Author: Kolibri 4
Temperaturat e larta përveç rrezikut për shëndetin, sjellin me vete edhe rrezikun nga zjarret. Vendi ka pësuar dëme të mëdha vitet e kaluara nga zjarret që kanë djegur mijëra hektar pyje dhe sigurisht se frika ekziston edhe këtë vit. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bën apel ndaj çdo qytetari të jenë të kujdesshëm ndaj çdo veprimi. Ja çfarë ka shkruar ai në facebook; Situata emergjente e zjarreve është një sfidë e madhe për të gjithë ne dhe mënyra më e mirë për t’u përballur me të është të jemi të përgatitur për të shmangur rreziqet për të mbrojtur veten, të…
Të shumtë janë ata që kanë zgjedhur Pogradecin për të pushuar, kjo nisur nga çmimet konkuruese, plazhi, pastërtia por edhe lehtësirat e tjera. Këto janë disa prej atyre që pushuesit theksojnë se përse e kanë zgjedhur Pogradecin. Në një video të publikuar me opinionet e tyre kryebashkiaku Xhakolli thotë se e gjithë kjo tregon se bashkia është në punë. Postimi Fjalët e mira na motivojnë për më shumë punë🤝Pushuesit dhe qytetarët shprehen shumë të kënaqur me kushtet që ofron këtë vit Pogradeci. Liqeni, bregu i pastër, siguria, lehtësirat që kemi krijuar dhe fakti që të gjitha janë realizuar me shumë…
U bënë dy javë që Vjosa nuk ve gjumë në sy. Qysh atë ditë kur te sedilja e makinës së Avniut,burrit të saj,gjeti një fije floku të gjatë ngjyrë kafe. Ia tregoi me një shikim provokues,por ai si gjithnjë hazër për përgjigje ekspres: Në fakt ai punon veç me femra. Kështu e ka stafin. Ka një klinikë dentare e nga që punët i ecin mirë ka punësuar gjashtë stomatologe. Njëra më e bukur se tjetra. Mendja i thoshte se Avniu e tradhëtonte. Ishin martuar me dashuri,jetonin me dashuri e dy djemtë po i rrisnin me dashuri. Avniu sivjet kapi 45…
18-vjeçari kërkoi të mbetet anonim nga frika e paragjykimeve të vazhdueshme në qytetin ku jeton. Fillimisht ai foli për orientimin e tij seksual duke thënë se e ka zbuluar në moshën 9 ose 10 vjeç dhe tërheqja e tij për të njëjtën gjini, është një fakt i njohur vetëm për një nga miqtë e tij, por jo për familjen apo grupin e miqve. I pyetur nga Kolibri.al në lidhje me jetën e tij të përditshme, i riu pranoi se ngacmohet çdo ditë për shkak të mënyrës se si flet apo ecën. “Për shembull, kur dal në rrugë, ata (njerëzit) fillojnë…
Të pushosh në Pogradec ❤️ Në fakt, unë Kolonjën nuk e ndërroj me asgjë në botë. Pothuajse çdo fundjavë jam aty. Por sot vendosa të bëj plazh në Pogradec. Kisha bërë lajme për çadrat falas, për plazhet publike, për pastërtinë, për rritjen e cilësisë së hoteleri turizmit, por vet drejt me thënë nuk e kisha provuar. Duke qenë se erdha nga ora 12:00, gjithë plazhi publik ishte zënë. Erdha tek plazhi afër 1 Majit. Marr dy ujë, shkoj te paguaj shazlonet dhe çadrën, djali që rrinte aty me thotë “5 mijë lek te tëra”. Unë shpesh herë u them njerëzve…
Ekipi i Pogradecit tashmë do të vuajë mungesën e një prej meafushorëve më të talentuar që ka pasur vitet e fundit. Ildi Shyti ka vendosur që karrierën e tij ta vijojë jashtë Shqipërisë duke siguruar një kontratë me me ekipin e ” Fc Kosova Regensburg”. Tashmë teknikut të ekipit Samuel Nikaj i është hapur një punë e madhe për të siguruar mesfushën e liqenorëve, të cilët edhe këtë sezon do të luajnë në kategorinë e dytë, me shpresën se do arrijnë të kalojnë në të parën. Pritet që në ekip të ketë afrime të reja por ende nuk ka detaje…
Policia Kufitare e Kapshticës gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet kamiona që drejtonin dy shtetas, u gjetën të fshehur gjithsej 5 emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga këta dy shtetas, me qëllim kalimin e kufirit, ilegalisht. Ja deklarata e Policisë; DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas për kalim ilegal të emigrantëve Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 48 vjeç, banues në Korçë dhe S. K., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar…
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur. Ja deklarata e Policisë; DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas, drejtonin mjetet në gjendje të dehur. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“Nata e Dymbëdhjetë” me regji të regjisorit grek Dimitris Milonas do të vihet në skenë me aktorët më të dëgjuar në zë si Luiza Xhuvani, Guri Koço, Gent Hazizi, Desara Xhangolli, Kristian Koroveshi, Paola Kodra e të tjerë. Ditën e sotme në teatrin “Andon Z.Çajupi” rikthehet një nga komeditë më të bukura të Shekspirit, mbas gati 60 vitesh. Korca vazhdon të ruajë traditën e shfaqjeve teatrale çdo fundjavë, duke qëndruar qyteti i dashuruar me artin e kulturën.
Taulant Balla është betuar të shtunën si ministri i ri i Brendshëm i qeverisë Rama. Ceremonia e betimit është zhvilluar në ambientet e Presidencës në praninë e presidentit Bajram Begaj. Kuvendi miratoi më 13 korrik, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Taulant Ballës në postin e lënë bosh nga Bledi Çuçi pas shkarkimit të këtij të fundit më 7 korrik nga Kryeministri Edi Rama. Ky i fundit u shkarkua pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fushë Krujë dhe Borizanë, ku të afërmit e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhunuan brutalisht dy persona të cilët denoncuan dëmtimet…

