Author: Kolibri 4
Qyteti liqenor i Pogradecit është duke përjetuar ditët më të mira të tij sa i përket vizitorëve, qofshin ata vendas apo të huaj. Bregu i liqenit është i mbushur me pushues që kanë zgjedhur Pogradecin si destinacion turistik.Kolibri.al pyeti disa nga pushuesit lidhur me çmimet dhe cilësinë e plazhit. “Shumë mirë, ne jemi vendas. Jetojmë në Tiranë, por vijmë këtu për pushime, vendin tonë nuk e lëmë. Shumë pastër, shumë mirë, edhe çmimet në krahasim me qytetet e tjera janë mirë,” – tha një zonjë. “Për herë të parë bashkia ka vënë çadra falas. Këtu ku jemi deri te 1…
Më shumë se një dekadë më parë, nga ky stacion hekurudhor në “Gur të Kuq” udhëtonin mijëra pasagjerë me tren, nga Korça dhe Pogradeci drejt Elbasanit apo Tiranës, si një mënyrë alternative me kosto më të ulët. Sot, ky stacion i njohur si Guri i kuq në Pogradec, hesht dhe duket sikur tretet nën vete nga dita në ditë, aty nuk vjen më treni, nuk ka më njerëz dhe kjo alternativë transporti nuk ekziston më. Ish-punonjës të hekurudhës kujtojnë vitet e punës dhe shprehen se hekurudhën e mbytën partitë politike, me pretendimin se ishte jo rentabël. Jo vetëm për ish-punonjësit,…
Klajdi Haruni prej kohësh është në një histori të veçantë dashurie të cilën ka vendosur ta shijojë në privatësi të plotë. Këngëtari dhe pse vetë është një nga zërat më të dashur të muzikës dhe personazhet më të spikatur të estradës për jetën e tij private shumë pak dimë. Pak kohë më parë këngëtari pranoi se është i dashuruar, madje ai ndau një pozë që thjeshtë duket e dora e të dashurës së tij e shoqëruar me një zemër. Burime pranë Kolibri.al bëjnë me dije se çifti do të bëhen prindër për herë të parë. Ende nuk ka asnjë reagim…
Arben Xhina është drejtori i ri i IEVP Drenovë.Lajmin e bëjnë me dije burime të siguruara pranë drejtorisë së përgjithshme të burgjeve se Shina ka marrë emërimin si drejtor i burgut të Drenovës. Më parë këtë post e ka pasur Altin Gusho, i cili tashmë ushtron një detyrë tjetër pranë komisariatit të Pogradecit.Nga koha e largimit të Gushos dhe deri në ardhjen e Arben Xhinës, IEVP Drenovë ka pasur si drejtues një të komanduar nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve. Arben Xhina ka mbajtur me parë pozicionin e drejtorit të paraburgimit të në drejtorinë vendore të Policisë Elbasan. Burgu i…
Qeveria i jep dritën jeshile nisjes së lojërave të fatit. Rikthimi i basteve online nuk do të luhet më me para në dorë. Të gjithë subjektet që do të nisin të operojnë në këtë treg duhet të kenë si kapital fillestar të paktën 40 milionë lekë për të nisur biznesin e tyre, nga 1.2 miliardë lekë që ishte më parë. Bastet sportive online parashikohet të luhen nëpërmjet paisjeve elektronike si smartphone, tabletave, Ipad, apo në faqet zyrtare të internetit të këtyre bizneseve. Ndryshe nga më parë, projektligji i miratuar për Lojërat e Fatit detyron subjketet të ruajnë të dhënat e…
Luiz Ejlli nuk është politikan, as ministër, as kryeministër. Luiz Ejlli është një qytetar i thjeshtë i këtij vendi. Pyetja lind; ti që po lexon këtë shkrim, a je shoqëruar ndonjëherë kështu nga policia, pa rrip sigurimi, me shpejtësi dhe me buzëqeshje arrogante? Këtë e bën fama, këtë e bën Luiz Ejlli. Ende nuk dihet sesi Luiz Ejlli ka mundur të sigurojë një polic për të shmangur trafikun e rrugës Tiranë – Durrës, por ajo çka mund të themi me siguri është se kjo ngjarje është e shëmtuar, teksa shteti shqiptar përballet me vrasje dhe plagosje në sheshet publike të…
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për legalizimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Vendimi parashikon kushte të rrepta kontrolli. Për të drejtuar dhe kontrolluar procesin, ligji parashikon krijimin e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it. Kjo agjenci do të jetë me statusin e personit juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe do të ketë si mision mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe të prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore e industriale dhe monitorimin e zbatimit të këtij ligji. Agjencia do të ketë selinë ne…
Ditën e djeshme specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll konstatuan një automjet tip furgon, me një sasi drush të prerë në mënyrë të paligjshme. Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej. Ja deklarata e Policisë; Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, pasi në fshat, u konstatua duke transportuar me një automjet tip furgon, një sasi drush të prerë…
Një 58 vjeçar përplaset me bordurën në dalje të qytetit të Ersekës, në fshatin Qinam. Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi ishte në gjendje të dehur. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë e arrestuan në flagrancë dhe materialet procedurale ia kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Drejtuesi i mjetit është është rrezikut të jetës. Ja deklarata e DVP Korçë; Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 58 vjeç, banues në fshatin Qinam, Kolonjë, pasi në dalje të qytetit të Ersekës, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip…
Qeveria vë në dispozicion të investitorit strategjik i “Investment and Development Albania” për ndërtimin e një hoteli luksoz në Korçë. Vlera e investimit të projektit të investimit “Green House Korça Resort” i parashikohet të jetë tetëmbëdhjetë milionë euro. Qeveria vë në dispozicion të investitorit strategjik i “Investment and Development Albania” për ndërtimin e një hoteli luksoz në Korçë. “Prona e përmendur vihet në dispozicion për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Green House Korça Resort”, me subjekt investues “Investment and Development Albania”, sh.p.k., me NUIS L91703053C” – thuhet në vendimin e djeshëm që është miratuar më 19 korrik 2023…

