Author: Kolibri 4
Skënderbeu merritonte më shumë mbrëmjen e sotme në Korçë, teksa vetëm pak momente më parë ka përfunduar miqësorja ndaj Dinamos. Miqtë nga kryeqyteti kryesonin deri në minutën e parë shtesë, por vendasit barazojnë në limitin e fundit. Një gol që në fraksionin e parë të ndeshjes, me një Dinamo që shkoi vetëm një herë në portën vendase, ndërkohë që Skënderbeu, luajti vërtet mirë në këtë test dhe përvec golit të barazimit, merritonte më shumë se 1-1. Kronika e plotë e ndeshjes
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec një ditë më parë. Një 25 vjeçare punonjëse në një subjekt privat është çuar pa ndjenja në spitalin e Pogradecit. Pas referimit të ngjarjes nga mjekët në polici, kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje vajzën, pasi ajo ka marrë veten. Nga deklarimet e vajzës rezultoi se ajo ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga shtetasi Arian Mema dhe për pasojë kishte humbur ndjenjat, e gjithë ngjarja kishte ndodhur teksa Mema ka qenë duke montuar panele diellorë në subjektin ku vajza punonte si pastruese. Pas…
Zjarri i madh që shpërtheu në ishullin grek të Rodosit detyroi mijëra turistë dhe banorë të ishullit të strehoheshin në shkolla dhe stadiume të mbyllura, pasi u evakuuan me anije private nga fshatrat bregdetare dhe vendpushimet. Mijëra kaluan natën në plazhe dhe rrugë. Shumë njerëz u larguan nga hotelet kur flakët e mëdha arritën në fshatrat bregdetare të Kiotari, Gennadi, Pefki, Lindos, Lardos dhe Kalathos. Turistët tregojnë tmerrin e përjetuar kur panë flakët të vinin dhe policia u tha të evakuoheshin. Pasi kishin bërë gati çantat, zjarri ishte në gjysmë të rrugës poshtë kodrës. Akoma më e frikshme situata u…
Luiza Gega kualifikohet për në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’. Atletja shqiptare ka arritur të triumfojë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Serbi në disiplinën 3 mijë metra me pengesa. Medalje e artë dhe super kohë e arritur prej saj e cila është normë kualifikuese për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm. Me kohën e dhënë së fundmi në Kampionatin Ballkanik, Luiza Gega bëhet sportistja e parë shqiptare që merr biletën kualifikuese për ‘Paris 2024’. Shqipëria përfaqësohet në këtë Kampionat me 9 atletë (5 djem – 4 vajza). Kampionati zhvillohet në Krajlevo të Serbisë nga datat 22-23 Korrik,…
Ivanka Tramp, vajza e njohur e ish-Presidentit të Amerikës dhe miliarderit Donald Tramp, është duke pushuar në Republikën e Shqipërisë. Mesa duket lajmi i Shqipërisë turistike ka shkuar deri në familjet persidenciale amerikane, ku Ivanka ka vendosur të pushojë në brigjet e Shqipërisë. Sipas informacioneve bëhet me dije se Ivanka Tramp është duke pushuar në Sarandë, Ksamil dhe Vlorë. Ndërkohë që në ditët në vijim pritet të vizitojë dhe qytete të tjera, ku ndër to flitet të jetë Korça dhe Pogradeci.
Skënderbeu dhe Dinamo po luajnë prej orës 19:30 në një sfidë miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Në stadiumin “Skënderbeu” sfida është zhbllokuar pas 15 minutash lojë me kryeqytetasit të cilët kanë kaluar në avantazh.
Përfundoi Kampionati Europian Universitar i Volejbollit i zhvilluar nga data 16-23 korrik në Bragë të Portugalisë, në të cilin Shqipëria u përfaqësua nga volejbollistet e Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë. Ekipi i Universitetit “Fan S. Noli” zhvilloi 6 ndeshje në këtë kompeticion, nga të cilat fitoi dy dhe humbi katër.Me rezultatet e fituara në kompeticionet e dy viteve të fundit të zhvilluara nga Federata Evropiane e Sportit Universitar, ekipi i volejbollit të Universitetit tonë në edicionin e ardhshëm do të jetë në vazon e dytë (nga katër gjithsej) në hedhjen e shortit. Suksese të mëtejshme ekipeve sportive të Universitetit “Fan…
17° C shënon temperatura në këtë mbrëmje në fshatin turistik të Dardhës. Fshati i gurtë i cili plotëson të gjitha kushtet optimale këtë sezon vere për të mirëpritur me qindra turistë. Një nga arsyet e forta se pse këta të fundit po e vizitojnë çdo ditë e më shumë Dardhën janë dhe temperaturat më të favorshme në krahasim me kryeqytetin apo qytetet bregdetare. Të pyetur nga Kolibri.al drejtues të bizneseve në këtë fshat turistik shprehen se numri i vizitorëve është i kënqshëm. Ndërkohë këta të fundit tregojnë se çmimet klima, mikrpritja, tradita kultura, qetësia që ky fshat fal e kulinaria…
E kaluara diktatoriale e Shqipërisë ngjall edhe sot kureshtjen e mediave të huaja dhe turistëve. Në të gjitha mediat e huaja nuk ka munguar përmes reportazhesh apo shkrimesh një nga dëshmitë unikale të Shqipërisë ateiste, “historinë e Kishës – Bunker” në Lin. Lini, gadishulli i vogël në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, vetëm 22 km nga qyteti i Pogradecit, ruan një nga dëshmitë unikale të Shqipërisë ateiste. Në kodrën që shtrihet fshati,në pikën fundore të saj, ku vështrimi ndahet mes Ohrit dhe Pogradecit, ndodhet Bunkeri Kishë- i Linit. Në 1967, pas vendimit për çrrënjosjen e fesë, Kisha 3 shekullore…
Bardhekuqtë, sot në këtë të dielë do të luajnë testin e tretë miqësor, këtë herë ndaj Dinamos. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” dhe do të startojë në orën 19:30. Pavarësisht se njoftimin e ka nxjerrë klubi dinamovit, Skënderbeu edhe ditën e sotme deri në këto momente që është dita e miqësores nuk kanë bërë asnjë njoftim për tifozërinë korçare. I vemti njoftim mbetet kjo foto që po sjellim për ju më poshtë, por që i takon miqve dhe jo Skënderbeut. Gjithsesi, duke parë tempraturat e larta është lënë pikërisht kjo orë, pra 19:30, në mënyrë që miqësorja të…

