Author: Kolibri 4
Devoll Qarkullonte me armë të ftohtë (thikë) dhe disa dokumente të huaja të dyshuara të falsifikuara, vihet në pranga 19-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin Th. Th., 19 vjeç, banues në Bilisht, Devoll. Shërbimet e Policisë, në qytetin e Bilishtit, i kanë bërë me shenjë për të ndaluar një automjeti, me të cilin 19-vjeçari, po lëvizte si pasagjer. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Th. Th., iu gjet një armë e ftohtë (thikë) dhe disa dokumente të huaja të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.…
Një aksident është shënuar këtë mesditë në Maliq. Policia informon paraprakisht se mjeti ka përplasur një 70 vjeçar që udhëtonte me biçikletë. Maliq/Informacion paraprak Më datë 20.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor dytësor “Plasë-Pojan”, shtetasi I. Q., banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka aksidentuar biçiklistin A. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, Maliq, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Dashi Të lindurit e kësaj shenje do të jenë mjaft rezultativ në punë këtë të premte. Ata që janë në kërkim të një pune të re duhet të konsultohen me një anëtar të familjes ose me një mik. Sa i përket jetës personale përpiquni të zgjidhni konfliktet me miqtë sa më shpejt të mundeni. Demi Keni shumë shanse për t’u promovuar gjatë ditës së nesërme. Rekomandohet t’i kushtoni më shumë vëmendje vetes dhe veçanërisht shëndetit tuaj. Përpiquni të ecni sa më shumë në këmbë dhe bëniushtrime në ajër të pastër. Binjakët Duket sikur shefi në punën tuaj nuk i kupton…
Kujtojmë sot 85 vjetorin e lindjes së aktorit të madh të humorit Aleko Prodani. Nderim dhe respekt për figurën e tij!Aleko Prodani (1938-2006). Lindi në Korçë, më 19 maj. Kreu shkollën e mesme pedagogjike në vitin 1956. Punoi mësues në fshatin Moglicë. Nisi të aktivizohet qysh në vitin 1956, kryesisht në qytetin e Maliqit me grupin amator të teatrit dhe të estradës.Ishte ndër aktoret themelues të Estradës Profesioniste të Korçës. Më vonë punoi për pak kohë në Estradën e Ushtarit, pastaj rishtazi u kthye në trupën e Estradës së Korçës dhe aty u afirmua si aktori më i shquar i…
Bordi i Transparencës ka marrë vendime të reja lidhur me shitjen e hidrokarbureve, ku nafta dhe benzina kanë pësuar rritje. Me vendimin e datës 18 maj, nafta do të shitet 179 lekë për litrër, pra 6 lekë më shumë. Benzina 178 lekë për litrër, krahasuar me çmimin e mëparshëm është 5 lekë më shtrenjtë. Sipas vendimit gazi do të shitet 63 lekë për litër me pakicë, ndërsa shumica 51 lekë për litër për automjetet. Njoftimi i plotë: Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 18 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.Referuar të…
Njësia Administrative Pirg është bërë pjesë e kantiereve të punimeve. Me mbarimin e qendrës shëndetësore të fshatit Leminot, i erdhi radha rrugës së Kakaçit. Projektit “Asfaltim-sistemin i rrugës Vërçun-Kakaç-Shqitas” është një investim nga Këshilli i Qarkut Korçë. Duket se kryebashkiaku Gëzim Topçiu është njeri i punës dhe e mban fjalën e dhënë te banorët. Sot ka filluar zbatimi i projektit në fshatin Kakaç, i cili do të shtrihet dhe në fshatrat e tjerë.
Faktet e dështimit elektronik, prej korrupsionit dhe mos veprimet e qëllimshme, që bëjnë përgjegjës penal vetëm kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi dhe ata që ai u dha miliardat pa tenderMë 14 maj, Ilirjan Celibashi dështoi për shkak të paaftësisë organizuese, të pazareve me partinë në pushtet, korrupsionit me fondet e zgjedhjeve e shkeljes së hapur të ligjit, duke krijuar kaos, pasaktësi, vonesa e terren të plotë për abuzime me votat. Vetë kryeministri Edi Rama, fituesi i zgjedhjeve lokale në masën 90%, gjatë procesit të votimit e cilësoi “dështak ekzemplar” Ilirjan Celibashin, ndërsa në fund të votimeve, deklaroi se PS dhe…
Komisioni i Ligjeve i ka hapur rrugën për në Kuvend dy projektligjeve të hartuara nga qeveria, të cilat synojnë rritjen e pagave për administratën dhe institucionet e tjera kushtetuese dhe të pavarura. Paketa ligjore e cila u diskutua ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, nuk parashikon rritje të pagës për deputetët dhe ministrat. Gjatë fjalës së saj në komision, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se nga projektligji për rritjen e pagave do të përfitojnë 130 331 punonjës të administratës.Ibrahimaj tha se nga rritja e pagave do të preken 250 funksionarë politikë që e kanë pagën të…
Korçë Vodhi në mënyrë të përsëritur korniza bronzi të varrezave të qytetit të Korçës, me qëllim shitjen e tyre, vihet në pranga 26-vjeçari. Sekuestrohen kornizat e vjedhura.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të disa kornizave prej bronzi, të ndodhura dy ditët e fundit, në lagjen nr. 14, në varrezat e qytetit të Korçës, organizuan punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 26 vjeç, banues në Korçë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka…
DVP Shkodër Përndoqi 4 shtetase të mitura (nxënëse të një shkolle 9-vjeçare), për një periudhë tremujore, vihet në pranga 35-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të marra nga disa nxënëse të një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Shkodrës, se një shtetas i përndiqte prej disa muajsh, dhe iu dërgonte përmes rrjeteve sociale, materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme, ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Shkodër. Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim verifikimin e plotë të këtyre…

