Emigrantëve shpesh u thuhet nga kontrabandistët se udhëtimi drejt Mbretërisë së Bashkuar (MB) do të jetë i sigurt dhe i lehtë. Në të vërtetë, udhëtimi i vendos njerëzit në rrezik serioz për lëndim, abuzim dhe shfrytëzim. Udhëtimi nuk është vetëm i shtrenjtë, por edhe i rrezikshëm. Burra, gra dhe fëmijë kanë vdekur në përpjekje për të hyrë në MB në anije të vogla apo të fshehur në kamionë.
Emigrantët shpesh detyrohen të gjenden në situata që janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Shumica e kontrabandistëve të njerëzve:
- përdorin anijet më të lira që mund të gjejnë, të cilat nuk janë të përshtatshme për ujërat e rrezikshme
- i mbushin anijet me shumë njerëz
- nuk ofrojnë jelekë shpëtimi
Kjo i rrezikon seriozisht jetët e emigrantëve gjatë çdo udhëtimi.
Mos rrezikoni. Zgjidhni një alternativë të sigurt dhe të ligjshme.
Rreziqet e udhëtimit të jashtëligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar me anije ose kamionë
Shumë njerëz kanë vdekur ose janë lënduar rëndë duke u munduar të udhëtojnë drejt MB-së me anije të vogla ose kamionë – duke përfshirë edhe fëmijë.
Rreziqet e udhëtimit drejt MB-së me anije të vogla përfshijnë:
- kushtet e detit ndryshojnë shpejt – anija mund të përmbyset apo të zhytet
- ju mund të bini në det dhe të mbyteni – kjo mund të ndodhë brenda disa minutave pasi uji është shumë i ftohtë
- anija mund të prishet gjatë udhëtimit – anijet që ofrojnë kontrabandistët shpesh janë të papërshtatshme për udhëtime të gjata
- anija juaj mund të goditet nga një anije më të madhe – deti mes Anglisë dhe Francës është zona me trafikun më të madh detar në botë
Rreziqet e udhëtimit drejt MB-së të fshehur në një kamion përfshijnë:
- mund të shtypeni teksa mundoheni të kapeni në një mjet në lëvizje
- rrezikoni të vdisni të ngrirë brenda një mjeti frigoriferik
- mund të mbyteni lehtësisht nga mungesa e ajrit në një kontejner ose kamion mallrash të mbyllur
- mund të lëndoheni nga sende që mund të bien sipër jush
- mund të rrëzoheni në rrugë ose poshtë kamionit
Rreziqet e kontrabandistëve të njerëzve
Njerëzit që organizojnë udhëtimin tuaj shpesh janë pjesë e grupeve të krimit të organizuar dhe mund t’ju detyrojnë të përfshiheni në situata të rrezikshme për të shlyer borxhin që u keni.
Pavarësisht atyre që kontrabandistët mund t’ju thonë, shumë emigrantë të jashtëligjshëm hasin vështirësi në gjetjen e punës dhe përballimin e jetesës në MB. Ju mund të përfundoni duke fjetur rrugëve, madje duke lypur dhe duke ua dorëzuar paratë kontrabandistëve, ose të detyruar të bëheni skllevër.
Mund të punësoheni nga punëdhënës kriminalë, të cilët paguajnë paga të ulëta ose nuk paguajnë fare dhe ju kërkojnë të punoni në kushte të rrezikshme. Ata mund t’ju kërkojnë shumë para për udhëtimin dhe akomodimin e papërshtatshëm.
Mbështetja tek kontrabandistët nënkupton sa vijon:
- do u keni më shumë para borxh kriminelëve
- nuk do të mundeni të dërgoni para në shtëpi te familja juaj
- do të bëheni pjesë e një rrjeti të rrezikshëm kriminal – duke vënë në rrezik veten dhe familjen tuaj.
Çfarë ndodh nëse vini në Mbretërinë e Bashkuar nga një shtet i sigurt?
Nëse arrini shëndoshë në MB, mund të mos mundni të qëndroni. Nëse arrini në MB nga një shtet i sigurt dhe bëni kërkesë për azil, kërkesa mund të mos merret në konsideratë.
Procesi i azilit në MB nuk ofron më shumë avantazhe sesa proceset e azilit të çdo shteti tjetër evropian dhe ju duhet gjithmonë të kërkoni azil në shtetin e parë të sigurt që arrini.
Nëse ia dilni të arrini në MB, realiteti mund të jetë i ndryshëm nga ai që prisni, për shembull:
Azilkërkuesit mund të lejohen të punojnë në MB vetëm nëse nuk është marrë një vendim për kërkesën e tyre për më shumë se 12 muaj. Kjo duhet të jetë për arsye që nuk varen prej tyre. Nëse ju jeni në gjendje të punoni, mund të kryeni vetëm punët e afishuara në Lista e mungesave profesionale.
Angazhimi në punë në MB pa pasur të drejtën për të punuar përbën vepër penale. Emigrantët që punojnë në mënyrë të jashtëligjshme mund të burgosen deri në 6 muaj. Pagat nga puna e jashtëligjshme mund të sekuestrohen si të ardhura nga veprimtari kriminale nëse dikush ka informacione ose arsye të mjaftueshme për të besuar se një person është duke punuar në mënyrë të jashtëligjshme.
Nëse zbulohet se një punëdhënës ka punësuar dikë në mënyrë të jashtëligjshme, punëdhënësi mund të gjobitet ose mund të përballet me ndjekje penale.
