Informimi, sensibilizimi e ndërgjegjësimi i shoqërisë mbi shërbimet e munguara për të rinjtë dhe të rriturit e prekur nga çrregullimet e spektrit të autizmit, ka qenë arsyeja e organizimit të një dëgjese në qytetin e Korçës.
Për fëmijët me autizëm ka qendra e terapi, por kur ata arrijnë moshën e adoleshencës e më pas, trajtimi mungon.
Nisma “Lumturo dhimbjen” mblodhi në këtë tryezë përfaqësues nga shumë treva shqiptare të cilët punojnë me personat me autizëm, por edhe shumë prindër që sollën edhe përvojat e tyre.
Përfshirja e të gjitha institucioneve dhe gjithë shoqërisë do të ndihmonte mjaft që edhe të rinjtë dhe të rriturit me autizëm të integrohen dhe të marrin shërbimet e duhura.