Një 24 vjeçar ka punuar në tokën e tij, duke dëmtuar kulturën e mbjellë të kufitarit të tij. Për 24 vjeçarin ka nisur procedimi penal
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të dëmtimit të pronës private
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi në fshatin Dobranj, Devoll, gjatë punimit të tokës me mjet bujqësor, dyshohet se i ka dëmtuar një sipërfaqë toke të mbjellë me bimë medicinale, një shtetasi tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.