Vetëm personat me statusin e emigrantit të ligjshëm mund të marrin me qira një akomodim privat. Dhënia me dijeni e një prone me qira një emigranti të paligjshëm nga pronarët ose agjentët përbën vepër penale.
Emigrantët e jashtëligjshëm në MB nuk kanë akses në fondet publike. Gjithashtu, atyre pa statusin e emigrantit të ligjshëm mund t’u kërkohen pagesa nëse kanë nevojë për trajtim spitalor ose për kujdes shëndetësor dytësor gjatë kohës që janë në MB.
Pagesat e pashlyera të trajtimit mjekësor mund të rezultojnë gjithashtu në refuzimin e kërkesave të tjera për emigrim.Shërbime të tjera, si llogaritë bankare dhe lejet e drejtimit janë gjithashtu të kufizuara nëse ndodheni në MB në mënyrë të jashtëligjshme.
Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Belgjika kanë teknologji të përbashkëta, të tilla si dronet, për të zbuluar njerëzit që përpiqen të hyjnë në MB.Mënyrat e sigurta dhe të ligjshme të hyrjes në Mbretërinë e BashkuarKa disa mënyra të sigurta dhe të ligjshme për të hyrë në MB. Kontrabandistët e njerëzve nuk mund të garantojnë sigurinë tuaj ose që do ju lejohet të rrini në MB. Zbuloni më shumë për alternativat më të sigurta më poshtë.Gjithmonë duhet të kërkoni azil në shtetin e parë të sigurt ku mbërrini. Duhet të kontaktoni autoritetet në shtetin në të cilin ndodheni për të marrë informacion për këtë.Rrugët e sigurta dhe të ligjshme të hyrjes në MB janë;
- Aplikimi për vizë nga MB
Mund të aplikoni për vizë nëse dëshironi të vini në MB për të studiuar, punuar, ose për t’u bashkuar me familjen.Ka disa viza të ndryshme për të cilat mund të aplikoni në varësi të rrethanave tuaja.
Skema e zhvendosjes e MB-së dhe skema e mandatuar e zhvendosjesSipas skemës së zhvendosjes së MB-së, MB do të vazhdojë të ofrojë një rrugë të sigurt dhe të ligjshme për refugjatët vulnerabël që kanë nevojë për mbrojtje. Skema e mandatuar e zhvendosjes është një skemë më e vogël globale që zhvendos refugjatët të cilët kanë një anëtar të afërt të familjes në MB i cili është i gatshëm t’i strehojë.
Ju nuk mund të aplikoni pranë qeverisë së MB-së për zhvendosje në MB. Duhet të jeni vlerësuar për zhvendosje nga UNHCR (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët).
Vizitoni faqen e internetit të UNHCR-së për informacion mbi refugjatët, azilkërkuesit dhe personat pa shtetësi.Bashkimi familjar për refugjatëtPërtej skemave tona për zhvendosjen e refugjatëve, MB-ja ka dhënë mbi 29 000 viza për bashkim familjar të refugjatëve në 5 vitet e fundit.Nëse jeni ndarë nga partneri ose prindi juaj kur u detyruat të largoheshit nga vendi juaj, mund të aplikoni për t’u bashkuar me ta në MB.
Politika e zhvendosjes dhe e ndihmës për afganëtPolitika e zhvendosjes dhe e ndihmës për afganëtndihmon njerëzit të cilët kanë qenë të punësuar më parë nga qeveria e MB-së (staf i punësuar lokalisht) në Afganistan.
Çdo anëtari që është aktualisht i punësuar ose ka qenë i punësuar lokalisht, i cili vlerësohet se është nën rrezik të rëndë për jetën, i ofrohet zhvendosje me prioritet drejt MB-së pavarësisht nga statusi i tyre i punësimit, kategorisë ose rolit, apo kohës që ka shërbyer.Nëse besoni se kualifikoheni, duhet të aplikoni duke përdorur formularin e aplikimit online.
Skema e zhvendosjes për qytetarët afganë
Skema e zhvendosjes për qytetarët afganë nisi në 6 janar, duke u ofruar më shumë se 20 000 grave, fëmijëve dhe personave të tjerë në rrezik një rrugë të sigurt dhe të ligjshme për t’u zhvendosur në MB.
Skema u jep përparësi:
- Anëtarëve të shoqërisë civile afgane që kanë mbështetur MB-në dhe përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në Afganistanpersonave të cenueshëm, duke përfshirë gratë, vajzat dhe anëtarët e grupeve minoritare në rrezik.
- Ju nuk mund të aplikoni drejtpërdrejtë për skemën. Ajo menaxhohet me anë të një procesi referimi. Informacion i mëtejshëm disponohet në Skema e zhvendosjes për qytetarët afganë.Zhvendosja në MB nëse jeni nga Ukraina.
MB ka prezantuar një nga skemat më të shpejta dhe më të mëdha të vizave në historinë e MB-së për të mbështetur njerëzit që po largohen nga konflikti në Ukrainë.
Duhet të aplikoni online për leje për të hyrë në MB para se të udhëtoni.Nëse jeni shtetas ukrainas dhe keni një familje të vendosur në MB, mund të aplikoni për Vizë sipas skemës për familjet ukrainase pa pagesë.Nëse jeni shtetas ukrainas dhe nuk keni një familje të vendosur në MB, aplikoni për vizë sipas skemës së sponsorizimit për Ukrainën (e njohur gjithashtu si “Shtëpi për Ukrainën”) pa pagesë.