Author: Kolibri 4
Mesditën e sotme në qyetin e Korçës, një automjet ka përplasur mjetin e parkuar dhe si pasojë ka ngelur i plagosur një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur te “Pazari i Biçikletave” në qyetet. Korçë/Informacion paraprak Më datë 23.07.2023, rreth orës 10:50, në lagjen nr.6, Korçë, tek vendi i quajtur “Pazari i Biçikletave”, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin A. Q., ka përplasur një automjet tip “Ford” të parkuar, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori I. D., rreth 73 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Gjatë kontrollit të një mjeti në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, shetatit R.M. ju gjend një sasi e vogël lëndësh narkotike kokainë. Ja deklarata e Policisë; DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas, për lëndë narkotike në mjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 31 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në dalje të qytetit të Pogradecit, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet e sekuestrua një sasi e vogël me lëndë…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mirëpritur sot në bashkinë minoritare të Pustecit homologun maqedonas Stevo Panderovski. Të dy presidentët kanë vlerësuar marrëdhënien e mirë midis dy shteteve dhe punën e kryer në këtë bashki minoritare. Ndërkohë që të pyetur nga mediat ata kanë folur për procesin e Berlinit dhe Open Balkan. Të dy presidentët kanë qenë të sinkronizuar teksa janë shpehur se prices i Berlinit është procesi më i rëndësisëshëm momental, ku marrin pjesë 6 shtete nga Ballkani. Përsa i përket iniciativës Open Balkan ata shprehen se në këtë iniciativë po marrin pjesë vetëm 3 shtete, duke…
Ky është Sabedin Gurishta, samarxhi dhe nallban. Teksa u ndalëm në punishten e tij në Kamenicë të Korçës, e gjetëm duke punuar. Zanati i samarxhiut, trashëgohet përgjithësisht brenda familjes dhe gjen një shtrirje të gjerë në Qarkun e Korçës pasi kafshët e ngarkesës zënë një vend të rëndësishëm në punët e bujqësisë. 63 vjeçari e ushtron këtë zanat që në moshën 16 vjeçare. Një samarxhi kryesisht realizon samarin, palldëmin, qengëlan dhe kapistallin. Për të bërë një samar, Gurishta thotë se i duhen deri në 2 ditë kohë. Një samar sot shitet deri në 10 mijë lekë ndërsa kërkesa ka. Ashtu…
Një seri rekordesh klimatike mbi temperaturën, nxehtësinë e oqeanit dhe akullin e detit Antarktik kanë alarmuar disa shkencëtarë të cilët thonë se shpejtësia dhe koha e tyre është e paprecedentë. “Valët e rrezikshme të të nxehtit në Evropë mund të thyejnë rekorde të tjera”, thotë OKB. Është e vështirë të lidhen menjëherë këto ngjarje me ndryshimin e klimës, sepse moti – dhe oqeanet – janë kaq komplekse. Studimet janë duke u zhvilluar, por shkencëtarët tashmë kanë frikë se disa skenarë të rasteve më të këqija po shpalosen. “Toka është në territor të paeksploruar, tani për shkak të ngrohjes globale nga…
Luiza Gega është sportistja e parë e cila ka fituar të drejtën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Një sportiste e mbështetur së fundmi nga ministria e arsimit dhe ajo e mbrojtjes, Gega kërkon edhe njëherë të shkruajë historinë me flamurin shqiptar, si herët e fundit në garat që ka marrë pjesë. Kolonele Luiza Gega shënoi rezultatet olimpik në Kampionatin Ballkanik të Atletikës i cili u mbajt në Serbi, ndërkohë që pritet që stërvitjen ta kryejë në fshatin turistik të Dardhës
Shfrytëzohet nga narkomanët, ish-Fabrika e Qelqit në Korçë ngrehinë e rrezikshme. Një skelet i madh tullash dhe betoni është ajo çfarë ka mbetur nga ish-fabrika e qelqit në periferi të qytetit të Korçës. Një ngrehinë sa e shëmtuar aq edhe e rrezikshme për këdo që futet në brendësi të këtyre rrënojave gjysmë të shembura. Por më të rrezikuarit janë fëmijët të cilët jo në pak raste i përdorin këto ngrehina për të luajtur thonë banorë të zonës. Por këto ngrehina nuk janë problematike vetëm për shkak të rrezikshmërisë së inerteve dhe pamjes që kanë, ato janë kthyer në streha narkomanësh…
Niça është një fshat në Malësinë Pogradecit i banuar kryesisht nga vllehët. Nga 12 Kisha e 5 ura shekullore, atje kanë mbetur vetëm dy monumente që rrezikohen të nga mungesa e ndërhyrjeve. Dikur me 15 mijë banorë, sot kanë mbetur vetem 15 familje. Sot këmbana bie vetëm në njërën prej tyre që ka mbetur në këmbë. Në derë mban shënimin “Monument Kulture”, por dorën mbrojtesë të institucioneve se ka parë kurrë përveçse 2 ndërhyrjeve me paratë e banorëve të zonës. Ikonat dhe muralet origjinale të kishës më shumë se 300 vjeçare po shkatërrohen. “Një pjesë ka rënë dhe një pjesë…
Presidenti Begaj dhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut Pendarovski do të zhvillojnë një vizitë pune në Pustec dhe në Pogradec Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, ditën e dielë, më 23 korrik 2023, vjen në Shqipëri për një vizitë pune, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Stevo Pendarovski. Të dy presidentët do të zhvillojnë një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku të shoqëruar nga autoritetet vendore të Bashkisë e të Qarkut të Korçës, do të vizitojnë qytetin e Pustecit dhe do të takohen me përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase në këtë rajon. Gjithashtu, të dy…
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të dhunës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me shkelm në bark, bashkëjetuesen e tij e cila për pasojë ka abortuar fetusin 2-muajsh dhe ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

