Author: Kolibri 4

Qatromi është një fshat vetëm 4 kilometra larg Korçës por ashtu si në shumë fshatra të vendit braktisja është e dyfishtë. Mungesa për një kohë të gjatë e investimeve ka bërë që vit pas viti banorët të lënë fshatin dhe të largohen kryesisht në Tiranë apo në emigracion. Ata pak banorë që kanë mbetur merren më së shumti me blegtori dhe pemëtari por braktisja nga të rinjtë të cilët preferojnë t’i ikin rrugëve me pluhur dhe baltë të fshatit për të shkuar drejt zonave urbane po i frenon edhe këto dy sektorë. Banorët tregojnë se thuajse çdo familje është marrë…

Read More

Shumë bashki nuk kanë shlyer ende detyrimet e prapambetura, ku stoku i tyre është 5.4 mld lekë. Sipas ministres së Financave, Delina Ibrahimaj janë katër bashki që vijojnë që të kenë probleme financiare, ndërkohë që një tjetër ka kaluar në vështirësi financiare. Në konferencën me temë “Financat vendore 2022″, ministrja zbuloi emrat e bashkive që mbeten me probleme. Ata janë bashkia Peqin, Tropoja, Pogradeci dhe Delvina. Bashkia Dimal ka kaluar në vështirësi financiare. Nga 10 bashkitë që u konstatuan me probleme financare në 2021, 5 kanë dalë nga rreziku. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj u bën thirrje kryetarëve me borxhe…

Read More

Toleranca fetare është një nga shtyllat kryesore të bashkimit dhe unitetit të ne shqiptarëve. Ne ndodhemi sot në Malin e Dobergorës, që në shqip do të thotë Mali i Mirë e ndërtesa e cila është mbrapa meje është një vakëf i cili shërben për besimtarë myslimanë e të krishterë ku bashkë luten e falen. Ky vakëf është ndërtuar përpara 300 vitesh, i cili do të amortizohej për shkak të kohës dhe rikonstruktohej vitet e fundit nga disa vullnetarë të zonës së Arrzës dhe Korçës. Brenda saj shihen qartë simbole të dy besimeve, të krishterë dhe islame. Banorët e zonës tregojnë…

Read More

Një ndër kulturat e mbjella në fushën e Maliqit është misri. Në këtë periudhë të vitit, pasi është tharë, nis shitja e tij. Por fermerët e kësaj zone nuk kanë treg për ta shitur, pasi importi nga vendet e tjera ka penalizuar shitjen e prodhimit të tyre. Ata tregojnë se çmimi është shumë i ulët dhe nuk justifikon as mundin dhe as paratë e shpenzuara. “Rreth 170-200 kuintal kam misër. Nuk ka çmim e nuk vjen njeri të interesohet. Për momentin thonë me 350, por nuk e dimë. Nuk ja vlen, ka shumë shpenzime dhe s’ia del. Po ngeli kështu…

Read More

Një 48 vjeçar nga Pojani është shpallur në kërkim DVP Korçë/Shpallet në kërkim, ushtroi dhunë në familje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Vijon puna për kapjen e tij. Ja deklarata e Policisë; Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 48 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Vijon puna për kapjen e shtetasit J. K. Materialet…

Read More

Ditën e sotme në lagjen nr. 4, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një automjet tjetër, ka shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i mjetit është arrestuar por nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit. Deklarta e Policisë; DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas, përplasi mjetin dhe u largua Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një automjet tjetër,…

Read More

Mesditën e sotme në lagjen nr. 7, Korçë, Forcat “Shqiponja” kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. D., të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte. 18-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar dhe tentoi të largohej, por u kap. Po ashtu babai i tij ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të 18-vjeçarit, në ambientet e Komisariatit dhe i ka penguar në kryerjen e detyrës. Deklarata e DPV Korçë; DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas, tentuan t’i iknin Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin…

Read More

Sezoni turistik gjatë verës bën që pjesa më e madhe e pushuesve vendas të zgjedhin detin.Korça ofron tjetër turizëm, të cilin e prefererojnë të huajt. “Në lidhje me turistët vendas normal që ka mungesë, sepse Korça nuk ofron të njëjtin turizëm me bregdetin, Korça është qytet malor ka turizëm dimri zakonisht, por përgjithësisht ka ulje të numrit të vizitorëve vendas. Për turistë të huaj ka rritje të numrit duke marrë parasysh lehtësimin e masave të pandemisë dhe gjithçka tjetër”, thotë Vilson Demko, recepsionist hoteli. “Të huaj ka pasur gjithmonë që vijnë vizitojnë Korçën, pastaj është kjo pjesa shumica viziton vendet…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vitisë në Kosovë, ku një 17-vjeçar ka vdekur pasi është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Osmani deklaron se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 21:45, moment kur shërbimet e urgjencës kanë marrë njoftimin për plagosjen e një të riu me thikë. Sipas zëdhënësit të policisë 17-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra. Në lidhje me rastin është arrestuar…

Read More

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë është nderuar nga Bashkia Pogradec me titullin e nderit “Mirënjohja e qytetit”. Ceremonia e dhënies së titullit është mbajtur të enjten në prani të qytetarëve dhe intelektualëve pogradecarë si edhe me praninë e Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Z. Skënder Durmishi, Prefektit Nertil Jole dhe Kryetares së Këshillit të Qarkut Korçë znj. Ana Verushi. Faleminderit Z. Ambasador Qemal Minxhozi Momente nga ceremonia e dhënies së titullit të nderit “Mirënjohja e qytetit” nga Bashkia e Pogradecit për z.Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës prej 9 vitesh. Motivi për këtë titull mirënjohje lidhet me…

Read More