Author: Kolibri 4

Territori i Bashkisë Korçë është përfshirë këto ditë nga temperatura të larta, të cilat përbëjnë shkak për rënien e zjarreve në banesa, biznese, kullota, pyje, etj. Ju lutemi të gjithë banorëve të Bashkisë Korçë të kenë kujdes në hedhjen e mjeteve të ndezura në tokë ose ndezjen e zjarreve në mjedis, në mënyrë që të evitojmë rënien e tyre, si dhe dëmet që mund të shkaktojnë. Për shkaktarët e rënies së zjarreve do të merren masat që prashikon Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Kërkojmë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithë banorëve për të parandaluar dhe shuar çdo vatër zjarri…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Starova”. Operacioni, falë inteligjencës policore dhe bashkëpunimit me qytetarët, i zhvilluar pas hetimeve disajavore nga Komisariati i Policisë Pogradec, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga një 40-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, që posedonte arsenalin e armëve dhe municionit luftarak. Sekuestrohen një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra të armëve të zjarrit; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive dhe pjesë të lëvizshme të…

Read More

Në mesin e sezonit veror, 1 euro këmbehet me 102 lekë. Ky konvertim është pjesë e rrugëtimit në rënie të monedhës eurpiane, që ka nisur prej më shumë se 1 viti e gjysmë e nuk po ndalet. Në stinën e verës, zhvlerësimi është i pritshëm, për shkak të valutës që sjellin turistët, por për një pjesë të bizneseve shqiptare, si eksportuesit dhe prodhuesit kjo përkthehet me humbje. Përgjatë vitit të fundit kalendarik, nga korriku 2022 në korrik 2023, euro është zhvlerësuar 10.5%. Përgjatë 7 muajve të fundit, pra në pjesën e parë të vitit 2023, euro ka rënë 7%. Me…

Read More

Vasiliqi Kume është një ish-studente e shkëlqyer e universitetit “Fan S. Noli”, sot ajo përcjell sot mesazhin e saj drejtuar maturantëve të rajonit të Korçës e më gjerë, në këtë moment të rëndësishëm për ta. Ja çfarë ka shkruar ajo: Zgjidhni mundësinë më të mirë, zgjidhni universitetin që realizon ëndrrën tuaj.Si një ish-studente e universitetit “Fan.S.Noli” në programin e studimit “Gjuhë dhe Kulturë Frënge” jam krenare që kam ndjekur studimet e larta në Universitetin “Fan S. Noli”. Përgjatë tre viteve Bachelor kam patur gjithmonë mbështetjen e pedagogëve duke arritur rezultate të shkëlqyera për të cilat u vlerësove edhe me Medaljen…

Read More

Muzeu i cili ndodhet në qendër të qytetit të Korçës, mbetet një prej institucioneve më të kërkuara nga radhët e vizitorëve vendas dhe të huaj. Në mjediset e Muzeut “Gjon Mili” janë 240 fotografi të fotografit me famë botërore. Burimet zyrtare bëjnë me dije se vetëm gjatë muajit gusht muzeun e kanë vizituar më shumë se 600 turistë vendas e të huaj. Sipas përgjegjësit të këtij Muzeu, Kristi Ktona, turistët e ardhur përfshijnë edhe vendet e largëta si Peruja dhe Australia.

Read More

Në kuadër të sezonit turistik dhe lirimit të hapsirave publike të zëna për kohë të gjatë, Policia Bashkiake e Pogradecit ka nisur një aksion për të larguar nga hapsirat publike objekte dhe automjete që parkohen prej vitesh në zona të ndryshme të qytetit pa lëvizur. Fillimisht aksioni ka nisur me zhvendosjen e disa varkave nga bregu i liqenit që nuk lëvizeshin prej vitesh dhe është shtrirë në brendësi të qytetit me njoftime paraprake të lëvizjes së automjeteve që prej vitesh janë lënë nga pronarët e tyre. Sipas inspektorëve të PB Pogradec, është punuar si fillim me njoftime për largim vullnetar…

Read More

Ditët e fundit ish-zëvendëskryeministër, Arben Ahmetaj, ka qenë kryefjala e lajmeve, mbi ndjekjen penale nga SPAK, arratisjen e tij dhe akuzat që akuzohet. Sot ai ka reaguar, pikërisht në ditët që Parlamenti do të votojë për heqjen e imunitetit të tij, ja çfarë ka shkruar ai; Të dashur qytetarë të Vendit tim, Të dashur votues të mi e të Partisë Socialiste, Te dashur Miq e Armiq njelloj Sot është dita kur Parlamenti do votojë heqjen e imunitetit tim, dhe autorizimin e arrestimit tim. Mendova qe të ndaja me votuesit e mi kryesisht, dhe me të gjithë qytetarët këtë mesazh. Votuesve…

Read More

16 vite pas fillimit të koncensionarit “Aleat”, qeveria shqiptare ka vendosur të ngrejë një kompani të re shtetërore për prodhimin e dokumenteve biometrike, ITENTITEK SHA. “Aleat”, kompania koncensionare që ofron shërbimin e prodhimit të dokumenteve biometrike, pasaportë dhe kartë identiteti, prej 16 vitesh, nuk do të ketë rinovim kontrate me qeverinë shqiptare. Në muajin korrik 2023 përmbyllet kontrata 10 vjeçare e firmosur në maj të vitit 2013. Ministria e Brendshme dhe “ALEAT” informojnë qytetarët se: Ky është koncensioni i dytë brenda pak kohësh që kalon nga koncensionari në duar të shtetit, pas atij të kontrollit teknik të automjeteve. Të gjitha…

Read More

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Në një mesazh dërguar Blendi Fevziut, LIVE në emisionin “Opinion” kur po trajtohej kjo çështje ai la të kuprohet se nuk do të dorëzohet. “Do dal kur ju të lexoni dosjen. Do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pasur njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohë ka qenë njeri normal dhe në punët e veta. Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish-gruaja ime ka shitur metra katrorë në treg të lirë. Do dal…

Read More

MIK FESTIVAL, eventi artistik më i madh i muzikës internacionale në Shqipëri. Do të jenë 3 netë të bukura të mbushura me tinguj, emocione dhe muzikë të mrekullueshme. Bëhu mik i Korçës dhe shijo magjinë e këtij eventi! Më 28 korrik, hapja e festivalit do të bëhet në teatrin “Andon Z.Çajupi” me “Muzën e Parë” e për të vazhduar më pas në skenën e Pazarit të vjetër do të jetë nata greke. Më 29 korrik, do të shfaqet në teatrin “Andon Z.Çajupi” grupi katalan Alba Rumbetta Brand” nën hapat e flamenkos. E më pas në Pazarin e Vjetër do të…

Read More