Presidenti i liqenorëve njëkohësisht edhe kryetari i bashkisë Ilir Xhakolli i ka besuar edhe për një sezon drejtimin e ekipit të Pogradecit Samuel Nikaj dhe ndihmësave te tij Kopi Çerepi dhe Altin Lipo.
Samuel Nikaj tranjeri shkodran bëri që një qytet i tërë të dashurohej pas tij dhe pikërisht grinta e puna e përulur e tij u shpërblye me besimin edhe për një sezon tjetër në krye të Pogradecit. Gjatë sezonit të kaluar pogradecaret rivalizuan Elbasanin i cili pas ndalesës së Pogradecit perballë Delvinës në Gjirokastër mori vendin e parë.
Pogradeci arriti të ruante me fanatizëm vendin e dytë dhe në ndeshjet “Play Off”, por u ndal perballë Burrelit në fushën e asnjëanëse. Këtë sezon të ri rivaliteti do jetë midis gjashtë skuadrave.
Nikaj thotë se: “Ne jemi njëra nga këto skuadra që do i shkojmë deri në fund dhe këtë herë ishalla kemi dhe pak fat e do ja dalim të shkojmë aty ku i takon ekipit tonë”.
Ekipi pritet të nisë stërvitjen më 15 korrik, nga ana tjetër mësohet se do të ketë shumë ndryshime në lojtarë, por deri më tani nuk ka ende emra konkretë se kush vjen dhe ikën nga liqenorët.


