermerëve, çmimi prej 25 lekësh për kilogram bën që ata të dalin me humbje apo marrin vetëm shpenzimet e tyre dhe mos shohin asnjë fitim. “Jemi llafosur me gjithë sipërmarrësit që marrin drithin, çmimi ka shkuar më 250 lekë të vjetra. Kjo është katastrofë. Vjet ka qenë 450-500, ministrja bëri thirrje që mbillni grurë, tani gruri nuk shkon fare. Tani jemi totalisht të dështuar”,-tha fermeri Lili Mucollari. “Po të…

Read More

Sot, Prefekti i Korçës ka zhvilluar në Korçë takimi lidhur me Censusin e Popullsisë dhe Banesave. Pjesëmarrje ka pasur nga 3 qarqet (Korçë, Elbasan, Berat) dhe 18 bashkitë e këtyre qarqeve, për t’i informuar aktorët e përfshirë, për mënyrën e organizimit dhe mbarëvjajtjen e këtij procesi të rëndësishëm. Po ashtu ka qenë dhe drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Elsa Dhuli, në bashkëpunim me AMVV (Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore).

Read More

Përfaqësuesja e zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Korçë znj. Etleva Tare pret çdo ditë qytetarët për të mbledhur ankesat për shkaqe diskriminimi. Znj. Tare është antena e KMD në qarkun Korçë, Pogradec, Kolonjë, Përmet e Gjirokastër për të dhënë asistencë për plotësimin e ankesave që më pas trajtohen në Tiranë. Nga e hëna deri të premten mund ta gjeni pranë bashkisë Korçë, rruga 28 nëntori nr.1.

Read More

“Shtëpia e Uthullës” ka qenë një premtim i dhënë nga kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, e me sa duket ka filluar puna për ta përfunduar. Sot në ambientet e bashkisë është zhvilluar takim mbi ngritjen e Grupeve të Veprimit Vendor. Prof. Ilir Mehmeti prezantoi projektin IPARD ku në fokus të tij ishte “Strategjia e Zhvillimit Rural” dhe “Ndërtimi i Shtëpisë së Uthullës ”.Këto projekte janë të rëndësishme për të gjithë Qarkun e Korçës dhe më tej.

Read More

Kryeministri Edi Rama në një komunikim për opinionin publik lidhur me urdhrin për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj tha se nevoja e një reforme të thellë në drejëtsi është kërkuar me ngulm nga ai dhe qeveria e tij. Rama tha se qëllimi i tij ka qenë që të përmbyset përfundimisht sistemin e vjetër të drejtësisë. Ai shtoi se Ahmetaj nuk do të ketë avokate PS dhe vet Edi Ramën, sepse kjo parti nuk do të shërbejë si strehë për askënd, e se askush nuk mund të punojë për shtetin e për xhepin.

Read More

Si ndodhi krimiShqiptari i cili ekzekutoi me armë bashkëkombasin e tij 50-vjeçar në pikën e karburantit në Selanik, është vetëdorëzuar në polici. Sipas mediave greke, autori është një 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, i cili i shoqëruar nga avokati i tij është vetëdorëzuar pranë autoriteteve. Mediat greke kanë publikuar dhe pamjet e rënda të vrasjes, ku 50-vjeçari shihet teksa qëllohet me 3 plumba nga bashkëatdhetari i tij. Sipas mediave greke, dy shqiptarët janë përplasur për mosmarrëveshje financiare. Ata mësohet se ishin miq dhe të njohur në zonën ku ka ndodhur ngjarja.Autori dhe viktima kanë qenë ulur së bashku në të…

Read More