Sot, artisti i mirënjohur korçar, Piro Kita, feston 72-vjetorin e lindjes, duke kurorëzuar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në skenën artistike shqiptare.
Me dekada të tëra në shërbim të teatrit, filmit dhe artit skenik, Piro Kita mbetet një nga figurat më të dashura dhe më të respektuara në botën e kulturës sonë, duke dalluar më së shumti me rolin e Bujarit te filmi “Zonja nga qyteti” dhe “Shoqja nga fshati”.
Gjatë karrierës së tij, ai është dalluar gjithashtu për interpretimet e fuqishme, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj publikut shqiptar. Piro Kita ka lënë gjurmë të pashlyeshme në teatrot kryesore të vendit, duke dhënë jetë personazheve të paharrueshëm që kanë prekur zemrat e brezave të tërë.


