Kolibri.al mëson se brenda në automjetin e aksidentuar në Greqi, ku humbën jetën 5 shqiptarë, njeri prej tyre është një 16 vjeçar i cili ndodhej në pjesën e pasme të makinës. Viktimat e tjera janë të gjinisë mashkullore dhe të moshës 55, 50, 19 dhe trupi i pestë është ende i paidentifikuar.
Gjithashtu, bëhet me dije se targat e automjetit janë AA989MO, çka pritet të ndihmojë Policinë Greke që në ndihmë me Policinë Shqiptare të identifikojnë viktimat.