Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Sali Berisha dhe sfidat e të majtës radikale në Shqipëri

    August 18, 2026

    Debati mbi fraksionet radikale në protestën e Tiranës

    August 18, 2026

    Sanksionet ndaj Iranit: SHBA paralajmëron masa të papara

    August 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Berti Kotmilo/Ish-kryebashkiaku “nikoqir” i Korçës

    Korçë September 13, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Berti Kotmilo është prej atyre njerzve apo drejtuesëve që rrallë i vijnë një komuniteti. Korça dhe korçarët kanë pasur fatin të qeverisen lokalisht nga një njeri i tillë, i cili, nëse do pyesësh në rrugët e Korçës ka qenë nga drejtuesit më të ndershëm të bashkisë.

    Ka prej atyre që të thonë edhe me nënqeshje që është ish kryetari më i varfër pasi nuk e mendoi asnjë herë që të prekte fondet apo taksat e qytetarëve të tij. Ka prej atyre që thonë edhe se Berti ishte aq i ndershëm saqë edhe bukën e merrte me vete kur shkonte në zyrë, shumë punonjës e shihnin dhe çuditeshin me këtë gjë. “

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Fundja ai brez ishim me atë frymë ishim rritur” mësohet të thotë Berti për këtë gjë.

    Fakti që Berti ka qenë i ndershëm e tregon edhe situata e tij sot, jeton me një pension të thjeshtë, në një shtëpi të thjeshtë dhe jo vilë të shtrenjtë dhe lëviz çdo ditë në këmbë, pasi nëse do ishte nga ata që prekin paranë publike e sigurtë që do jetonte në ndonjë vilë private 3-4 kate me oborr dhe gjithçka brenda saj, bashkë edhe me ndonjë makinë të shtrenjtë. Por jo, Berti është po i njëjti si pa u bërë kryetar, si kur ishte kryetar ashtu edhe sot si ish kryetar.

    Po sjellim në vëmendje dy raste që tregojnë edhe ndershmërinë e Bertit.


    Dy detaje që flasin me shumë se një libër.
    (Nga punonjës dëshmitarë okular).
    Në kohën që Berti Kotmilo ishte kryebashkiak, në vitet 1996 e këtej, i vjen në zyrë nëna e tij plakë. Pasi folën pak, e ëma do të shkonte në varreza. Berti ia kthen “Ja të thërresim një taksi”.

    Nënpunësi që ndodhej në zyrë ia kthen : “Poshtë është shoferi yt Kryetar, Nuk ka pune”.

    ” Është shofer institucioni, jo shofer familje, ia kthen Berti”

    Dhe shembulli i dytë: Kur niseshin për shërbim në Tiranë, në atë kohë rrugët ishin të këqija dhe duhej 4 orë të shkoje dhe po kaq të ktheheshe, udhëtimin e benin vajtje – ardhje. Me një natë qëndrimi, dieta ishte 6 mijë lek. Meqë nuk qëndronin, Berti u jepte gjysmen e dietës. Njëri nga nënpunësit i thotë:
    “Po na e shto pak dietën o Kryetar. Mirë që nuk flemë, por të hame si njerëz”.

    “Me lekët e tua, mund të hash si të duash dhe çfarë të duash, por jo me lekët e qytetarëve” ja kthen Berti.

    Këto dëshmi por edhe shumë të tjera që qarkullojnë në Korçë tregojnë se sa i ndershëm dhe sa i ndjeshëm ka qenë Berti, i cili donte vetëm zhvillimin e Korçës pa menduar aspak për të mirat materiale të familjes apo nënpunësve të tij.

    Kolibri.al i uron Berti Kotmilos jetë të gjatë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Policia Kufitare shpëton dy persona në liqenin e Pogradecit

    August 17, 2026

    Jani Kaçi feston ditëlindjen, Korça nderon ikonën e sportit

    August 17, 2026

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Sali Berisha dhe sfidat e të majtës radikale në Shqipëri

    August 18, 2026

    Debati mbi fraksionet radikale në protestën e Tiranës

    August 18, 2026

    Sanksionet ndaj Iranit: SHBA paralajmëron masa të papara

    August 18, 2026

    Aksident fatal në Durrës, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

    August 18, 2026

    Goditet nga rrufeja në Etna, humb jetën turisti 30-vjeçar

    August 18, 2026

    Rritja e turizmit në Shqipëri me mbi 7% në korrik 2026

    August 18, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Policia Kufitare shpëton dy persona në liqenin e Pogradecit

    August 17, 2026

    Jani Kaçi feston ditëlindjen, Korça nderon ikonën e sportit

    August 17, 2026

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Braktisja e Drenovës: Fshati turistik në Korçë po mbetet pa banorë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.