Author: Kolibri 4

Ndërhyrja në kohë nga shërbimet e Policisë, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit. Falë informacionit të marrë në kohë dhe ndërhyrjes profesionale, vihet në pranga 49-vjeçari që u kap në qytet, me armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje. 49-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak, një shkop bejsbolli, sasi parash në valuta të ndryshme, një automjet, një palë dylbi dhe një aparat celular. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të mbajtjes së armëve, pa lejet përkatëse,…

Read More

Kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli ka kërkuar nga Emergjencat Civile që të përshpejtojnë proçedurat për dëmshpërblimin e dy familjeve që banesat iu dogjën nga zjarri në fshatin Vërdovë dy ditë më parë. Xhakolli garantoi familjet se deri në dëmshpërblim dhe rregullimin e banesave ata do të trajtohen me bonus qerja në mënyrë që të jetojnë normalisht deri në përfundim të punës. Statusi Facebook Sot pranë dy familjeve në Vërdovë të cilave fatkeqësisht banesat e tyre ju dëmtuan nga zjarri ditë më parë. Bashkë me grupin e emergjencave civile deri në momentin që të bëhet dëmshpërblimi i fatkeqsisë dhe rregullimi më…

Read More

“Java e ferrit” në Korçë Me këtë togëfjalësh mund të përshkruhet fare mirë situata meteorologjike rreth javës që presim përpara për vendin tonë. Pas një muaji qershor të lagësht dhe me reshje shiu, tabloja meteorologjike ndryshon totalisht jo vetëm për territorin e vendit tonë por edhe për një pjesë të madhe të kontinentit europian dhe kryesisht europën mesdhetare. Temperaturat në mesditë në zonat e ulëta duke filluar nga dita e nesërme pritet të arrijnë vlerat 32-33 gradë celcius ndërsa duke filluar nga dita e mërkurë dhe kryesisht dita e enjte dhe ajo e premte vlera deri në 36-37 grad celcius!

Read More

Një kërkesë ka mbërritur në kuvendin e Republikës së Shqipërisë, teksa i kërkohet heqja e mandatit që në këtë formë t’i hiqet liria dhe të mund të bëhet kontroll banese. as pak pritet të mblidhet këshilli i mandateve, ku 30 deputetë duhet të pranojnë kërkesën e SPAK për t’u ekzekutuar me pas dhe lënë mundësinë e arrestimit. Është çështje minutash arrestim i tij. Ngjarje e rëndësishme në jetën politike shqiptare. Ja kërkesa zyrtare e SPAK; Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar proçedimin penal Nr. 277/1 të vitit 2022 për veprat penale të “Refuzimi për deklarimin,…

Read More

Për herë të parë në qytetin e Korçës hap dyert kopshti më i ri me standarde ndërkombëtare për çdo fëmijë nga mosha 1-6 vjeç, “Kid’s future”. Një kopsht i bazuar tërësisht në modelin më të suksesshëm në botë në mirërritjen e fëmijës, Finlanda! Me edukatore të trajnuara nga instituti pedagogjik Montessori për të siguruar jo vetëm kujdesin ndaj fëmijës, por edhe një qasje efektive të edukimit didaktik, mbarëvajtjes sociale dhe asaj shëndetësore! Për të gjithë prindërit që do të bëhen pjesë të këtij kopshti, përfitojnë paketën “Këshillim për prindërimin efektiv” ku përfshihen trajnime periodike nga psikologë të zhvillimit, vendas dhe…

Read More

Çdo korçar e njeh Spartak Kasulin, piktorin prej 32 vitesh që nuk e donte jetën jashtë shtetit por pikërisht në qytetin e tij. Në këto 32 vite karriere, Kasuli ka një sërë punimesh në telajo, mjaft të veçanta, që të tërheqin aq shumë kur i sheh në albume dhe ato pak që i kanë mbetur në studio. Gjatë intervistës, u bëmë kurioz për ta pyetur për pikturën e tij të preferuar. Kush ishte ajo? Dhe pse vijon të mbetet në koleksionin personal të piktorit, me premtimin se nuk do ta heqë kurrë nga studio! “Në karrierën time artistike kam rreth…

Read More

Gjyshen time e quanin Adivije. Por unë deri sa ajo mbylli sytë e quajtaAne. Nuk e dija që ashtu thirret nëna,e dija që cilado gjyshe Ane e kishte emrin. E kështu aneja ime, që më rriti sa erdha në shtëpi nga materniteti e deri sa i hodha një grusht dhe te varrezat e Korçës,çdo ditë mbaj mend që lutej e falej në gjuhë të huaj. Nuk ve dorën në zjarr në se i dinte arabisht ato që thosh,pra i kishte mësuar permendësh,por kujtoj që ligjërata e saj qe e mbushur me plot zanore “a“ dhe me “ll” pa fund. Dukej…

Read More

Një rast i zjarrvënies është shfaqur këtë të dielë me temperatura të larta në fushën e Maliqit. Vetë banorët kanë ndërhyrë fillimisht me mjete rethanore dhe më pas mjeti zjarrfikës për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrës së zjarrit. “Kjo problematikë duhet të marrë fund sa më parë. Zjarri dëmton jo vetëm mikroflorën por edhe përbën një rrezik shumë të madh për të gjitha kulturat bujqësore e veçanërisht për grurin ende të pa korrur.Apel për kujdes maksimal nga të gjithë, por edhe për organet e policisë të shtetit në vënien para përgjegjësisë të shkakëtarve” – ka reaguar pas këtij…

Read More

Nëse në Shqipëri do të veçohej një qyteti i cili çdo fundjavë është i mbushur me turistë, atëherë padiskutim do të ishte qyteti i Korçës. Duket në fakt se të gjitha rrugët të çojnë në Korçë, pasi këtu mund të gjeni gjithçka. Korça e serenatave dhe me Pazarin e Vjetër dhe atraksionet e saj të shumta që ka në fundjavë mbushet plot me vizitorë dhe turistë vendas e të huaj. Edicioni i 11-të “Gjon Mili, Jazz&Blues Festival” do të zhvillohet këtë fundjavë në Pazarin e Vjetër, më 15 korrik, ora 20:³⁰ ku do të ketë atmosferë nën ritmet e muzikës…

Read More

Ditën e sotme janë shpëtuar 55 emigrantë në mbetur në detin Egje. Ekipi i anijes “Butrinti” së bashku me një anije greke dhe turke u erdhën në ndihmë emigrantëve. “Anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi. Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente,” – ka shkruar…

Read More