Author: Kolibri 4

Policia Kufitare e Qafë Thanës ka arrestuar shtetasin Erkan Saiti, banues në Kosovë. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Erkani ishte duke hyrë nga Maqedonia në momentin që u kap nga dogana shqiptare. Ja deklarata e Policisë; Në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ekstraduar nga Maqedonia e Veriut, shtetasin Erkan Sait, 34 vjeç, banues në Kosovë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës…

Read More

GËZUAR SHËN ILIAN Më 20 Korrik Kisha Orthodhokse nderon Profetin e Madh, Shën Ilia Thesvitin. Me lutjet e Shën Ilias, o Krisht Perendi mëshirona dhe shpëtona. Amin!” O Engjëll o Shën Ili, i lavdëruar profet Ti je pararendesi për ardhjen e Zotit Krisht. U shfaqe me trup mbi dhe dhe prej qiellit i dërgove Eliseut dhuratë dhe largove sëmundjet dhe spastrove lebrozet dhe na dhuron shërime edhe ndjesën e mekateve” Fotoja e parë – Kisha e Shën Ilias në Korçë Fotoja e dytë – Kisha e Shën Ilias në Voskopojë Fotoja e tretë – Kisha e Shën Ilias në Moravë

Read More

Këtë pyetjen e dëgjon shpesh tek drejtuesit e lokaleve dhe restoranteve në Pazari i Vjeter i Korçës. Deri vjet, muzika në qendër të këtij sajti turistik të veçantë të juglindjes gëlonte, duke sjellë jo pak turistë të përkthyer dhe në xhiro dhe përfitim ekonomik për operatorët që punojnë aty. Vitin e kaluar e mesa duket, me ligj dhe këtë vit, muzika deri në 00:00, brenda një norme të caktuar dhe decibeli po sjell më tepër dëm në xhepin e biznesebe sesa përfitim. “Një turist vjen të hajë, të këndojë, të pijë e të dëfrehet e jo të ikë në hotel…

Read More

Ditën e djeshme kryetari i bashkisë së Korçë ka mirëpritur disa kryetarë bashkie nga Moldavia. Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i mendimeve, ideve për sfidat e bashkive si dhe suporti ekonomik i bashkive për bizneset që operojnë në qytete. Postimi Mirëprita sot me shumë kënaqësi disa kryetarë bashkie nga Moldavia. Ndamë së bashku mendime, shkëmbyem ide për sfidat e bashkive, si edhe suportin ekonomik të bashkisë për bizneset që operojnë në qytet. Faleminderit për fjalët dhe urimet e mira për Korçën, si një vend me shumë gjallëri dhe turizëm të shkëlqyer.

Read More

Ishte 1977 kur në qytetin e Korçës u zhvillua koncerti “Zërat e Rinj” dhe në këtë koncert konkurues do t’i bashkohej asokohe edhe djaloshi Izaet Malo. Dalja e parë në skenë para një publiku të gjerë dhe kritik në moshë të re u evidentua me një interpretim të bukur të tij duke marrë kështu duartrokitje të zjarrta nga publiku korçar. Muzika ka qënë dhe mbetet gjithmonë pasioni i tij edhe sot kur ai nuk del më në skenë.Izeti pas daljes së parë në skenë u angazhua më pas për vite me radhë edhe si pjesë Estradës së Korçës, ku mori…

Read More

Përdoruesit e aplikacionit “WhatsApp” nga kompania “Meta” po përballen me një problem këtë mbrëmje pasi nuk po marrin e as nuk po dërgojnë dot mesazhe. Jo vetëm që versioni i aplikacionit celular nuk funksionon, por edhe versioni për PC nuk arrin të funksionojë. Deri më tani nuk ka asnjë informacion nga “WhatsApp” në lidhje me këtë çështje. Nëse rifreskoni versionin e desktopit, thjesht do të shihni ekranin e ngarkimit me një mesazh “WhatsApp encryption end to end”.

Read More

Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, ka inspektuar punimet e nisur në fshatin Guras ku po punohet për sistemimin e varrezave publike, zgjerimin e tyre dhe krijimin e të gjitha lehtësirave të mundshme. Xhakolli kërkoi rivendosjen e ujit menjëherë edhe pse ai ka qenë i vendosur por është dëmtuar nga persona të papërgjeshëm. Ky zgjerim i varrezave në Guras vjen për shkak të nevojës së shtuar, pasi varrezat e qytetit nuk kanë më kapacitet. Postimi: Guras Kemi nisur nga puna zbatimin e projektit për zgjerimin dhe sistemimin e varrezave publike në Guras. Jemi duke punuar për hapjen e kanaleve për…

Read More

Territori shqiptar mbetet në ndikimin e valëve të nxehtit afrikan ku termometri do të ngjitet sërisht deri në 41 gradë C në zona të izoluara në Qarqet; Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Përsa i përket motit, do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e vona të pasdites ku priten kalime vranësirash të lehta në zonat Verilindore dhe Juglindore. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 41°C. Era do të…

Read More

Disa turistë kanë mbetur të bllokuar në një humnerë, nga ku rrëshkitën dhe nuk mundeshin të dilnin. Pas marrjes së njoftimit Ministria e Mbrojtjes ka dërguar Helikopterin Cougar i cili u erdhi në ndihmë tre turistëve gjermanë, një grua dhe dy fëmijë, të cilët kishin rrëshkitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit. Të tre shtetasit e huaj u dërguan për trajtim në spitalin e Traumës.

Read More

Mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Ersekë” një automjet është përplasur me një motomjet dhe si pasojë e përplasjes ka mbetur një i plagosur, drejtuesi i motomjetit. Lexo deklaratën e Policisë; Korçë/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Dvoran, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes, ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi…

Read More