Bardhekuqtë, sot në këtë të dielë do të luajnë testin e tretë miqësor, këtë herë ndaj Dinamos. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” dhe do të startojë në orën 19:30. Pavarësisht se njoftimin e ka nxjerrë klubi dinamovit, Skënderbeu edhe ditën e sotme deri në këto momente që është dita e miqësores nuk kanë bërë asnjë njoftim për tifozërinë korçare.
I vemti njoftim mbetet kjo foto që po sjellim për ju më poshtë, por që i takon miqve dhe jo Skënderbeut.
Gjithsesi, duke parë tempraturat e larta është lënë pikërisht kjo orë, pra 19:30, në mënyrë që miqësorja të luhet në kushte klimaterike sa më të përshtatshme, teksa pjesa e dytë totalisht do të luhet nën dritat e projektorëve.
Një test miqësor që do ti shërbejë shumë trajnerit Gvozdenoviç, për të parë edhe njëherë të tijtë pas katër javësh faze përgatitore.
Sot, në tribunën qëndrore do të jetë edhe presidenti Ardjan Takaj, i cili kohët e fundit po vjen shpesh në qytetin juglindor, për të qenë pranë ekipit, por edhe për të parë se çfarë eipi ka ndërtuar deri në këto momente merkatoje verore.
Miqësoret e Skënderbeut:
Skënderbeu – Voska Sport 2-0
Shënues: Shaqe, Rashica
Skënderbeu – Helzag 3-1
Shënues: Hysolli, Beçka, Sevio / Shahinasi
Skënderbeu – Dinamo 23 korrik (Ora 19:30)
Skënderbeu – Malisheva 27 korrik
Skënderbeu – Vora 30 korrik
Skënderbeu – Elbasani 02 gusht
Skënderbeu – Flamurtari 07 gusht


