Author: Kolibri 4

Prrenjas/Informacion paraprak Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit. Si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore. Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A.…

Read More

Një autobuz përplaset me një mjet të vogël në Qafë Thanë. Si pasojë e aksidentit, ka shpërthyer mjeti i vogël A-class, ndërsa raportohet për disa të plagosur. Ambulanca e spitalit të Prrenjasit ka marrë disa persona të plagosur rëndë, ndërsa është nisur edhe ambulanca e Librazhdit drejt vendngjarjes. Nga aksidenti është krijuar rradhë e gjatë mjetesh në këtë aks rrugor.

Read More

Në Korçë kanë nisur përgatitjet për festën simbol te qytetit ,karnavalet…te cilat çelin sezonin turistik veror. Rikthimi i kësaj feste popullore mirëpritet nga banorët e qytetit dhe tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Ku spikatin maskat e kostumet e larmishme dhe plot ngjyra… Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme.Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike. Festimi i Karnavaleve u ndërpre…

Read More

I ftuar special Redon Makashi Këtë të shtunë është mbajtur koncerti muzikal i kantautorit të njohur Mihallaq Andrea (Mjeshtër i madh). Të shumtë ishin në sallën e teatrit të Korçës dashamirësit e artistit, të cilët ndoqën koncertin për rreth një orë e gjysmë, ku herë pas herë së bashku me të kënduan serenatat Korçare që ka kompozituar vetë kantautori. Gjithashtu prezenca e veçantë e këngëtarit Redon Makashi dhe gazetares Kozeta Kurti, elektrizuan skenën. Mihallaq Andrea rezervoi dy këngë të reja të kënduara për herë të parë në skenë, shoqëruar nga orkestra dhe vokalet. Një risi e këtij koncerti ishte riorkestrimi…

Read More

Arjan Cara drejtues i shoqatës “Nënë Tereza”, tha për Euronews Albania se zgjedhjet që po zhvillohen këtë të diel në Greqi janë shumë të rëndësishme edhe për komunitetin shqiptar atje, pasi është hera e parë që 7 shqiptarë janë kandiatë për deputet. Ai tha se në rast se të gjithë do arrinin të fitonin, do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm që do e bënte zërin e komunitetit shqiptar të dëgjohej më shumë në parlamentin grek. “Janë shumë të rëndësishme pasi është hera e parë në parlamentin grek që kanë 7 kandidatura nga brezi i dytë i emigrantëve shqiptarë të…

Read More

Dashi Ngjarjet sociale do të jenë mundësia e përsosur për të përmirësuar raportin tuaj me njerëz me ndikim dhe të rëndësishëm. Sot shoqëria do t’ju bëjë të dukeni veçanërisht tërheqës. Vendosni përpjekjet tuaja në drejtimin e duhur dhe do të shpërbleheni me përfitime mjaft të mira. Demi Do të mbeteni disi të befasuar nga sjellja egoiste e një të njohuri. Udhëtimi mund të jetë stresues për disa, por financiarisht shpërblyes. Një letër me postë do të sjellë një lajm mjaft të mirë për ju. Binjakët Sot, kërkoni bekimet e të moshuarve përpara se të dilni nga shtëpia. Ndjenjat romantike do…

Read More

Noizy dhe Stresi kanë publikuar projektin e shumëpritur. Ditët e fundit ata po përfliteshin për një zënkë pasi hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami, por e gjitha mesa duket ka qenë lojë pasi mbrëmë reperët kanë publikuar duetin. Kënga mban titullin “Medalioni” dhe brenda 12 orësh ka kaluar mbi 500 mijë shikime në Youtube teksa tanimë po i afrohet 1 milionshit. Në klip Noizy dhe Stresi shfaqen më të afërt se kurrë duke treguar se miqësia e tyre vazhdon.

Read More

Një ndër kulturat e mbjella në fushën e Maliqit është misri. Në këtë periudhë të vitit, pasi është tharë, nis shitja e tij. Por fermerët e kësaj zone nuk kanë treg për ta shitur, pasi importi nga vendet e tjera ka penalizuar shitjen e prodhimit të tyre. Ata tregojnë se çmimi është shumë i ulët dhe nuk justifikon as mundin dhe as paratë e shpenzuara. “Rreth 170-200 kuintal kam misër. Nuk ka çmim e nuk vjen njeri të interesohet. Për momentin thonë me 350, por nuk e dimë. Nuk ja vlen, ka shumë shpenzime dhe s’ia del. Po ngeli kështu…

Read More

Kanë kaluar 4 vite nga data 20 maj e vitit 2019, kur u inaguarua kopshti i parë japonez në qytetin e Korçës. Ishte Ambasadori Ito, i cili i dorëzoi dhe certifikatën e mirënjohjes për kontributin në forcimin e dy vendeve. Sot, kopshtet komunitare janë jo vetëm një atraksion i shtuar në Korçë por edhe një model i suksesit në punë dhe kontributit në komunitet. Familjet e angazhuara vullnetarisht punojnë me një përkushtim të madh dhe kujdesen për prodhimin e produkteve të shëndetshme, të cilat shkojnë në mbështetje të familjeve në nevojë të bashkisë Korçë dhe qendra e institucione të kujdesit…

Read More

Shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në Greqi, janë pjesë e garës së zgjedhjeve parlamentare të 21 majit në vendin fqinj. Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre kantidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurrojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia.Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”. Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve…

Read More