Author: Kolibri 4
Luizi pavarësisht përplasjes me Kejvinën, mbante ende veshur bluzën e saj deri në momentin që Kiara i kërkoi ta hiqte. Sot Kejvina ia ka rikujtuar në postimin e fundit të Luizit, ku i ka kërkuar bluzën publikisht, mirëpo duket se kjo ka sjellë një ‘luftë’ me Ronaldo Sharkën. Ata të dy kanë nisur përplasjet, deri në ofendime. Kejvina: Këtë bluzen dua Luiz. Ma nis me postë. O Luiz o yll, aman një foto bashkë! Ronaldo: Shko mi lëpirëse, le nam duke u lëpirë për pak follow. Kejvina: Ik o lëpirës i keq Ronaldo: Ik andej nga ke ardhur, se s’të…
Klea dhe Elgiti kanë vendosur të martohen në muajin Qershor në një nga vendet e Jugut të Shqipërisë dhe përgatitjet kanë nisur. Meraku që ka Klea, me siguri do të gjejnë veten shumë vajza dhe bëhet fjalë për kërcimet në çift. Klea ka ndarë një video në “instastory” ku tregohen disa incidente që kanë ndodhur mes çifteve duke kërcyer në dasmat e tyre. Duke zgjedhur kështu që këtë merak të saj, ta kthejë në “meme”. “Ne në dasmën tonë”- shkruan Klea teksa i bën tag edhe Elgitit.
Në një postim në “Instagram”, Luizi ka “zbuluar”se tashmë është rezident në një nga lagjet më me zë të Tiranës, pikërisht te “Kodra e Diellit”. Si duket, banesa për të cilën më herët këngëtari tha se kishte blerë, ndodhet pikërisht në këtë lagje. “Unë do jem edhe rezident në këtë lagje, pra te “Kodra e Diellit”-dëgjohet të thotë ndër të tjera Luizi.
Për herë të parë në rajon është mbajtur një ekspozitë imersive në rajon dhe këtë e ka mirëpritur qyteti i Korçës. Në sallën multimediale janë shfaqur pikturat e piktoreve të para në Shqipëri, të motrave Zengo. Pjesmarrës në këtë aktivitet ka qenë dhe kryetari i bashkisë Korçë por gjithashtu edhe zëvendësambasadori i Europës, të cilët janë shprehur se investimi për kulturën dhe artin në Korçë do të vijojë akoma dhe më tej. Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë muajit
Ndryshe nga vendimi i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ai i Ekonomisë vendosi që të rrisë pagat për ministrat dhe deputetët së bashku me 130 mijë punonjësit e administratës shtetërore dhe 250 funksionarët e lartë. Me ndryshimet e miratuara, paga e Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit shkon në rreth 393 mijë Lekë, e ministrit në 318 mijë Lekë, ndërsa e deputetit në 310 mijë Lekë. Në Komisionin Parlamentar nuk munguan as debatet se përse ata nuk ishin përfshirë nga qeveria në reformën e tanishme të pagave. Edmond Spaho: Ka që në 2005-ën që paga e deputetit nuk indeksohet. Unë me këtë…
Kryeministri Edi Rama edhe një herë ka publikuar një shkrim nga mediat e huaja, të cilat lëvdrojnë bregdetin shqiptar. Këtë herë kryeministri ka publikuar një shkrim të botuar nga “The Sun” ku e krahason bregdetin e Ksamilit me Maldivet. Shkrimi flet për një blogere që ka pushuar në Ksamil dhe tregon eksperiencën e saj. “Një tjetër yll i shtohet Shqipërisë nga mediat ndërkombëtare që e quajnë “Maldivet e Europës” – dhe është i mirënjohuri “The Sun” i cili përshkruan ujërat e bruzta dhe tonet e portokallta të perëndimit në Ksamil, por edhe komoditetin e standardet e larta të shërbimeve që…
Skënderbeu u ngjit në Kategorinë Superiore si kampion i Kategorisë së Parë, duke zhvilluar një sezon mjaft të mirë dhe duke u rikthyer menjëherë në elitën e futbollit shqiptar. Kjo ishte kupa e katërt e Kategorisë së Parë për ekipin korçar, teksa ata rikthehen në Superiore, pas vetëm një viti në të Parën. Tani kampionati ka mbaruar dhe futbollistët po shijojnë ditët e pushimit, pasi shumë shpejt do nisë puna për projektimin dhe ndërtimin e ekipit që do garojë në Superiore. Çështja e parë që duhet të marrë një zgjidhje është rinovimi me trajnerin Ivan Gvozdenovic. Palët kanë një akord…
Korçë Oficerët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasin S. N., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka xhiruar gomat dhe ka kryer manovra të tjera, në rrugë, në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, Korçë, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Liqenorët e Pogradeci i drejtohen të premten stadiumit të Rrogozhinës “Arena Egnatia” për ndeshjen finale playoff përballë Burrelit si mundësia e fundit për të kaluar në kategorinë e parë. Pogradecarët janë në formën më të mirë të mundshme thotë trajneri i ekipit Samuel Nikaj i cili shkon drejt Rrogozhinës me besimin e plotë se ekipi do bëjë lojën më të mirë të këtij sezoni të gjatë e të vështirë për tu ringjitur në kategorinë e parë. Më herët Pogradeci ka fituar përballë Devollit dhe Labërisë dhe tashmë pengesa e fundit për të kurorëzuar këtë sezon është përballë Burrelit. Paralelisht lëshohet…
Në komisionin e Ekonomisë ka pasur debate pasi pritet që të miratohet projektligji për pagat, i cili nuk përfshin një rritje për kabinetin qeveritar dhe deputetët. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, është ankuar në Komision duke thënë se qindra funksionarë do të marrin pagë më të lartë se deputetët. Pjesë nga debati: Spaho: Deputetin e ka detyruar të blejë makinë me paratë e veta dhe të bëjë punën e qeverisë. Janë 3 ligje që janë pjesë e reformës që po flet ministrja. Janë 48 agjenci që konsiderohen agjenci të funksioneve të larta. Janë me qindra që do marrin pagë me…

