Author: Kolibri 4
Edi Rama po vazhdon me turin e falenderimeve. Këtë radhë do të ndalet në qarkun e Korçës. Aty ky rezultati ishte 6:0, 6 bashki të fituara nga Partia Socialiste dhe asnjë nga Partia Demokratike apo nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Fantastik ishte dhe rezultatit i bashkisë së Devollit, ku pas shumë vitesh bastioni i të djathtëve zgjodhi Partinë Socialiste. Sot, kryeministri Edi Rama, pritet të jetë në qytetin e Korçës ku do të vizitojë Qendrën e Inovacionit në orën 15:⁰⁰.Do të konsumojë një kafe me këshilltarët bashkiakë të bashkisë Korçë, në orën 15:³⁰.E më pas, turi do të vazhdojë me një…
Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 PrillEdhe këtë javë, për fat të keq, do t’ju duhet të përballeni me një Venus në një pozicion të pafavorshëm, i cili mund të sjellë më shumë tension mes jush dhe partnerit tuaj. Tri ditët e para të javës mund të keni më shumë “zënka”, kur edhe hëna do jetë mjaft nervoze. Megjithatë, një lajm i mirë vjen midis të enjtes dhe të premtes, kur hëna do të buzëqeshë përsëri! Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj Lidhja e Mërkurit dhe Jupiterit në shenjën tuaj do t’ju sjellë rezultate të…
Froseli, djali i vogël nga Erseka ka nevojë urgjente për transplant zemre. Kontributi juaj është shumë i rëndësishëm. “Gurë-gurë bëhet kalaja, ndaj me kontributin tuaj, ndoshta dhe të vogël, mund t’ja dalim t’i vimë në ndihmë këtij djaloshi!” Klikoni te linku më poshtë për të dhënë donacionin tuaj, https://www.gofundme.com/f/floriseli-ka-nevoj-urgjent-per-tranpslant-zemre
Tava e koranit me qepë është një gatim tradicional i zonës bregliqenore të Pogradecit. Ai është një gatim i veçantë i cili shoqëron familjet pogradecare në ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tyre. Për shkak të kushtëzimit prej faktit se korani gjendet vetëm në liqenin e Pogradecit, ky gatim është më i përhapur në zonën bregliqenore. Ai konsiston në gatimin e peshkut koran në tavë balte shoqëruar me qepë dhe ujë liqeni (siç është mënyra më tradicionale e gatimit). Peshk , qepë dhe verë … për amvisat dhe pjestarët e tjerë të familjes ishte ndër drekat më të shijshme…
Dashi Sot keni nevojë për vëmendje dhe seriozitet nga familja dhe shoqëria. Fokusi juaj është puna, ku dhe arrini objektivat, të cilat i keni caktuar që në fillim të javës. Demi Sot dita ju premton argëtim, lumturi dhe shumë optimizëm. Thuaji po, aktiviteteve sportive. Binjakët Nuk është keq t’i ulni pak ritmet dhe aktivitetet tuaja shoqërore dhe profesionale. Kaloni kohë me veten tuaj, jepini rëndësi shëndetit mendor dhe emocioneve.Financiarisht interesi juaj përqendrohet në një trashëgimi, taksa apo borxhe! Gaforrja Përgatitu për një ditë plot harmoni, marrëdhënie të qeta dhe të rregullta ndërpersonale.Sot do të jeni në gjendje të korrigjoni keqkuptimet…
Konfindustria ka shprehur shqetësimin për rritjen e fortë të çmimit të karburanteve, menjëherë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit. Përmes një deklarate për shtyp, Konfindustria vëren se menjëherë në javën e parë pas zgjedhjeve, rriti çmimin tavan të naftës me 6 lekë/litër dhe kështu Shqipëria i rikthehet përsëri çmimeve më të larta në rajon dhe nivel krahasimor nga më të shtrenjtat në kontinent. Konfindustria vlerëson, se vendimet e njëpasnjëshme të Bordit të Trasparencës në periudhën para dhe pas zgjedhore për çmimin e karburanteve krijojnë dyshime të arsyeshme, se janë jo vetëm kundër interesit publik, por edhe përdorim për qëllime politike.…
Sot në mëngjes në kullën Downtown One, në pronësi të oligarkut Shefqet Kastrati, kishte prezencë të lartë të policisë dhe ambulancave. Ka pasur aksident një punëtor, thoshin. Policët në vendngjarje nuk jepnin asnjë përgjigje. Disa gazetarë filluan të pyesin zyrtarë të policisë por ata përgjigjeshin “kush të tha ty?!” ose me mbyllje të telefonit. Pak më parë policia doli me një gjysmë deklaratë ku thuhet se i rrëzuari nuk është punëtor, por një banor i dehur e në depresion që është hedhur nga kulla. Policia e Shtetit duhet të publikoj kartelën mjekësore të viktimës ku tregon nga çfarë vuante ai…
KORÇA FOLK-FEST BALLKAN vetëm në Korçë. Festivali Ballkanik, në edicionin e tij të 5-të solli në Korçë ansamblet më të mira në një festë të traditës. Disa nga grupet pjesëmarrëse parakaluan tek sheshi para teatrit, me një performancë në zonën këmbësore për të vijuar më pas me paradën deri tek sheshi para katedrales e me një tjetër performancë. Sot në orën 19:00 do të keni mundësi të shijoni një spektakël fantastik me performancat e ansambleve tek teatri “Andon Z. Çajupi”.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka publikuar disa statistika nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore të 14 majit, të cilat u mbajtë në 61 Bashki të vendit. Përmes një postimi në facebook, Celibashi bën me dije se në këto zgjedhje votuan 1.395.360 qytetarë shqiptarë nga 3.650.658 zgjedhës në total. Pra pjesëmarrja në zgjedhje ishte 38.22 %. Statistika nga rezultatet paraprake të KQZ Shqipëri:
Pas thirrjes së Vuçiç se ushtria serbe mund të shkojë dhe ndërhyjë në veri të Kosovës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë kosovare, ku siç shihet dhe nga pamjet, ne çdo rrugë ndodhet një polic kosovar me kallashnikov në dorë. E tmerrshme dhe më e rëndë është situata me politikën ndërkombëtare, e cila ende nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar përsa i përket kësaj çështje, ndërkohë që kryeministri Kurti ka kërkuar të respektohet sovraniteti i Republikës së Kosovës.

