Author: Kolibri 4
Të mërkurën e 24 majit, bota e artit u trondit nga lajmi për ndarjen nga jeta të Tina Turner. Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Küsnach afër Cyrihut. Përfaqësuesit e saj konfirmuan për DailyMail se Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it vdiq nga shkaqe natyrale. Ajo kishte luftuar më parë me kancerin e zorrëve dhe vuante nga presioni i lartë i gjakut për më shumë se katër dekada.
Strehimi i përshtatshëm është një e drejtë themelore e njeriut që duhet të përfshihet në ligjin kombëtar dhe evropian, sipas një rezolute të Parlamentit Evropian të miratuar në një mbledhje në janar të vitit të kaluar. Brenda BE-së, duhet të futen kërkesat minimale të detyrueshme për shtëpi të shëndetshme, të cilat përfshijnë cilësinë e ajrit të brendshëm, aksesin në ujë të pijshëm të pastër dhe me cilësi të lartë dhe objektet e duhura sanitare dhe higjienike. Mëngjesin e sotëm një ndër të pastrehët e qytetit të Korçës shihet të flejë në rrugën kryesore të qytetit, shumë pranë katedrales. Edhe pse…
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites zhvillim të vranësirave. Në relievet kodrinore – malore në mesditë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore 11 deri 21°C në zonat e ulëta 11 deri 29°C në zonat bregdetare 15 deri…
Dashi Përqendrohuni te kënaqësitë e thjeshta sot. Mos u ndjeni sikur duhet të kërkoni në vende të largëta ose të përfshiheni në aktivitete të shtrenjta rekreative për të gjetur lumturinë dhe paqen. Kuptoni se gjithçka që ju nevojitet është e gjitha brenda jush. Demi Përqendrohuni në mendjen tuaj krijuese. Kjo është një kohë shumë pjellore për mbjelljen e farave të dashurisë që me siguri do të rriten të shëndetshme dhe të forta. Ju keni aftësinë për të qenë shumë të begatë, por sigurisht që nuk do të vijë lehtë. Çelësi për ju është të ruani gjakftohtësinë tuaj. Binjakët Motivimi duhet…
Mjegulla ka “pushtuar” juglindjen prej disa ditësh. Edhe këtë mëngjes Korça është zgjuar nën pushtetin e mjegullës, kryesisht në rrugën nacionale Korçë-Pogradec dhe nëpër rrethina. Mjegulla tepër e dendur ka krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve, ndërkohë që policia rrugore apelon për kujdes të shtuar ndaj shoferëve.
Edhe pse Oltën e kemi parë si aktore, tani do shohim edhe Luizin me një rol në një film Sipas Reporteri.net filmi ku dyshja do të luajnë do të titullohet “Në kuadër të dashurisë”.Filmi në fjalë pritet të finaliozhet shumë shpejt dhe brenda pak muajve të lansohet për publikun. “Në kuadër të dashurisë”, shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve të familjeve të tyre. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.Këngëtari Luiz Ejlli është fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP…
Uaaaaauuuu, komike, këta kanë ikur nga fiqiri? Shihni deri ku po shkon tallja, drama, tragjedia, budalliku! Ore e dinë këta deputetët që janë live? Kryetarja e seancës, zonja Felaj, njofton deputetët që duhet të nxitohen në diskutimet që bëjnë, pra ta aprovojnë shpejt ligjin për rritjen e rrogave, sepse Presidenti ka premtuar se do ta miratojë atë shpejt, meqë do të ikërka jashtë shtetit. Boooooo, çmenduri! 1. Booooo! Ku e di zonja Felaj se deputetët do ta votojnë pozitivisht ligjin pa përfunduar votimi? 2. Booooo, ku e di Presidenti se çfarë do të ketë si përmbajtje ligji, pa mbaruar diskutimi…
Tirana ndërlikon rrugën drejt titullit kampion. Bardheblutë nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 ndaj Bylisit për të humbur kështu kreun që një javë para fundit të sezonit shkon në duart e Partizanit. Edhe pse kaluan të parët në avantazh në dy raste, kryeqytetasit shpërdoruan ndaj ballshiotëve në stadiumin “Arena Egnatia” për të marrë një pikë që ndoshta nuk vlen aspak. Ardit Hila ishte ai që bëri diferencën në fushën e lojës me dopietën personale, nga një gol për secilën pjesë, gjithsesi Bylis arriti që të reagojë kjo falë gabimeve fatale në mbrojtjen e Tiranës. Skuadra e Orges Shehit…
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka njoftuar se do të bëjë investime në qytezën e Pustecit, dhe t’i japë ritme të larta ndryshimi zonës së minoritetit maqedonas. Në një video në facebook Gjergj Luca shfaqet me peshkatarë dhe banorë të zonës së Pustecit që kanë peshkuar peshq, e më konkretisht koran. Gjergj Luca: Me vëllezërit tanë në Pustec, minoritarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët e flasin gjuhën shqipe më mirë se disa nga ne. Ndërkohë Kryetari i bashkisë, Pali Kolefski, shfryrëzon rastin dhe bën thirrje që të bëhen investime në zonë. Pali Kolefski: Duhen më shumë inevstime në zonë,…
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Adriatik Lapaj mbi incidentin e ndodhur. Mesditën e sotme është djegur makina e Adriatik Lapajt, aktivistit dhe politikanit të njohur. U dyshua se makinës i ishte vënë zjarrvënie e qëllimshme por ai reagoi në rrjetin e tij social facebook, ku hodhi një foto me miqtë e tij dhe tha se ishte mirë dhe se incidenti ska lidhje me aktivitetin e tij politik. “Jam top!Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt.Ju dua!”- ka shkruar ai.

