Author: Kolibri 4
Të tilla tabela mund t’i shohësh kudo nëpër bizneset e Korçës. Për drejtuesin e portalit online të punësimit “Korça Info Shop” Krenar Myrteza mungesa e punëtorëve këtë sezon vere është i dukshëm në juglindje, çka ka sjell “paralizë” në disa prej bizneseve. “Ky është viti më i keqi në këto 4 vitet e fundit që ne jemi duke u marrë me këtë punë. Ka mungesë të theksuar të personave që duan të punojnë dhe ka kërkesë shumë të madhe të bizneseve që kërkojnë punonjës. Ka disnivel le të themi sepse realisht pagat po rriten në qarkun e Korçës”. Por pse…
Transportonte me kamion, lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, procedohet penalisht 24-vjeçari. Sekuestrohen 18 m³ dru të prera në mënyrë të paligjshme dhe automjeti që shërbente për t’i transportuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke transportuar me…
Ministri i Mbrojtjes, zoti Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe. Ministri Peleshi u prit në një takim nga Sekretari Shtetit për Mbrojtjen Ben Wallace. Z. Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare. Nga ana e tij, Sekretari Wallace shprehu gatishmërinë për intensifikimin e këtij bashkëpunimi në kuadër të Aleancës, por dhe në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal. Po ashtu Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u prit nga Ministrja e Shtetit Baronesha Goldie Dl. Të dy ministrat nënshkruan Deklaratën e Përbashkët mbi Rritjen e…
Një befasi ka qenë për ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi ceremonia e organizuar nga autoritetet britanike. Në pritjen zyrtare, në Ministrine e Mbrojtjes Britanike, gjatë parakalimit para trupës së nderit, banda frymore ka luajtur këngën korçare “Dëbora zbardhi malet”. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe ku është pritur nga personalitete të larta atje. Ai është takuar dhe me Sekretarin e Shtetit për Mbrojtjen Ben Wallace dhe me të Dërguarin e Posaçëm të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimorë Sir Stuart Peach, një mik i hershëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Rezultatet e gërmimeve mbi 4 vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre të universitetit të Bernës kanë konfirmuar se vendbamimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë mbi 8500 vjeçar, ose 6 mijë vjet para krishtit. Albert Hafner arkeolog nga Zvicra thotë se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8-9 mijë vjet më parë, të cilët më pas janë përhapur në Itali dhe gjithë Europën. Ky vendbanim është 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër thotë ai. Për arkeologun shqiptar Adrian Anastasi, ky është jovetëm një zbulim i madh…
Sportistja korçare Elina Xhengo po tregon gjithnjë e më shumë se është ylli i madh i hedhjes së shtizës dhe këtë e konfirmoi në një tjetër event të madh, pasi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian U23 të mbajtur në Finlandë dhe i shtoi karrierës së saj një tjetër sukses të madh, pas të triumfit në Europianin e femrave, por edhe në botërorin U20 dhe europianin U20. Kampionia e cila përfaqëson flamurin grek, arriti të triumfonte me një gjuajtje prej 60.73 m të cilën ajo e arriti në përpjekjen e fundit, megjithatë edhe përpjekja e saj e dytë më…
Ditën e sotme ka filluar procedimi penal për dy shtetas, një 39 vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka kërcënuar përmes telefonit një 54 vjeçar dhe po ashtu një shtetas tjetër 33 vjeç nga fshati Floq i qytetit të Korçës, dyshohet se i ka marrë me dhunë çelësat e automjetit një personi. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korça ka marrë materialet dhe ka filluar hetimet përkatëse. Ja deklarata e Policisë; DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas për vepra të ndryshme penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës…
Pas 60 vitesh është rikthyer “Nata e Dymbëdhjetë” e Shekspirit në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Një sukses absolut e ka cilësuar regjisori grek Dhimitris Millonas, i cili mbajti mbi shpatulla regjinë e kësaj shfaqje të vështirë. Nga ana tjetër aktorët të emocionuar tregojnë për Kolibri.al se mundi i orëve të tëra pune dhe provash është shpërblyer me duartrokitjet e publikut artdashës korçar, i cili kishte mbushur plot sallën. Shfaqja pritet të rikthehet në Shtator
Aksident me dy të plagosur në aksin nacional Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan. Nga pamjet e siguruara, shihet se një mjet është përplasur me barrierën anësore të rrugës, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy persona. Sipas informacioneve ata janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e qarkullimit rrugor po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Korçës, drejtuesi dhe njëri nga pasagjerët. Shkak paraprakisht dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

