Author: Kolibri 4
Skënderbeu pret edhe këta tre futbollistë që do të vijnë nga dita në ditë dhe më pas merkatoja për bardhekuqtë do të quhet e mbyllur. Këtë lajm e bën të ditur për Kolibri.al vetë trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç. Madje, njëshi i stolit thotë se nëse vijnë edhe këta tre lojtarë që janë të mbyllur që do të jenë me Skënderbeun, por që thjesht janë procedurat deri në momentin që të vijnë në qytetin juglindor, atëherë nuk ka se çfarë të pritet më, pasi grupi do të jetë i plotë. Tre futbollistët që do të vijnë janë, sulmuesi Zhordan Fleçer,…
Korçë/Megaoperacion për goditjen e falsifikimit të dokumeneteve me qëllim parandalimin e migrimit të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe, ShBA-së, Kanadasë dhe në hapsirën SCHENGEN. Zbulohet dhe sekuestrohet një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara. Finalizohet megaoperacioni policor i koduar “The counterfeiters”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, pas hetimeve 5-mujore. Zbulohet dhe goditet një grup kriminal që prodhonte dhe pajiste me dokumente të falsifikuara udhëtimi, identifikimi, diplomimi, leje drejtimi dhe qendrimi, shtetas shqiptarë dhe të…
Rreth 3000 banorë të fshatrave Çërravë dhe Qershizë në Pogradec prej vitesh ankohen për amortizimin e rrugës kryesore. Kjo vjen për shkak të qarkullimit të kamionave të tonazhit të rëndë, të cilët marrin inerte në kodrat përreth. “Unë po bëj 52 vjeç që kam ardhur këtu, këtë rrugë siç e kam gjetur ashtu do e lë se do vdes. Hyn kush hyn, del kush del, këtu nuk ka rregull…”, tha një grua. “Kamionat e kanë prishur rrugën, ne duam zgjidhje që asnjë kamion të mos lëvizë”. “Këtu kalojnë kamiona të rëndë. Pasuria e malit për Çerravë do ishte lule. Këta…
Voskopoja është një nga fshatrat më të veçantë të Shqipërisë. Fshati i gurtë është i njohur edhe për 24 kishat që ka mbartur, të shpërndara në gjithë zonën përreth. Ciceronia e fshatit tregon pse Voskopoja ka pasur këtë harmoni kishtare ndërkohë që disa prej tyre sot janë të vizitueshme nga turistët e huaj. “Për shkak të zhvillimit ekonomik plus disa prej kishave ishin dhuratë nga lagjet ku ishin vendosur, kishin diçka në 14 lagje, të gjitha kishin kishën e tyre të madhe dhe ishin dhuratë qoftë te lagjes qoftë të njerëzve të pasur. Ndoshta për të shprehur madhështinë e tyre…
Skënderbeu fiton 3-1 miqësoren e dytë të luajtur ndaj FC Helzag. Përfundon me rezultatin 1-3 në favor të Skënderbeut ndeshja midis FC Helzag dhe Skënderbeut, e luajtur sot në mbrëmje në stadiumin e Korçës. Një lojë mjaft e bukur dhe e luftuar nga të dy ekipet, por me fitoren e Skënderbeut që arrin suksesin e dytë në po kaq sfida miqësore të luajtura deri tani. “Faleminderit ekipit të Skënderbeut që na mundësoi këtë miqësore dhe një falenderim për njerëzit që ishin sot në stadium” shprehet FC Helzag në faqen e tij. Skënderbeu ndërkaq ka programuar edhe disa ndeshje të tjera…
Erion Isai ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale foton me një nga politikanët më të rëndësishem në SHBA. Është John Kasich, governor i Ohio States per dy mandate dhe kandidat për president i SHBA-së në vitin 2016 nga ana e Republikanëve i cili ka kryer një takim me kryebashkiakun e Kolonjës. Rikujtojmë që Isai ka kryer para disa muajsh një tour në Amerikë me disa nga drejtuesit e pushtetit lokal të Kolonjës, teksa kanë përfituar nga lidhjet aty për të krijuar ura lidhëse të cilat pritet të jetë frytdhënëse në të ardhmen.
Mbrëmjen e sotme Policia e Gramshit ka marrë një njoftim se në liqenin e hidrocentralit të Banjës janë mbytur 4 persona dhe se nxjerrja e tyre nuk është bërë ende. Polumbarët janë nisur me ugjencë në drejtim të liqenit për nxjerrjen e trupave, po ashtu Prokuroria po heton në vendngjarje. Gramsh/informacion paraprak Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se: Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në…
Sorina Koti është deputetja e PD në Korçë, e cila shpesh herë njihet per deklaratat e çuditshme qe kryen. Ndiqni postimin e saj të fundit në Facebook Cdo kursim i korcareve shkon per ngrohje… Blerja dhe sistemi i druve fillon sapo mbaron dimri, se kemi dimer te gjate ne ketej dhe pa ngrohje nuk funksionon asgje, as jetesa e perditshme! Kosto te larte kemi ne korcaret, por si nikoqire qe jemi, i zgjidhim vete problemet tona! Edhe te vazhdojme te ngrejme zerin, per te mos u ngritur cmimi i druve, qe te mos kujtohemi ne momentin e fundit, kur te…
Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave vendore të qarkut Fier për shuarjen e flakëve në zonën e pyllëzuar në Peshtan. Në këto ditë me temperatura të larta, kur shtete të ndryshme të Evropës po përballen me zjarre, u bëjmë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, të raportojnë në kohë vatrat e vogla për të shmangur përhapjen në zona më të mëdha!
Qatromi është një fshat vetëm 4 kilometra larg Korçës por ashtu si në shumë fshatra të vendit braktisja është e dyfishtë. Mungesa për një kohë të gjatë e investimeve ka bërë që vit pas viti banorët të lënë fshatin dhe të largohen kryesisht në Tiranë apo në emigracion. Ata pak banorë që kanë mbetur merren më së shumti me blegtori dhe pemëtari por braktisja nga të rinjtë të cilët preferojnë t’i ikin rrugëve me pluhur dhe baltë të fshatit për të shkuar drejt zonave urbane po i frenon edhe këto dy sektorë. Banorët tregojnë se thuajse çdo familje është marrë…

