Author: Kolibri 4

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social ka lajmëruar se cila do të jetë axhenda e tij në turin 2 ditor në Ballkan. Ajo çka bie në sy është ende pritja e konfirmimit për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ndërkohë që një tjetër detaj i rëndësishëm është intervista e Edi Ramës në orën 21:⁰⁰ në televizionin Klan Kosova, një televizion ky i cili është në “luftë” me Qeverinë Kurti. Kujtojmë edhe se kjo qeveri e ka mbyllur dy herë licencën e këtij televizioni.

Read More

Gjatë luftës së dytë botërore në fshatin Borovë në Kolonjë u vranë 107 civilë, duke shënuar një nga masakrat më tronditëse të ushtrisë gjermane. Në 6 Korrik të 1943, teksa trupat naziste gjermane do të përdornin rrugën e Kolonjës me qëllim për të shkuar drejt Janinës, do të përballeshin me batalionin partizan “Tomori”, në një luftë të përgjakshme e cila sipas arkivave të Lëvizjes Antifashiste Nacional Çlirimtare thuhet se zgjati mbi 7 orë. Gjermanët do të ktheheshin pas duke u hakmarrë e duke djegur çdo gjë që u dilte para në fshatin Borovë, duke djegur të gjallë 107 civilë, prej…

Read More

Dashi Aspekti i sotëm në lojë mund të nënkuptojë që një valë energjie ka një ndikim të fuqishëm në marrëdhënien tuaj aktuale. Nëse tme partnerin jeni përpjekur të nxirrni një projekt të ndërsjellë, por deri tani keni hasur në pengesa të panumërta, atëherë mund të prisni që ato të shpërthehen nga një ide që duket krejtësisht e qartë. Demi Mund të shqetësoheni nga një rrymë e fuqishme që mendoni se është e pranishme mes jush dhe një personi tjetër me të cilin keni vendosur tashmë se mund të jetë më mirë të mbani një distancë. Mjedisi aktual astral mund të…

Read More

Mes prodhimeve bujqësore, rritja e çmimeve ka prekur më shumë drithërat, qumështin dhe vezët. INSTAT vlerëson se për vitin 2022 drithërat janë rritur në çmim me 37%, qumështi i lopës me 30 % ndërsa vezët me 26%. Indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore shënoi kështu një rritje me 11 %, më e larta e të paktën 5 viteve të fundit. Prodhimet e blegtorisë për vitin 2022 kanë pësuar shtrenjtimin më të madh me 22%, krahasuar kjo me një vit më parë. Kjo rritje në produktet e blegtorisë vjen përgjatë një viti kur numri i gjedhëve pësoi rënie në numër.Për…

Read More

Këto janë rrugicat e Korçës, në një prej lagjeve kryesore të këtij qyteti. Historitë e rrugëve janë nga më të ndryshme, por ato do të mbahen mend dhe për tingujt e serenatave. Grupe djemsh, u këndonin këngë vajzave poshtë ballkoneve dhe dritareve të shtëpisë. Në këtë rrugë ka lindur dhe është rritur kompozitori njohur korçar Josif Minga, i cili në repertorin e tij, i ka kushtuar një pjesë të jetës muzikës së lehtë qytetare korçare. Ishte ende fëmijë, kur i lutej të atit, t’i blinte një firsamonike, dëshirë e cila iu plotësua. Gëzimi ishte aq i madh sa natën e…

Read More

Kryeministri Rama do të kryejë një tur ballkanik dy ditët në vijim, për shkak edhe të situatës aktuale të Ballkanit, propozimit Franko-gjerman dhe procesit të Berlinit. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë Rama ka vendosur që krah tij të jetë dhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi, i cili do e shoqërojë në kryeqytetet ballkanike. Rikujtojmë që ky tour është i veçantë për shkak të tipologjisë që mbart ndërkohë qe ende nuk dihet në qoftë se nesër Albin Kurti do të shtrëngojë duart me Edi Ramën apo do të ketë një refuzim për t’u takuar.

Read More

Mbi 3200 banorët e fshatrave Vidohovë dhe Miras në bashkinë e Devollit janë të detyruar të kalojnë në një urë të rrezikshme me mjete bujqësore, autovetura, me kafshë dhe në këmbë, duke përbërë në çdo moment një rrezik real. Në radhë të parë për qendrueshmërinë e urës, e cila nuk është e vështirë të dallohet se si lëkundet kur kalojnë mjetet.Sipas banorëve, në këtë urë nuk kanë munguar as aksidentet, që deri më tani vetëm falë fatit nuk kanë shënuar ngjarje tragjike. Por rreziku më i madh është për këmbësorët dhe fëmijët që kalojnë madje edhe luajnë gjatë mbrëmjeve aty.…

Read More

Diten e djeshme LËVIZJA BASHKË ka qenë ditën e djeshme në Korçë, ku ka bërë thirrje për takim masiv për të shpalosur idetë e saj politike. Ajo çka bie në sy është numri tejet i pakët i pjesëmarrësve. Ky është postim i LËVIZJA BASHKË në FacebookKORÇË, QYTETI NGA DO TË FRYJË FRYMA E NDRYSHIMIT NË JUGUN E SHQIPËRISË Takimi i sotëm me qytetarët korçarë ishte i shkëlqyer dhe produktiv, prandaj edhe i falenderojmë përzemërsisht për pjesëmarrjen. Për ne, Korça e jetës urbane, ekonomike dhe kulturore nuk është thjesht qyteti i radhës i turit tonë, por një kryeqendër prej nga besojmë…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të financojë 12 bashki këtë vit falë mbështetjes që ju garanton Fondi Social, duke zgjeruar shërbimet sociale në territor, në ndihmë të fëmijë me nevoja të veçanta, personave me aftësi ndryshe, të moshuarve dhe grupeve më në nevojë. Ka qenë kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, që ka publikuar lajmin se Bashkia e Maliqit është një nga bashkitë fituese të këtij projekti. Janë firmosur marrëveshjet e bashkëpunimit mes Shërbimit Social Shtetëror dhe drejtuesve vendorë, për monitorimin e shërbimeve që do të financohen nëpërmjet Fondit Social.

Read More

Për të blerë një apartament apo pronë në qytetin e Korçës sot kushton më tepër së vitet e kaluara.Sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme rritja është e dukshme, ku metri katror sot kushton afro 100-150 euro më tepër. “Çmimet relativisht janë rritur, në rast se krahasojmë me para dy vitesh janë rritur me 100-150 euro metro katror në apartamentet e reja që janë ndërtuar. është bërë një bum ndërtimesh, realisht ky vit ka qenë bum ndërtimesh, si për banesa ashtu dhe për bujtinat, bizneseve, hoteleve “, thotë Xhevi Dervishi, agjent. Indikatorët që kanë sjelljen rritjen e çmimit janë të ndryshëm,…

Read More