Rally Albania në Voskopojë, 400 garues të huaj bien në dashuri me Shqipërinë
Rally Albania në edicionin e saj të 19-të ka prekur edhe fshatin turistik të Voskopojës. Afro 200 mjete sportive e 400 garues, shumica të huaj tregojnë për Kolibri.al se ky terren është tejet i ndryshëm nga ai që ata kanë provuar me parë, duke marrë më shumë adrenalinë dhe emocione.
Një nga karakteristikat kryesore që ata veçojnë është mikpritja e banorëve kudo që ata shkojnë, gjë që do e marrin me vete si kujtim.
JJulinda Dhame, organizatore e këtij eventi tregon se përtej garës, një nga qëllimet kryesore të këtij evenimenti është dhe promovimi turistik që i bëhet Shqipërisë dhe rritja ekonomike lokale.
Gjithçka do të finalizohet me një festë në madhe në sheshin “Skënderbej” në Tiranë në datën 10 Qershor.