Author: Kolibri 4
Mesditën e sotme u arrestua shtetasi A.Xh., në fshatin Kalivaç, duke transportuar në mjetin e tij një sasi me lëndë drusore për zjarr, të prera të mënyrë të paligjshme. Ja deklarata e policisë; DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë, u kap duke transportuar lëndë drusore në mënyrë të paligjshme. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi u kap në afërsi të fshatit Kalivaç, Pogradec, duke transportuar me automjet, një sasi drush zjarri, të prerë…
Fenomeni i kësaj vere absolutisht është Luiz Ejlli, fitues i Big Brother Vip. Kjo mesa duket ka tërhequr çdokënd, deri tek policia e Korçës. Është vet këngëtari shkodran ai i cili ka shpërndarë këtë foto me shkrimin “Shteti në Këmbë”. Ende nuk dihet në qoftë se trupa policore do të jetë pjesë e filmit të ri, ku një pjesë po xhirohet në juglindje apo janë thjesht fansa të zjarrtë të tij
Ditën e sotme një shtetas, me iniciale R.C., 46 vjeç ka goditur me sende të forta një 42 vjeçar për arsye të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 11 në qytetin e Korçës.42 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore. Ja deklarata e policisë; DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë një shtetas, ka sulmuar një 42 vjeçar. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. C., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 11, Korçë, dyshohet se ka goditur me sende…
Ekipi i Kolibri.al ka udhëtuar për afro 2 orë në këmbë për të shkuar drejt fshatit Panarit për t’u njohur me historinë e një mësuesi të ri, me sakrificën e tij dhe pasionin e madh për mësimdhënien. Mes maleve, në të ftohtë dhe me borën prezente në pjesën më të madhe të vitit, sakrifica dhe dëshira e Goranit për mësimdhënien është më e madhe se vështirësia. “Unë kam 3 muaj që jam mësues në këtë fshat dhe është mundësia e parë që më është ofruar. Pa diskutim për shkak të largësisë se fshatit kam hezituar, por pasioni për këtë profesion…
Numri i ulët i studentëve po ndikon në “shkrirjen” e universiteteve apo fakulteteve në Shqipëri. Një ndër ta është dhe universiteti “Fan S.Noli” në Korçë. Senati i universitetit kërkoi bashkimin me Universitetin e Tiranës, por ky vendim i senatit të Universitetit të Korçës është pritur me kritika. Ministria e Arsimit mori një vendim për t’i dhënë çdo studenti ekselent ose që zgjedh të studiojë në një nga programet prioritare mundësinë e përfitimit të një burse mujore, e cila është e barazvlefshme me pagën minimale, 40 000 lekë. Përveç shpërblimit mujor, kjo bursë i heq studentëve përfitues edhe detyrimin për të…
Kjo fundjavë ka qenë fillimi i shtimit të fluksit të pushuesëve dhe vizitorëve që kanë ardhur në juglindje të vendit. E bashkë me pushuesit kanë ardhur edhe dhjetra ankesa në adresë të kolibri.al sa i përket qenve të rrugës të cilët po pushtojnë çdo qytet. Fundjava ka qenë shqetësuese për ata që qëndruan në Pogradec pasi 2-3 tufa qensh në shumë raste edhe agresivë kishin pushtuar shëtitoren dhe lulishten e qytetit liqenor. Në ankesat e tyre qytetarët shprehen se; “Jemi në Pogradec, erdhëm për fundjavë por nuk po qëndrojmë dot. Në zonat kryesore të qytetit ka qen agresivë të cilët…
Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë në datat 3 dhe 4 korrik 2023. Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë, më 3 korrik, pasdite, ku në orën 19.00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do…
Dashi Epo në dashuri, ditët e ardhshme janë vërtet të rëndësishme sepse favorizohen takime të veçanta. Afërdita është në anën tuaj dhe do të jetë deri pas mesit të korrikut: përpiquni të mos jeni gjithë kohës impulsivë dhe shmangni prishjen e gjërave që në fillim. Në punë, qielli premton gjëra të mëdha, por më mirë të mos nxitoheni mes të enjtes dhe të premtes. Dëshironi të merrni rezultate? Epo, ruani qetësinë dhe mos bëni zgjedhje të rrezikshme! Demi Lajm i mirë për dashurinë sepse qielli i kthjellët do të kthehet nga e marta dhe Afërdita do të jetë në anën…
Për sigurinë e sezonit turistik, 1700 punonjës policie të angazhuar në gjithë vendin, stacione provizore në Voskopojë dhe Dardhë. 1700 punonjës policie dhe efektivët e Njësisë Policore Detare, të mirëpajisur dhe të mirëtrajnuar, kanë filluar prej ditës së djeshme të monitorojnë vijën bregdetare dhe zonat turistike të vendit, në kuadër të sezonit turistik 2023. Objektivi është siguria e pushuesve, vizitorëve, turistëve dhe qytetarëve, si dhe mbarëvajtja e plotë e pa inicidente e sezonit turistik. Këto objektiva synohet të përmbushen nëpërmjet kontrolleve të shtuara në terren, për të parandaluar paligjshmëritë në tërësi, ndotjen akustike, krimet kundër mjedisit, ndërtimet e paligjshme, incidentet…
Ditën e djeshme Kiara Tito prezantoi prezantoi projektin e saj të ri, linjën e rrobave të banjos. Shumë ishin komentet pozitive, mirëpo kishte dhe nga ana që u tallën apo e ironizuan. Një prej tyre është dhe opinionistja e “Big Brother Vip Albania 2”, Zhaklin Lekatari. Ditën e sotme, ajo ka postuar një foto të një pakoje kruajtëse dhëmbësh, ku ironizon Kiarën, duke thënë se do hedhë në treg këtë produkt.“Kruajtëset e dhëmbëve, Zhaklin Lekatari. Soon në tregun shqiptar”-shkruan Zhaklina. Duhet të kujtojmë se Kiara Tito dhe Zhaklin Lekatari nuk kanë pasur marrëdhënie të mirë. Zhaklina e ka akuzua për…

