Author: Kolibri 4

Korçë/Informacion paraprak Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi Aleko Myrtollari, rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 27 vjeç banues në Maliq, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lokalin e tij, ka kryer veprime të turpshme në prezencë të një shtetaseje (e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor) dhe vajzës së saj 21-vjeçare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Në vijim të informacionit të datës 03.06.2023, që bënte fjalë për fillimin e procedimit në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. T., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi kishte shqetësuar nëpërmjet telefonit një 29-vjeçare. Informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë 37-vjeçarin, pasi ditën e djeshme ka përndjekur me automjetin e tij, këtë shtetase. Këto materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Arrestohen 2 përfaqësues të firmës private për tenderin çoi në pranga Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së shë detësisë, Joana Duro dhe Laura Sheto. Një nga të arrestuarit është Vladimir Topi, Administrator i kompanisë “Dricons”. Në vijim të njoftimit të datës 03.06.2023, informojmë se në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.10/1 të vitit 2023, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 03.06.2023 dhe 04.06.2023 urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Posaçme ndaj shtetasve V. T. dhe S. Sh., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni…

Read More

Mund t’ju duket e habitshme por Suedia e ka kthyer në një lloj sporti marrëdhënien seksuale. Më 8 qeshor do të nis një kampionat europian i cili me disiplina të ndryshme erotike. Deri tani kanë aplikuar 20 pjesëmarrës nga vende të ndryshme, dhe ky kompeticion mbahet për herë të parë në historinë e sporteve. Suedia do të guxojë të bëjë pjesë të evenimenteve sportive marrëdhëniet intime, e nëse prova e parë kalon me sukses, mirë se erdhën në kampionatin e përvitshëm të seksit. Pjesëmarrësit do të garojnë në 16 disiplina: joshje, masazh i pjesëve të ndryshme të trupit, masazh i…

Read More

Robert Jenrick, ministër emigracioni në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak duke folur për emigracionin ilegal përsëri ka marrë si shembull shqiptarët. Në një intervistë për emisionin Sophy Ridge on Sunday në Sky News, Jenrick deklaroi se me Shqipërinë tashmë ka një marrëveshje unike të cilën e ka vlerësuar si historike. Gazetarja Sophy Ridge ka ngulmuar të dijë nga Robert Jenrick se sa shqiptarë janë dëbuar pas kësaj marrëveshje Angli-Shqipëri të cilën ajo e ka vlerësuar si të artë. “Me qindra janë dëbuar, jemi në ditët e para” është përgjigjur ministri anglez i emigracionit i cili ka theksuar se përmes avokatëve…

Read More

Atletet e Skënderbeut shpallen “Kampion Kombetar” për të reja. Korça vijon të prodhojë talente pafund në sport. Ditën e djeshme, ateletet e Skënderbeut u shpallen Kampion Kombetar për të reja “femra U-20” në garat e zhvilluara në stadiumin “Elbasan Arena”. Një paraqitje shumë e mirë si për femra ashtu dhe për meshkuj e atletëve nga qyteti i Korçës, që në fund u shpërblyen me trofeu. Padyshim një punë e shkëlqyer si nga nga atletet, por edhe trajnerët për punën e madhe qe është bërë në vitin 2023.

Read More

Pastor Platori, njeriu i thjeshtë me vepra të jashtëzakonshme Një nga fjalitë që vuri në dukje thjeshtësinë e Barack Obamës ishte teksa ai shprehej; “Kushdo ka vlerë, senatori i ulur në Shtëpinë e Bardhë apo punëtori më i thjeshtë në fund të Amerikës”. Në fakt, në Shqipëri jemi mësuar të shohim shpesh në televizione njerëz të suksesshëm, njerëz që reklamojnë punën e tyre, që mbase njihen si të tillë vetëm për opinionet që kanë dhe në të shumtat e rasteve harrojmë të suksesshmit e vërtetë. Ata që janë pranë komunitetit, ata që ndryshojnë jetët e njerëzve edhe kontribuojnë në mirëqenien…

Read More

Dashi Ju pret një ditë e komplikuar. Problemet më të mëdha do të lindin në raport me disa pjesëtarë të familjes. Nuk do të merrni rezultatet që shpresonit lidhur me një projekt që sapo keni nisur, megjithatë me kalimin e ditëve gjërat do të ndryshojnë. Tregohuni më të komunikueshëm me kolegët, pasi ndihma e tyre mund të jetë e dobishme. Demi Një qetësi e pazakontë do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Pas shfrenimit të ditëve të fundit, do të përjetoni momente relaksi, gjatë të cilave do kujdeseni për trupin tuaj. Gjatë pasdites do të takoni një mikun tuaj të mirë…

Read More

Përmet/Informacion paraprak Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe. Emri i nënës që u mbyt nga djali i saj është Zeni Muhollari. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave…

Read More