Author: Kolibri 4
Makinat flasin dhe shkruajnë tashmë si ne: ChatGPT e vërteton këtë, një sistem komunikimi i krijuar nga Inteligjenca Artificiale, i cili dallon deri edhe moshën dhe kulturën e bashkëbiseduesve dhe u përshtatet atyre për t’u kuptuar më mirë. A është ky një tjetër hap drejt zëvendësimit të njeriut? Në fillim ishte HAL 9000, kompjuteri i krijuar nga Stanley Kubrick për filmin “2001: A Space Odyssey”, në vitin 1968. Një “kalkulator elektronik” që ndërvepronte me astronautët dhe i mbështeste ata në misionin e tyre. Sa keq, që doli të ishte “i keqi” i historisë: po përpiqej të vriste shokët që donin…
Pas hedhjes së shortit, ekipi i volejbollit të vajzave të Universitetit “Fan S. Noli” pjesëmarrës në Kampionatin Evropian Universitar që po zhvillohet në Brage të Portugalisë luan në këtë grup: University of ZagrebGerman Sports University Colognie“Fan S. Noli” UniversityUniversity of Bordeaux Tashmë kanë nisur ndeshjet në grupe, ku përballjen e parë bajzat korçare e kanë me ekipin e Universitetit të Kelnit. Janë luajtur dy ndeshjet e para, ku korçaret kanë humbur përballë Zagrebit dhe Koln.
Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në aksin Korçë-Pogradec, ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollon dhe ka dalë nga rruga. Deklarata e Policisë; Pogradec/Informacion paraprak Më datë 19.07.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Rëmenj, Pogradec, shtetasi A. L., 20 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi dhe shtetasi A. M.,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të kryeqytetit pasditen e së mërkurës. Një 13-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda automjetit që ndodhej në garazhin e banesës në Babrru. Dyshimet e para janë që vdekja e të miturit të jetë shkaktuar nga asfiksia. Ja deklarata e Policisë; Tiranë/Informacion paraprak Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Buçimas, Pogradec, ku babai ka goditur vajzën e tij të mitur, 17 vjeçare, me send të mprehtë, për arsye ende të panjohura. Vajza është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur dhe është edhe në kujdesin e psikologëve, ndërsa babai i saj është arrestuar. Ja deklarata e Policisë; DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të dhunës në familje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 50 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se…
Pogradec/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pokeri”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec, për goditjen e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Procedohen penalisht 20 shtetas që ushtronin këtë veprimtari të paligjshme, nga të cilët 3 të arrestuar në flagrancë, 1 i shpallur në kërkim dhe 16 të tjerë në gjendje të lirë. Shtetasi i shpallur në kërkim posedonte ambientin e përshtatur për organizimin e lojërave të palejuara. Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, 4 celularë dhe shuma parash. Në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të ambienteve të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe…
Bashkimi Europian ka ndërprerë fondet e bujqësisë për Shqipërinë. Mësohet se bëhet fjala për rast korrupsioni në projektin IPARD II, çka ka sjellë hetim nga strukturat europiane dhe me pas vendimin drastik për ndalimin e fondeve për Shqipërinë. Për këtë ka reaguar dhe gazetari Osman StafaBE ndërpret fondet e bujqësisë për Shqipërinë (IPARD), pas hetimit të Zyrës Antikorrupsion të Bashkimit Europian. Hetimi i nisur 2 vite më parë ka zbuluar se AZHBR (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural) nuk ka respektuar procedurat ligjore për shpërndarjen e granteve për fermerët, duke bërë që një pjesë e konsiderueshme e fondeve të vidhen.…
Të dëgjohet muzikë Jazz, blues, country në një fshat të Pogradecit kjo është e çuditshme, por e vërtetë. Më datë 21, të premten, Land Fusha, Bledar Sejko, Sokol Fusha, Einar Nelku do të luajnë muzikën e qiellit në fabrikën e verës “Pelium”, në një koncert të organizuar nga disa organizatorë, një ndër ta dhe Sherlock Irish Pub. E sigurt është që me kodin e veshjes tërësisht të bardhë, me verën e mirë, me ushqimin e Dante Restorant dhe me muzikën fantastike, të gjithë do të kënaqen. Transporti në 20:30 dhe kthimi në 01:00, Falas. Hyrja është më pagesë. Kënaquni!
Një tjetër histori suksesi nga efektivët e anijes “Butrinti”. 52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni janë shpëtuar ditën e djeshme nga një gomone në rrezik në brigjet turke, kjo falë bashkëpunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke. Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve. “Krenarë që efektivët tanë, pjesë e misionit SNMG2 TU 01, vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe të jenë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës”- ka shkruar vet Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Një pushues ka pësuar kriza zemre në qytetin e Pogradecit dhe pas kontrollit në spitalin e Pogradecit është bërë transportimi i tij me helikopter drejt kryeqytetit, në gjendje të rënduar. Bëhet fjala për 74 vjecarin me inicialet P.Ç, i cili ka shkuar vet në spitalin bashkiak por mjekët duke parë gjendjen e tij tejet të rënduar kanë rekomanduar transferimin e tij drejt spitalit të Tiranës, për mjekim më të specializuar

