Author: Kolibri 4

Emigrantëve shpesh u thuhet nga kontrabandistët se udhëtimi drejt Mbretërisë së Bashkuar (MB) do të jetë i sigurt dhe i lehtë. Në të vërtetë, udhëtimi i vendos njerëzit në rrezik serioz për lëndim, abuzim dhe shfrytëzim. Udhëtimi nuk është vetëm i shtrenjtë, por edhe i rrezikshëm. Burra, gra dhe fëmijë kanë vdekur në përpjekje për të hyrë në MB në anije të vogla apo të fshehur në kamionë. Emigrantët shpesh detyrohen të gjenden në situata që janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Shumica e kontrabandistëve të njerëzve: Kjo i rrezikon seriozisht jetët e emigrantëve gjatë çdo udhëtimi. Mos rrezikoni. Zgjidhni një alternativë…

Read More

Rally Albania në Voskopojë, 400 garues të huaj bien në dashuri me Shqipërinë Rally Albania në edicionin e saj të 19-të ka prekur edhe fshatin turistik të Voskopojës. Afro 200 mjete sportive e 400 garues, shumica të huaj tregojnë për Kolibri.al se ky terren është tejet i ndryshëm nga ai që ata kanë provuar me parë, duke marrë më shumë adrenalinë dhe emocione. Një nga karakteristikat kryesore që ata veçojnë është mikpritja e banorëve kudo që ata shkojnë, gjë që do e marrin me vete si kujtim. JJulinda Dhame, organizatore e këtij eventi tregon se përtej garës, një nga qëllimet…

Read More

Dashi Dita e sotme mund të sjellë zgjerim dhe prosperitet të mrekullueshëm për ju nëse jeni të gatshëm të bëni kompromis dhe të punoni me të tjerët – diçka që nuk duhet të jetë shumë e vështirë për ju. Mbani sytë hapur ndaj asaj që ju rrethon në vend që të qëndroni të mbyllur vetëm për një çështje. Demi Nuk po ndiheni të sinkronizuar me punën sot dhe mund të pyesni veten nëse jeni vërtet i destinuar të bëni punën që po bëni. Mos merrni vendime të nxituara. Dita e sotme mund të jetë një pikë e ulët për ju,…

Read More

Njohja e problematikës që ka diabeti në Shqipëri, problemet e tiroides, obeziteti e problemet e hipofizës kanë mbledhur në një konferencë kombëtare anëtarë të shoqatës së endokrinologjisë dhe diabetologjisë, si dhe mjekë, infermierë e pedagogë. Ne jemi duke punuar me kolegë shqiptarë për shumë vite, pasi kjo është diçka që ka nisur të ndërtohet më shumë se 10 vjet më parë. Ne besojmë fort në bashkëpunimin ndërmjet gjithë kombeve në zonën e Ballkanit. Edhe shoqata europiane e endokrinologjisë insiston në forcimin e lidhjeve ndërmjet kolegëve. Në këtë këndvështrim kjo konferencë është shumë e rëndësishme. Ajo ka të bëjë me çështjet…

Read More

Aleko Myrtollari 46 vjeçari i cili nje nate me pare ka masakruar me thike ne banese Manjola Myrtollari bashkeshorten 38 vjeçare nuk eshte vënë ende në pranga nga policia e Korçes. Burime te siguruara thane se policia prej gati 20 oresh ka kryer kontrolluar banesa te shumta ku mendohej se mund te kerkonte strehim. Sipas te njejtit burim 46 vjeçari pas krimit te rende ne familje eshte larguar ne kembe nga banesa dhe duke perfituar nga erresira eshte larguar ne drejtim te paditur deri tani nga policia. Grupi i hetimit te vetmen piste per momentin ka ate te xhelozise nderkohe…

Read More

GJKKO ka vendosur masën arrest me burg për sekretaren e Përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe punonjësen Laura Sheto. Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se Duro ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik, për fitimin e një tenderi. Këto vlera monetare u dhanë nga Sheto e cila është me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Duro e Sheto akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve…

Read More

Dy lojtarë drejt largimit nga Skënderbeu, nuk janë në planet e klubit për Superioren Në ditët e para të pushimeve, Skënderbeu ka mjaft punë për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Kjo, edhe për vetë faktin se një pjesë e mirë e lojtarëve janë në skadim kontrate dhe po punohet për rinovimin e atyre që trajneri Gvozdenoviç i cilëson si pjesë të planit të tij.Mes tyre ka edhe shumë lojtarë që nuk do të jenë më pjesë e korçarëve, edhe pse kanë luajtur mjaftueshëm këtë sezon që u mbyll. Në kushte të tilla, mësohet se Oltion Rapa dhe Ramin…

Read More

Korçë/ Po krasiste pemën, rrëzohet dhe humb jetën Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në Korçë. Sipas të dhënave policore një 60 vjeçar teksa ka qenë duke krastiur një pemë dekorative në shtëpinë e tij pran rrugës “Petraq Shamo” është rrëzuar dhe ka humbur jetën. Dyshohet paraprakisht që i moshuari në momentin që ka rënë ka marrë goditje të fortë në kokë dhe nuk i ka mbijetuar dot asaj.

Read More

Dashi Filloni javën tuaj pa probleme me një përshpejtim të lehtë. Besoni në më të mirën: një përfundim të lumtur në çdo rrethanë. Nuk ka nevojë të thyeni kokën duke u përpjekur të ecësh përpara. Është me vend që t’i kthehemi zhvillimeve të mëparshme. Më mirë ruani forcën tuaj për miqësi, keni perspektiva. Me sjellje të arsyeshme, nga mesi i javës, mirëqenia e Dashit do të përmirësohet ndjeshëm. Nëse ndiqni urdhrat e mjekut, respektoni masën e të ushqyerit dhe aktivitetit fizik, do të bëheni të paprekshëm. Mirëqenia do t’ju lejojë të punoni plotësisht dhe të bëni një jetë personale aktive.…

Read More

Mbrëmjen e sotme shtetasi Aleko Myrtollari plagosi bashkëshorten e tij Manjola Myrtollari brenda banesës. Ka qenë vajza e tyre 16 vjeçare e cila ka gjetur nënën e saj të plagosur në disa vende të ndryshme të trupit. Vajza ka deklaruar se nuk e ka parë skenën por thjesht ka gjetur nënën në gjendje të rëndë dhe ka lajmëruar Ambulancën dhe Policinë. Sipas burimeve tona motivi i kësaj plagosjeje ka qenë xhelozia e cila ka çuar në pasoja të tilla.

Read More