Author: Kolibri 4
Rreth 40% e pemtoreve me qershi në 3 fshatra të Pogradecit, janë dëmtuar nga breshëri i së shtunës. Vasfi Dulellari specialist i ekstensionit në këtë bashki bën me dije se breshëri ka dëmtuar pjesën e kurorës së pemëve në fshatrat Peshkëpi, Alarup dhe Stropckë. Ndërsa në zonat e tjera poteciale për prodhimin e qershisë në Çërravë, Proptisht, Buçimas, Velçan, Dardhas, Trebinjë dhe Hudënisht, këtë vit ka një prodhim të mbarë të këtij fruti. Prej disa ditësh, fermerët kanë nisur vjeljen e qershisë dhe shitjen e saj. Një situatë pozitive paraqitet dhe në fshatin Dvoran të bashkisë Korçë, e cila njihet…
Dashi Dikush me të cilin punoni është tepër kritik ndaj punës suaj sot, por mos e shihni këtë si një gjë negative. Kuptoni se ky person po përpiqet vetëm t’ju ndihmojë. Komentet e tij ose të saj në fakt po nxisin suksesin tuaj, prandaj sigurohuni që ta pranoni këtë kritikë. Demi Jeni gati për të ecur përpara në punën tuaj aktuale, por duket se njerëzit rreth jush po ju pengojnë në një farë mënyre. Ndoshta ju jeni në një ekip me të tjerët që thjesht nuk punojnë në të njëjtën mënyrë si ju. Mos hezitoni të kërkoni një transferim. Binjakët…
Pogradec; Zyrtarizohet drejtori i burgut të Pjoskës, i cili do të jetë Durim Toska. Burime pranë ministrisë së drejtësisë konfirmojnë se Toska është emëruar si drejtor i burgut i cili do të shërbejë për vuajtjen e dënimit për personat mbi 60 vjeç. Durim Toska ka mbajtur me parë pozicionin e Drejtorit të Kontrollit të Territorit në Bashkinë Pogradec për 4 vite dhe më herët ka qenë në detyrën e shefit të rendit në Maliq.
Pas koranit, mjelma është një prej karakteristikave kryesore që identifikon Liqenin e Pogradecit dhe pikat turistike pranë tij. Ky lloj shpendi mjaft i veçantë mund të gjendet në disa zona të Shqipërisë por sipas specialistëve ato folenizojnë vetëm në Pogradec. Më e veçanta tek mjelmat është se në jetën e tyre 15-vjeçare ato çiftëzohen vetëm një herë dhe nuk ndërrojnë partner, pra kanë një dashuri të përjetshme. Dhe nëse ndonjëri prej partnerëve vdes apo largohet në një vend tjetër, partneri ose partnerja që mbetet është e destinuar të vdesë. Besnik Blacëri ka vite që përkujdeset për mjelmat dhe shpendët e…
Jo, Suedia nuk po mban një ‘kampionat seksi’ Kohët e fundit, interneti u ndez nga pretendimi i çuditshëm se Suedia e kishte shpallur seksin një sport dhe po organizonte një turne. Mediat ndërkombëtare ranë në gojë dhe e raportuan si të vërtetë. Një titull në faqen e internetit për The Times of India, një nga gazetat më të njohura dhe me reputacion të Indisë, lexon se “Suedia së shpejti do të presë Kampionatin Evropian të Seksit”. Sipas raportit, Suedia e ka njohur zyrtarisht seksin si sport dhe, për të përcaktuar se kush është më i miri në të, do të…
Mungesa e krahut të punës por edhe refuzimi në shumë raste për të punuar në sektorin e turizmit si pasojë e pagave ka bërë që operatorët turistikë në Korçë të rritin nivelin e pagesave për kamarierët. Olsi Melko një nga operatorët Boboshticës i cili tregon se për të mos lejuar largimin e stafit ka rritur pagat nga 2 mijë ne 3 mijë në ditë, rritje e cila ka ndikuar tel shpenzimet e tyre. Anton Falo i cili ofron shërbim turistik në Voskopojë thotë se pjesën më të madhe të punonjësve i ka nga fshati, por edhe per keta ka qene…
Ashtu siç është kthyer në traditën e çdo Mature Shtetërore, është publikuar online teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Testi i letërsisë u bë publik 15 minuta pasi filloi provimi, një “rekord” i ri ky kur një tezë bëhet publike vetëm pak minuta pasi ka nisur provimi. Qëndresa Qytetare ka reaguar duke thënë se nxjerrja e tezës është cënim i rëndë i integritetit të procesit të MSH pasi penalizon maturantët më të mirë dhe dëmton meritën. Duke e konsideruar Maturën Shtetërore, jo meritë preferencë, por plagjiaturë pa konkurrencë thirrje i behet ministres së Arsimit Kushi dhe administratës të…
Masakroi me thikë gruan, dorëzohet në polici Myrtollari: “E plagosa se s’punonte” Është vetëdorëzuar në polici Aleko Myrtollarit, personi i cili mbrëmjen e të dielës qëlloi me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollari në qytetin e Korçës. Burime bëjnë me dije se përpara uniformave blu të Korçës, gjatë marrjes në pyetje nga policia, autori i krimit, ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten e tij Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë. Sipas tij, ai i kërkuar që të nisë një punë, ndërsa bashkëshortja i ka thënë që nuk ka dashur, dhe i ka…
Korçë Plan masash nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe Sektori i Qarkullimit Rrugor. Kontrolle të shtuara në disa pika kyçe të qarkut, fokusi në mjetet e shpallura alert, dhe për drejtuesit që nuk kanë likuiduar masat administrative të vendosura. Plani i masave do të zgjatë për 2 ditë, ndërsa në përfundim të kontrolleve do të marrim informacione edhe për rezultatet. Ky plan masash po kryhet në të gjithë Shqipërinë.
Prej disa orësh kompania telefonike Vodafone ka “rënë” në juglindje. I gjithë rrjeti online nuk funksionon e për me tepër valët e internetit janë fikur për arsye ende të paditura. Pritet njoftim zyrtare nga kompania, edhe pse irritimi i klientëve të saj është i madh

