Author: Kolibri 4
Pasi përmbyllën provimet e maturës, tashmë maturantët i pret një tjetër hap i rëndësishëm, ai aplikimeve dhe regjistrimit në universitet. Në raundin e parë, deri më datë 27 korrik maturantët kanë kohë që të kryejnë pagesën e tarifave të aplikimit. Më pas prej 29 korrikut e deri më 3 gusht do të përzgjedhin online 10 programet e studimit. Pas këtij hapi më 27 gusht do publikohet renditja e aplikantëve në u-albania. “Më 28 gusht kanë mundësinë e akimimit. Më 29 gusht-11 shtator bëhet regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë përmes 7 fazave 48-orëshe dhe nga data 12 shtator-13 shtator…
Këngëtarja dhe modelja Kejsi Medini rrëfeu se nuk do të martohej me një djalë me ngjyrë, edhe pse nuk ka asnjë paragjykim për ta. “Këtë s’besoj ta kisha bërë, jo se jam raciste, por nuk më pëlqen që t’i përziejë racat si i thonë. Nuk kam gjë kundër tyre, por s’do më pëlqente që unë të jem e bardhë e burri im i zi. Ndoshta dhe do ndihesha në siklet”, tha ajo.
Janë zbardhur emrat e viktimave të aksidentit të djeshëm në Greqi ku humbën jetën pesë persona me origjinë shqiptare. Sipas mediave bëhet fjalë për:
Në fshatin Menkulas të Devollit aty ku lindi dhe jetoi shkrimtari i madh Dritëro Agolli, sot si për ironi të fatit nuk ka asnjë gjurmë të tij. E vetmja ndërtesë që u projektua për të qenë shtëpi-muze sot është kthyer në një ngrehinë që nuk ka asgjë të përbashkët me atë se çfarë duhej të ishte në të vërtetë. Nëse futesh brenda saj e pakta që konstaton është se ajo sherben si banjë publike. E turpshme dhe e trishtë por një e vërtetë që duhet besuar. Teksa endemi nëpër godinën që duhej të ishte një muze dhe nëse do ishte…
Stina e nxehtë rrit rrezikun e pickimeve nga insektet ku më të ekspozuar mbeten fermerët dhe emigrantët e paligjshëm. Një emigrant nga Lindja e Mesme mbrëmjen e kaluar u pickua nga gjarpri teksa po udhëtonte në zonën e Trestenikut në Devoll i shoqëruar nga një shoku i tij ndërsa një banor u dha atyre ndihmën e parë duke i çuar në spital. Sipas të dhënave ky ishte rasti i dytë gjatë kësaj vere që kërkoi ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Korça edhe pse nuk është një prej qyteteve më të nxehta të vendit numëron raste të shtuara të personave…
Kolibri.al mëson se brenda në automjetin e aksidentuar në Greqi, ku humbën jetën 5 shqiptarë, njeri prej tyre është një 16 vjeçar i cili ndodhej në pjesën e pasme të makinës. Viktimat e tjera janë të gjinisë mashkullore dhe të moshës 55, 50, 19 dhe trupi i pestë është ende i paidentifikuar. Gjithashtu, bëhet me dije se targat e automjetit janë AA989MO, çka pritet të ndihmojë Policinë Greke që në ndihmë me Policinë Shqiptare të identifikojnë viktimat.
Një aksident i minutave të fundit ka ndodhur në aksin Korçë – Pogradec. Një mjet tip Mercedes ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë të tensionit elektrik. Në makinë ndodhej shoferi i cili ka pasur dëmtime të lehta dhe është shoqëruar për të marrë ndihmën mjekësore. Dëmet janë kryesisht materiale. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e devijimit të shoferit duke ju shmangur një qeni. Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po punon per zbardhjen e rrethanave.
2-0 ka humbur Partizani në Bjellorusi përballë Bate Borisov, duke eleminuar “Demat e Kuq” nga aventura e Champions League. Partizani do të vazhdojë ëndrrën në kupat e Europës, pasi kalon në Conference League, ku do të ndeshjet Club D Escalades nga Andorra.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi ku kanë humbur jetën 5 shqiptarë. Mediat greke bëjnë më dije se aksidenti ka ndodhur në zonën e Edessas, ku makina me të cilën udhëtonin shqiptarët u përplas me një kamion. Përplasja ka qenë e fortë duke u marr jetën 5 shqiptarëve, teksa pamjet tregojnë edhe makinën pothuajse të shkatërruar. Policia greke ka reaguar mbi aksidentin tragjik në Edessa. Aksidenti ndodhi përgjatë aksit Follorinë-Selanik, ku një automjet me targa shqiptare u përplas në mënyrë ballore me një kamion. Policia nuk ka dhënë detaje mbi identitetin e viktimave. Ja çfarë ka deklaruar Policia…
Një zbulim i rrallë ka dalë në dritë, pranë Linit, në Buqezë të Pogradecit. Arkeologët e Universitetit të Bernës, në bashkëpunim me arkeologët shqiptarë na konfirmojnë se në këtë vendbanim 8 mijë e 400 vite më herët, është zhvilluar bujqësia, zejtaria dhe peshkimi, jeta. Ky zbulim i ri, përveçse ka vlerë të padiskutueshme historike dhe arkeologjike, do të jetë një pikë e re referimi për turizmin, ka shkruar kryeministri Edi Rama në facebook.

