Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Dejvid Janaqi: Transfertë e vështirë me Teutën, por Skënderbeu i kalon problemet dhe tregon vlerat

    Sport November 9, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu vijon nga Durrësi përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Teutës në transfertë. Pas dy humbjesh në dy javët e fundit korçarët kërkojnë rikthimin te rezultatet pozitive dhe sigurisht që një gjë të tillë e synojnë përmes një loje të mirë dhe besimin te cilësitë e grupit.

    I tillë është mendimi i mesfushorit bardhekuq Dejvid Janaqi i cili karikon grupin para një ndeshjeje të vështirë siç është ajo ndaj Teutës. Për Janaqin, Skënderbeu duhet të rikthehet te rezultatet pozitive për të lënë pas këtë moment jo fort të mirë dhe mbi të gjitha pozicionin në të cilin ndodhet në renditje.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Janë dy ndeshje që nuk kemi mundur të marrim pikë dhe ndaj na duhet një reagim në ndeshjen e radhës. Vijmë nga dy humbje dhe kjo nuk është diçka e mirë për objektivat që kemi si klub. Por, kemi lënë pas gjithçka dhe po mundohemi të përgatisim më së miri ndeshjen e radhës. Do të jetë një sprovë e rëndësishme për ne ndaj duam që të tregojmë vlerat tona për të lënë pas këtë moment jo pozitiv.

    Këto dy takime kanë pasur specifikat dhe problematikat e tyre ndaj nuk dua të ndalem gjatë pasi tashmë është koha që të mendojmë për ndeshjen e radhës që do të jetë një takim i rëndësishëm dhe i vështirë pasi ky sezon është tejet i luftuar me të gjitha ekipet që do të luajmë”, theksoi fillimisht Dejvit Janaqi.

    TEUTA– I ndalur më pas te ndeshja e radhës me Teutën, korçarët duhet që të kalojnë këtë moment negativ dhe të përqendrohen sepse duhet me çdo kusht reagimi.

    “Luajmë një transfertë të vështirë me Teutën që është një ekip me cilësi dhe na ka krijuar probleme në sezonet e fundit. Nuk do të jetë e lehtë pasi në këtë sezon nuk ka ndeshje të lehta ndaj duhet të bëjmë maksimumin tonë me qëllim që të marrim atë që ne kërkojmë. Po përgatisim ndeshjen mirë dhe duam të tregojmë maksimumin e vlerave tona.

    Mendoj se kemi potencialin e duhur për të lënë pas këtë moment të vështirë dhe për të marrë një rezultat pozitiv në Durrës. Kampionati është i gjithi i luftuar dhe duhet që në çdo ndeshje të japim më të mirën tonë. Nuk ka ndeshje të lehta dhe ky është një fakt”, theksoi mesfushori i Skënderbeut.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    “Poli i Dijes” në Korçë drejt përfundimit, një hapësirë moderne për studentët

    March 4, 2025

    Fatos Olldashi/ Mjeku pogradecar që shëron Hernien Diskale  

    January 1, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.