Agim Shkullaku, 83 vjeçar plagosi të birin mbasditen e sotme në Stropckë të Pogradecit.
Fqinjët jashtë kamerave tregojnë se menjëherë pasi kishte qëlluar dy herë mbi trupin e të birit, ende pa mbërritur ambulanca dhe policia, I moshuari ka shkuar në dyqanin e lagjes për të marrë biskota duke u thënë fqinjëve fjalinë; “Do më duhen sot për në komisariat”
Ky veprim ka çuditur fqinjët, të cilët pavarësisht ngjarjes, kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka bërë të mundur arrestimin e tij të menjëhershëm