Author: Kolibri 4

Është vënë në pranga një shtetas nga fshati Starje i Kolonjës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Ka qenë vet ajo që ka bërë denoncimin për dhunë fizike dhe psikoligjike. Ja deklarata e Policisë; DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për dhunë në familje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 28 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të presë sot në Tiranë në një takim informal liderët e rajonit dhe komisionerin e BE për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi. Në këtë takim do të diskutohet rreth procesit të berlinit dhe takimit të radhës që do të mbahet në tetor në Tiranë.Takimi informal do të mbahet në “Vilën 30” dhe po aty do të zhvillohet në orën 13:⁰⁰ edhe një drekë informale. Në këtë takim nuk është planfikuar të ketë asnjë deklaratë apo konferencë, duke qenë se është informal.

Read More

Një ngjarje është regjistruar në fshatin Trestenik të bashkisë Devoll, ku një emigrant i paligjshëm dyshohet se është pickuar nga gjarpri. ipas informacioneve paraprake, ka qenë një banor i këtij fshati që ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur 2 emigrantë në fshat, ku njëri prej tyre ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes. Të dy emigrantët u transportuan në spitalin e Bilishtit, ndërsa na konfirmohet se njëri prej tyre është pickuar nga gjarpri gjatë ecjes mes malit, itinerar që e ndjekin shpesh emigrantët për të shkuar drejt Tiranës.

Read More

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se ditën e sotme dhe të nesërme do të ketë shkëputje të energjisë në Kolonjë. Për shkak të punimeve në Linjën 110kv Korçë-Ersekë-Përmet, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona. Më konkretisht, njoftimi i plotë; Ditën e nesërme dhe pasnesër datë 17 dhe 18 korrik 2023. Gjithë rrethi i Kolonjës nuk do ketë energji nga ora 8:00 deri me 16:00 për shkak të punimeve në Linjën 110kv Korçë-Ersekë-Përmet nga Brigadat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Read More

Zëri i saj mund të cilësohet si zëri i ndryshimit në fund të viteve 80′ kohë në të cilëm ajo nisi dhe hapat e parë të karrierës së saj në fushën muzikore, kryesisht atë të këngës së lehtë dhe qytetare. Si një vajzë mjaft e talentuar, Ermira me pasionin e saj arriti që të shkundte “pluhurin” e serenatave korçare duke i ngjitur në skenë me një zë mjaft melodioz. Ermira Babaliu ka lindur në qytetit e serenatave, në Korçë, por e rriti dhe arsimoi qyteti i Pogradecit, qyteti që siç thosh Lasgushi: “palcërisht shqiptar” dhe që nga gjiri i tij…

Read More

Jazz&Blues në shesh, Redon Makashi LIVE, Pazari gjallërohet nga muzika Mbrëmjen e djeshme Pazari i Vjetër i Korçës është gjallëruar nga muzika cilësore.Ishte festivali Jazz&Blues i cili solli instrumentistë botërore për të luajtur muzikën “e qiellit” në shesh. Nga ana tjetër, Redon Makashi do të vijonte tek Cera Una Volta, duke kënduar këngët e tij hite e duke i dhuruar njerëzve emocione të veçanta. Pazari i Vjetër i Korçës po gjallërohet dita ditës nga aktivitete dhe koncerte të ndryshme. EJA NË PAZAR!

Read More

Skënder Rusi mbushi 71 vite. Kolibri.al i uron shëndet dhe të vazhdojë të bekojë shpirtrat korçare me poezitë e tij të mrekullueshme. Gjithë jeta jote të jetë e mbushur me ditë të bukura si poezitë e tua! Jetoj në një qytet në formë zemre, Ku kitarat netëve marrohen! Ku djemtë nuk rrinë pa të shkelur syrin, Dhe vajzave ju pëlqen të ngacmohen! Jetoj në një qytet që dremit, Dhe zgjohet mbi supin e një mali. Ku dielli para se të nisë udhëtimin, Çlodhet pak mbi sup të një ushtari ! Jetoj në një qytet që më deh, Jo me vodkë,…

Read More

Ditën e sotme ka vdekur një pushues në plazhin e Golemit, ja deklarata e Polocisë: Policia informon se ‘M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën.Stafi mjeksor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes…

Read More

Shembja e urës shekullore të Orgockës në Kolonjë 5 vjet më parë, si pasojë e reshjeve të shumta ka bërë që ky monument kulture të humbasë përfundimisht si objekt por edhe vlerat e mëdha kulturore dhe historike që ai mbart. Ura, e cila daton në fund të shekullit të 17 ishte shembur pjesërisht para viteve ‘90, ndërsa pjesa e mbetur është marrë nga rrjedha e lumit vitet e fundit duke bërë që banorët të bllokohen në ditët kur ka reshje të mëdha dhe të rrezikojnë seriozisht jetën pasi në raste emergjencash kalojnë sërish aty si e vetmja mënyrë që i…

Read More

Liqeni i Prespës së Vogël në pjesën Shqiptare është në fund të stadit të zhdukjes së tij ndërsa nuk ka më shpresa për rikthim. Kanë mbetur me pak se 2 hektarë sipërfaqe ujore ndërsa pjesa tjetër është kënetëzuar e kështu vendi ynë ka humbur një pasuri të rëndësishme natyrore. Devijimi i lumit të Devoll në vitet 70 që sot shihet si një gabim njerëzor bëri që të rritet volumi i aluvioneve e të bllokohen burimet nëntokësore që e furnizonin liqenin që tani duket si një fushe kallamishteve. Për specialistet rikthimi i tij është gati i pamundur e megjithatë, pavarësisht zhdukjes…

Read More